back to top
12.5 C
Tirana
E martë, 14 Maj, 2024

Sërbia – tërheqja e parë – nga Leka Ndoja

Gazeta

Nikolla Lako - Harta etnografike e Shqipërisë 1920
Nikolla Lako – Harta etnografike e Shqipërisë 1920

Sërbia – tërheqja e parë

nga Leka Ndoja

Parlamenti i Sërbisë me miratimin e projektit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën javës që shkoi i hap dritën e gjelbër Presidentit Vuçiq të dominojë opozitën radikale serbe dhe të arrijë nji fitore diplomatike me themelimin e Asosacionit.
Më anë të lapsusit të Websitit të Kryeministrisë serbe, të nominimit “Republikë” të Kosovës tregon kahjen e tërheqjes së Serbisë nga kërkesat ultranacionaliste në nivelet ma të larta të qeverisjes.
Albin Kurti duke vrejtë këtë tërheqje – luen me bllofin, duke hedhë poshtë propozimet e Quintit, gjithsesi pa firmën e Kryeministrit Asosacioni nuk kalon.
I domosdoshëm kushti i përjashtimit të ekstraterritorialitetit të Asosacionit që pritet të konturohet mbas hartimit të Statutit pas 4 muajsh nga themelimi i tij.
Statokuoja sociale në veriun e Kosovës – ashtu si në Jeruzalemin lindor nuk do ta njësoje kurrë administrimin me pushtetin e shqiptarëve në Prishtinë.
Vetëm ndonji mrekulli e shpëton Kosovën nga ndarja e Mitrovicës së Veriut – ose përdorimi i forcës.
Hapja e temës së reciprocitetit të Mitrovicës së Veriut me nji kanton shqiptar të Preshevës e Bujanovcit – mund e nxjerrë nga situata qeverinë aktuale duke e shite si balancë ndonëse këtu hyn kriteri pasuror.
Mitrovica ka resurse që trandin gjeopolitikën lindje-perëndim dhe kjo asht çeshtja që do të zgjidhet me zhbalancimin e perandorisë ruso-sllave.
Deri atëherë Kurti duhet të luejë në mbrojtje dhe me atake intuitive surprizë.
Europianizimi i shoqërisë në Kosovë lufta e vërtetë për Prishtinën.

Nikolla Lako – Harta etnografike e Shqipërisë 1920

Marrë nga Muri i FB Leka Ndoja 6 shkurt 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.