11.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Shtatorja e Kadaresë do të vendoset në Gjirokastër… Ismail Kadare (28 janar 1936 – 28 janar 2016)

on

|

views

and

comments

Shkrimtari Ismail Kadare 1936
Shkrimtari Ismail Kadare 1936

Shtatorja e Kadaresë do të vendoset në Gjirokastër…

Ismail Kadare 28 janar 1936 – 28 janar 2016

80-vjetori i Lindjes së shkrimtarit

Bashkia e Gjirokastrës e ka shpallur vitin 2016:
“Viti kulturor i Ismail Kadaresë”.
Kjo nismë është marrë në kuadrin e 80-vjetorit
të lindjes së shkrimtarit të shquar shqiptar.

Ismail Kadare 2009 - çmimin Prince of Asturias
Ismail Kadare 2009 – çmimin Prince of Asturias

“Në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh, gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në 28 janar të vitit 1936, Bashkia Gjirokastër e shpall vitin 2016: “Viti Kulturor Ismail Kadare”, ka deklaruar kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami. Kryetarja Rami ka theksuar se përgjatë gjithë vitit 2016 do të zhvillohen aktivitete të shumta në qytetin e lindjes së shkrimtarit.
“Në vitin 2016 do të hapet shtëpia Muze “Ismail Kadare”, e cila u restaurua së fundi. Shtëpia e lindjes së shkrimtarit pritet të kthehet në një itinerar për mijëra vizitorë vendas dhe të huaj”, ka deklaruar Rami, e cila ka theksuar në kalendarin e aktiviteteve edhe një surprizë që do t’i bëhet shkrimtarit të njohur, për të cilin do të ngrihet një shtatore. “Bashkia pritet të propozojë edhe ngritjen e një shtatoreje të shkrimtarit në një nga sheshet qendrore të qytetit”, është shprehur kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës.
Duke argumentuar më tej se “Gjirokastra, vendlindja e shkrimtarit të jashtëzakonshëm, ka privilegjin dhe nderin e madh të çelë e para Festën e Nderimit, të promovojë e organizojë eventet e duhura për t’i dhënë të gjithë vëmendjen, dashurinë e mirënjohjen e merituar këtij kolosi të letërsisë shqiptare e botërore”, kryetarja e Bashkisë Zamira Rami ka kujtuar ndërkohë bisedat e fundit të Ismail Kadaresë në vendlindjen e tij, duke cituar këto fjalë: “Ky nderim që vjen nga Gjirokastra ka një peshë e vlerë të veçantë e me këtë rast, më lejoni të citoj intervistën e dhënë nga vetë shkrimtari me rastin e dhënies së titullit “Nderi i Gjirokastrës”: “Ndjehem i prekur dhe shumë i nderuar. Kjo vjen, sepse të gjitha nderimet që mund të ketë një shkrimtar, nderime në vendin e vet, ose në vende të tjera, kanë diçka të mangët, në qoftë se mungon ai, nderimi fillestar, mungon vlerësimi i qytetit të lindjes, i vendit ku ai ka parë për herë të parë botën me sy…”.

Gjirokastra viti 1943
Gjirokastra viti 1943

Sipas kryetares së bashkisë i gjithë viti 2016, i shpallur “Viti Kulturor Ismail Kadare” do të ketë në fokus ngjarje, aktivitete, festivale, ekspozita, premiera teatri me krijimtarinë e shkrimtarit dhe të Gjirokastrës. Rami ka theksuar se “Bashkia Gjirokastër dhe Ministria e Kulturës janë duke punuar bashkërisht, jo vetëm për ngritjen e muzeut të jetës dhe veprës së shkrimtarit Ismail Kadare në banesën e tij të lindjes, por edhe për hartimin e një kalendari të plotë aktivitetesh”.

Disa nga aktivitetet kryesore që përmendi kryetarja e bashkisë Rami do të vijojnë sipas këtij kalendari:
a)Muaji Janar 2016 do të jetë muaji ku çdo ditë e tij do të ketë një event nga krijimtaria e shkrimtarit;
b)Trupa e teatrit profesionist do ngjisë në skenë veprën “Darka e gabuar”;
c)Ekspozitë e piktorit Bashkim Ahmeti “Kadare dhe Gjirokastra”;
d)Festivali poetik “Ca pika shiu ranë mbi qelq”;
e)Çmimi letrar “Kadare” në Gjirokastër, etj.

Gjithashtu Rami theksoi se Bashkia do t’i propozojë Këshillit Bashkiak miratimin e nismës për ngritjen e shtatores së shkrimtarit të shquar në një nga sheshet kryesore të qytetit Gjirokastër, duke shtuar se pas këtij vendimi Ismail Kadare do të kujtohet gjithë vitin në vendlindjen e tij. “Në panairin mbarëkombëtar të artizanatit do të ketë suvenire me emrin, firmën dhe portretin e shkrimtarit Kadare”, tha kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami.
Aktiviteve për vitin e Kadaresë do t’ju bashkohen edhe studentët e pedagogët e universitetit “Eqrem Çabej”, ku do të mbahen një sërë kumtesash kulturologjike si shprehje e nderimit e mirënjohjes për veprën e shkrimtarit Ismail Kadare.

Ismail dhe Helena Kadare
Ismail dhe Helena Kadare

Ismail Kadare, një emër i vlerësuar edhe në botë

Ismail Kadare lindi më 28 janar të vitit 1936, në Gjirokastër dhe është shkrimtari më i njohur shqiptar. Ai është përkthyer sot në botë në rreth 50 gjuhë dhe është nominuar disa herë për çmimin Nobel të Letërsisë. Gjithashtu Ismail Kadare tre ditë më parë është vlerësuar me dekoratën më të lartë në Francë, “Komandant i Legjionit të Nderit”.
Ndërsa që nga viti 1996, Ismail Kadare është zgjedhur anëtar i përhershëm i Akademisë Franceze të Shkencave Politike dhe Morale. 80-vjetori i lindjes së shkrimtarit shqiptar kurorëzohet me disa nga çmimet më të mëdha të letërsisë në rang ndërkombëtar. Në vitin 1992, u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man Booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Ndërsa një vit më parë në shkurt të 2015-s, Ismail Kadare fitoi një tjetër çmim të rëndësishëm, siç është çmimi i letërsisë në Jeruzalem International Book Fair.

Kadare - Kush e solli Doruntinen
Kadare – Kush e solli Doruntinen

2016-Viti i Kadaresë

-Muaji Janar 2016 do të jetë muaji ku çdo ditë e tij do të ketë një event nga krijimtaria e shkrimtarit.
-Trupa e teatrit profesionist do ngjisë në skenë veprën “Darka e gabuar”
-Ekspozitë e piktorit Bashkim Ahmeti “Kadare dhe Gjirokastra”
-Festivali poetik “Ca pika shiu ranë mbi qelq”…
-Çmimi letrar “Kadare” në Gjirokastër.
-Çelja e shtëpisë Muze “Ismail Kadare”
-Miratimi nga Këshilli Bashkiak për ngritjen e shtatores së shkrimtarit në një nga sheshet kryesore të qytetit.
-Panair artizanati me suvenire me portretin dhe firmën e Ismail Kadaresë.
Marrë http://shqiptarja.com/kulture

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.