back to top
22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

Sami Blloshmi, një jetë mes përndjekjes nga sigurimi i shtetit dhe burgosjes nga regjimi komunist – nga Bedri Blloshmi

Gazeta

Sami Blloshmi (1930-2023)
Sami Blloshmi (1930-2023)

Sami Blloshmi, një jetë mes përndjekjes nga sigurimi i shtetit

dhe burgosjes nga regjimi komunist

nga Bedri Blloshmi

Më 29 qershor 2023, u nda nga jeta babai jonë i dashur, Sami Blloshmi, në moshën 94 vjeç. Sami Blloshmi gjatë regjimit komunist ka kaluar një kalvar vuajtjesh. Ai punoi në bujqësi dhe në ndërmarjen e shfrytëzimit të pyjeve në Stravaj, ku gjatë gjithë kohës përndiqej dhe survejohej nga Sigurimi i Shtetit.
Në marsin e vitit 1963, ende pa u liruar vëllai i tij, Hasani, Samiu u arrestua dhe u dënua me 7 vjet heqje lirie nën akuzën “agjitacion dhe propagandë”. Në korrik të vitit 1977, familja e tij u internua për shkak të dënimit të djemve të tij, Vilsonit dhe Bedriut. Vilsoni u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 17 korrik 1977 bashkë me kushëririn e tij të idealeve, poetin Genc Leka, ndërsa Bedriu u dënua me 25 vjet heqje lirie.

Sami Selman Blloshmi lindi në vitin 1930, në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Ai është fëmija i dytë nga martesa e dytë e Selman Blloshmit me Xhere Lekën, motrën e Bardho Lekës. Bashkëshortja e Sami Blloshmit, Nadirja ishte nga fshati Debrovë i rrethit të Pogradecit. Ajo vinte nga një familje nacionaliste. Vëllai i saj, Halimi u pushkatua më 7 mars 1944, së bashku me Haki Blloshmin, në Dunicë.
Njëri nga vëllezërit e Nadires, Sabriu, u arratis jashtë Shqipërisë në vitin 1952, ndërsa vëllai tjetër, Rizai u internua për 5 vjet dhe më pas u arrestua nën akuzën “takim me diversantët” (me vëllanë e tij, Sabriun). Rizai u dënua me 25 vjet heqje lirie.

Te Varri i Sami Blloshmit
Te Varri i Sami Blloshmit

Sami Blloshmi nga martesa me Nadiren lindi 6 fëmijë, katër djem e dy vajza, Vilsonin, Bedriun, Selmanin, Nazmiun, Alidën dhe Lirien.
Sami Blloshmi punoi në bujqësi dhe në ndërmarjen e shfrytëzimit të pyjeve në Stravaj si druvar. Në marsin e vitit 1963, ende pa u liruar vëllai i tij, Hasani, Samiu u arrestua dhe u dënua me 7 vjet heqje lirie nën akuzën “agjitacion dhe propagandë”. Në korrik të vitit 1977 familja e tij u internua për shkak të dënimit të djemve të tij, Vilsonit dhe Bedriut. Vilsoni u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 17 korrik 1977, bashkë me kushëririn e tij të idealeve poetin Genc Leka, ndërsa Bedriu u dënua me 25 vjet heqje lirie.
Më 27 korrik 1977, e gjithë familja me 19 anëtarë u internua në Polis të Librazhdit. Në gushtin e vitit 1987, Samiu së bashku me familjen lihet i lirë nga internimi dhe kthehen në fshatin e tyre, Bërzeshtë. Në shtatorin e vitit 2003, Nadirja, bashkëshortja e Samiut ndërroi jetë.

Marrë nga Muri i FB Bedri Blloshmi, 24 korrik 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.