![Kujtim Cekani](https://www.radiandradi.com/wp-content/uploads/2015/12/12187931_10204064045316183_5016798597995398438_n.jpg)
Rrëfime nga Katovica Shqiptare
nga Kujtim Cekani
I ati në burgje ngulte thumba pishe në thonj…
e bija dëmshpërblente burgjet!!
.
Vija nga Italia në Shqipëri dhe ndaloj tek daja im në Durrës, Sheme Muzhaqi. Me merr dhe më thotë. Do të takohemi me një mik timin për kafe. I hipim makinës dhe shkojmë në qendër të Durrësit dhe ulemi në një lokal. Mbas pak aty vjen një zotëri me trup mesatar i qeshur dhe me një ecje të shpejtë. Ulet në tavolinë dhe na jep dorën.
Agron Golja jam, me orgjinë dibran, mik internimi në Tepelenë. Takohemi mbas 50 e ca vjetësh – më thotë daja. Po i ndiqja me vëmendje muhabetet e tyre, çfarë tregonin për kampin famëkeq të vdekjes në Bënçë të Tepelenës.
Atë kohë kishte dalë një ligj që kush kishte qenë në burg apo i internuar të shkonte te Ministria e Drejtësisë, etj etj. Si të gjitha mashtrimet që komunistët kanë nxjerr këto 25 vite. I marr në makinë të dy dhe nisem me ta për Tiranë. Agroni në vend të parë. Ndaloj tek Ministria parkoj makinën dhe futemi brenda.
Ishte një radhë e gjatë me njerëz të lodhur e fytyra të rrudhura nga vuajtjet. Erdhi koha dhe shkuam tek sporteli, ku një Zonjë filloi të shpjegojë. Agroni ia qepi sytë dhe nuk po ja ndante. Po i lexonte emrin që kishte shkruar tek kartoni në gjoks.
-Më fal i tha, çfarë e ke filanin? (nuk më kujtohet emri)
Zonja ja ktheu: Baba! Agroni u prish në fytyrë.
Si – i tha – ti je e bija e filanit. Po babai yt më ka ngulur thumba pishe në thonj në burg dhe ti je ngarkuar të na dëmshpërblesh për krimet e tët eti…?! Dhe u kthye mbrapsh dhe doli nga ministria dhe bashkë me të edhe unë e daja im që kishim ngelur pa fjalë nga ajo skenë e pabesueshme…
Ja kjo është një histori e përjetuar në vetë të parë…
Dhe kjo histori vazhdon…