back to top
35.5 C
Tirana
E martë, 23 Korrik, 2024

Shqipëria e Vogël dhe Amerika e Madhe në Epoken Globale… nga Ailda Mëngjesi

Gazeta

Alida Mengjesi
Alida Mengjesi

Shqipëria e Vogël dhe Amerika e Madhe në Epoken Globale…

nga Ailda Mëngjesi

Sigurisht që as Dr. Berisha dhe as President Trump nuk posedojnë artin elitar të komunikimit. Sigurisht që mënyra e tyre e të shprehurit le për të dëshiruar. 
Kjo krahasuar me gjuhën e mësuar në ëorkshope dhe kuruar në detaje për të shprehur me sqimë në thelb një asgjë të ëmbël e të bukur, e cila u drejtohet më së shumti atyre që s’dinë e s’kanë të bëjnë aspak me politikën. 
Mirëpo në vitin e mbrapshtë 2020 e këtej është bërë e pamundur mospërfshirja, kështuqë edhe të mos krijuarit e një instikt gati padashje për të parë, përtej fasadës së fjalës.
Personalisht kam kaluar nëpër disa faza të kuptuari dhe përjetimi. Po e filloj me antipatinë deri në pështjellosje ndaj Dr. Berishës që kulmoi me spektaklin famëkeq të 97-ës, detaje të cilat kujtesa ime selektive përpiqet të mos i risjellë në sipërfaqe për të kursyer të njejtën ndjesi aspak të këndshme. 
Kjo pasuar nga një lloj adhurimi naiv për aristin idealist, Rama, ndjekur më tej nga një periudhe e gjatë apatie politike, deri në rilindjen e po të njëjtës neverie, shumfish më revoltuese
kur shihje degradimin e shoqërisë Shqiptare të viteve të fundit, migrimin masiv, pesimizmin absolut dhe shfytyrimin e një vendi që sikurse “elitat” e tij zhytur në një lloj vaniteti vjellës, nën fasadën shumëngjyrëshe fsheh mjerimin dhe bjerrjen shpirtërore të pangjashme me asgjë.
Por vjen një moment që s’të çudit me asgjë pasi ke jetuar në Amerikën e 2020. 
Pasi ke parë dhe përjetuar, zhbërjen e cohës së një perandorie që për mbi 200 vjet mbajti ndezur zjarrin e ëndrrës për liri në pjesën tjetër të botës.
Pasi ke kuptuar çfarë është “drejtësia” dhe kush e bën, çfarë është “media” dhe kush e financon, çfarë është Hollyëood dhe kush e promovon këtë zhbjerrje totale të vlerave themeltare të cilat kanë mbajtur gjallë civilizimin 2000 vjeçar perëndimor. Qytetërim i cili në trullosjen marramendëse të iluzionit të lirisë, vazhdon të ecë me një vendosmëri martirizuese drejt “vetëvrasjes”.
A është Berisha një Trump? – Jo. A është Trump një mishërim i “Princit të Kaltër” të ëndrrës së vrarë për rikthimin e shpresës? – kam frikë që jo.
Një lloj antipatie më të lehtë kisha provuar dhe ndaj tij, në mënyrë fare pasive duke bërë bashkë mënyrën dise vulgare të komunikimit me atë që servirnin masivisht dhe bujarisht mediat deri ne efektin e kundërt. Pasi kuptova që Trump, duke i dalë përballë klasës së korruptuar të të dyja kampeve në DC, i bëri një shërbim marramendës jo vetëm Amerikës, por botës mbarë, duke e zgjuar atë nga gjumi. Iluzioni se Trump mund të fitonte i vetëm përkarshi makinerisë Euro-Atlantike dhe falangave të saj OBSH, UN, etc etc ishte po aq naiv sa është naiv që Dr. Berisha (i sotëm) mund të fitojë i vetëm, karshi klasës së korruptar deri në grykë politike të të dy palëve e të kthejë Tiranën në vijë të drejtë.
Por njeriu është një nga qeniet më instiktive dhe për pasojë, ajo shqisa e gjashtë e cila përpunon realitetin në një mënyrë më të drejtpërdrejtë sesa 5 të tjerat, të bën të kuptosh se ndoshta dhe zgjimi vet është një lloj mrekullie.
Ndaj karshi së keqës së madhe që ka zënë botën perëndimore për gryke, ku ke frikë t’i thuash burrit burrë e gruas grua, ku fjala Krishtlindje njëlloj si fjala nënë e babë, është shënuar me kryq të kuq për t’u harruar, ku përkarshi prepotencës dhe arrogancës qeveritare, ti je një insekt që mund të shkelesh edhe me këmbë, që të drejtat e njeriut promovuar nëpër workshope financuar nga ata të cilët s’kanë asapk për qëllim bamirësinë, përkundrazi, janë në fakt çnjerëzore, ku kriminelit i ngrihet piedestal dhe patrioti anatemohet, njerëzit kuptojnëse përball kaosit Konservatorizmi është mënyra e vetme e të mbijetuarit, dhe mjaftohen me këdo që i zgjon nga gjumi…
Eshtë kohë zbaticash…

.

Marre nga Muri i FB i Ailda Mengjesit, 17 dhjetor 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.