back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

Rreth letrës së ministrave gra – Mons. George Frendo, Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Gazeta

Papa Françesku dhe Imzot Frendo
Papa Françesku dhe Imzot Frendo

Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë – Durrës

Rreth letrës së ministrave gra

nga Mons. George Frendo, – Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit

Janë tetë ministre gra që u janë drejtuar deputetëve të Parlamentit Hollandez me një letër. Në këtë letër shkruajnë se janë “nëna dhe bija, gra që luftojnë për familjet tona dhe për kombin tonë”.
Më poshtë shkruajnë: “Ne në Shqipëri sinqerisht e çmojmë Hollandën”. E pse? Sepse “…ju ishit ndër të parët në botë që keni legalizuar abortin” dhe “keni qenë vendi i parë në botë që keni legalizuar martesën e së njëjtës gjini në 2001”.
 
Disa komente.
“Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Hollandën”. Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve? Janë “nëna”. Atëherë pritet se e vlerësojnë jetën njerëzore. Si pra guxojnë ta lavdërojnë Hollandën sepse kjo ka legalizuar vrasjen e jetës njerëzore të ngjizur në kraharorin e shumë nënave? Janë “bija”, dhe, supozojmë (pasi janë edhe nëna), të martuara. Sigurisht, kanë lindur fëmijë jo nga një grua tjetër, por nga një burrë. Dhe thanë se “luftojnë për familjet” – imagjinojmë se e përkufizojnë familjen si bashkësi që përfshin burrin dhe gruan bashkë me fëmijët e tyre. Këto fjalë janë krejt në kundërshtim me pohimin e tyre, ku kanë miratuar qëndrimin e Hollandës që ka legalizuar martesën e së njejtës gjini.
Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?
Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme. Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot. Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!
Letra e OSBE nga 8 Ministret shqiptare
Letra e OSBE nga 8 Ministret shqiptare
Desada Metaj
Përfaqësimi dinjitoz i katolikëve shqiptarë duhet të jetë shembull për çdo komunitet tjetër fetar. Që mbyllur në zyra dhe tulatur nga politika, kanë harruar që përfaqësojnë vlerat e besimit, familjes dhe moralit!
.
BekteshiUrbano Merita
Plotësisht dakort me të parin e kishës katolike Shqiperi mons. Frendo.
Këto gra ministre, nuk kanë asnjë të drejtë të flasin në emrin e gruas shqiptare. Gruaja shqiptare është heroinë. E përkushtuar, jo vetëm familjes deri në sakrifikim. E përkushtuar ndaj punës, ndaj fëmijëve, edukimit të tyre, e nuk ka asgja të përbashkët me mendimet e ministreve femra…
Nuk ka si të jemi dakort me martesën e së njejtës gjini. Në Evropë do hymë në respekt të traditës e kulturës sonë familiare dhe legjislacionit shqiptar dhe europian. Për sa i përket abordit ka mendime shumë të ndryshme dhe asnjëherë nuk është bërë ndonjë anketim i saktë…

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.