back to top
21.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024

Robert Radoja mbi piano dhe… ca rreshta – nga Qerim Vrioni

Gazeta

Robert Radoja, duke luajtur një pjesë  Ramadan Sokolit
Robert Radoja, duke luajtur një pjesë Ramadan Sokolit (2005 – q. vrioni foto)

Robert Radoja mbi piano dhe… ca rreshta

nga Qerim Vrioni

Këtë fotografi e kam bërë në qershor 2005 në një ceremoni për kremtimin e 85-vjetorit të lindjes së Profesorit të njohur të muzikës, Ramadan Sokoli.
Gjatë veprimtarisë, përveç të tjerash, u ekzekutuan nga artistë të ndryshëm disa pjesë të zgjedhuara vokale dhe instrumentale nga krijimtaria e prof. Sokolit. Të gjitha veprat muzikore të paraqitura u pritën me kënaqësi të madhe nga të pranishmit në sallë. Ishte, në një farë mënyre një Koncert Recital i Kompozitorit.
Midis tyre, i veçantë për mua ishte, sidomos ekzekutimi në piano i një pjese instrumentale nga muzikanti, mësuesi dhe zbuluesi i shumë talenteve muzikor (ndërkohë edhe pianist klasi), mjeshtri Robert Radoja, mik i profesor Ramadanit.
Sokoli dhe Radoja ishin lindur të dy në qytetin e Shkodrës, pra i lidhte së pari vendlindja. Gjithsesi, lidhja më e madhe midis tyre ishte Magjia e Muzikës. Prandaj Radoja, interpreton i përkulur shumë mbi piano, thellësisht i përqëndruar, madje sikur po bisedon me profesorin për të zbuluar shpirtin e madh muzikor të tij.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.