back to top
26.5 C
Tirana
E hënë, 15 Prill, 2024

Puthja e Nënë Terezës – nga Kujtim Drishti

Gazeta

Nënë Tereza në Lutjet e saja
Nënë Tereza në Lutjet e saja

Puthja e Nënë Terezës

nga Kujtim Drishti

Mbasi mbaruam takimin zyrtar me Nënë Terezën në zyrën e drejtorit të Institutit të Mushkërive të Tiranës, kolegët filluan të dalin një nga një.
Unë qendrova tek dera në pritje.
Nënë Tereza me nxirrte mallin e gjyshes time shkodrane, me atë lëkurën e rreshkur e plot rrudha. Kur u afrua, unë i fola anglisht:
-A ju ka mbetur në kujtesë shqipja? – e pyeta duke qeshur.
-Fatkeqesisht jo! – më tha – Kam ikur shumë e re nga vendi.
-Oh it’s a pity! Sa gjynah! – i thashë unë!
-Por, tha ajo unë di lutje në një shqipe të vjetër.
Dhe ma mori dorën time të majtë, e ma mbajti me dy duart e saja dhe në minuta të tëra më recitoi lutjen në një shqipe të cilën unë nuk kisha kulturën fetare për ta kuptuar mirë. Mbasi e mbaroi lutjen ma afroi dorën drejt buzëve të saja e ma puthi.
Ndjeva puthjen e gjyshes time dhe kaq…
Disa vjet më vonë, në Francë, duke parë nëpër librari, librat kushtuar Nënë Terezës, fillova të kem një ndjenjë të çuditëshme keqardhjeje që nuk e kisha parë në ato momente, me këtë sy siç e shihte bota mbarë.
Por keqardhjen ma zbuste ngushëllimi i kujtimit të puthjes së dorës sime prej saj.
Ky ngushëllim është ende i gjallë.
Sepse unë jam ende gjallë!
.

Nënë Tereza në Elbasan 1992
Nënë Tereza në Elbasan 1992

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.