back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Profesor Ramadan Sokoli, ne 100 vjetorin e Lindjes, dekorohet nga Presidenti Meta me Titullin “Nderi i Kombit”!

Gazeta

Prof. Ramadan Sokoli "Nderi i Kombit"
Prof. Ramadan Sokoli “Nderi i Kombit”
Prof. Ramadan Sokoli - Motivacioni "Nderi i Kombit"
Prof. Ramadan Sokoli – Motivacioni “Nderi i Kombit”

Presidenti Ilir Meta dekoron Profesor Ramadan Sokolin,

në 100 vjetorin e Lindjes me Titullin “Nderi i Kombit”!

Me 14 Qershor 2020, u përkujtua 100 vjetorin e lindjes së profesor Ramadan Sokolit. Shumë miq, shokë, ish studentë apo thjesht edhe dashamirë e kujtuan dhe na uruan dhe kjo na dha mjaft kënaqësi.
Sot me datë 22 qershor 2020, Familja Sokoli pati një gëzim vërtet të madh. Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta e dekoroi Prof. Ramadan Sokolin me titullin “Nderi i Kombit!” me motivacionin.
 
“Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje,
si themelues i etnomuzikologjisë shqiptare,
muzikolog, kompozitor dhe pedagog.
Vepra e tij studimore e muzikore është pjesë e patjetërsueshme
e identitetit kulturor europian të shqiptarëve!”
Kontributet e tij të jashtëzakonëshme, kanë bërë që të flasin shqip
zbulimet e arkeologjisë sonë muzikore,
duke dhënë përgjigje shteruese për mënyrën e organizimit
dhe tipologjisë bazë të folklorit muzikor shqiptar,
brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë të vendit tonë.
 
Nr. Dekretit 11.517
Tiranë, me 22.06.2020
 
Presidenti i Republikës Ilir Meta (firma)
 
Natyrisht, kjo ngjarje e rëndësishme për familjes tonë, na preku dhe na emocionoi të gjithëve, mbasi do të kishim dashtë që ta merrte ai vetë këtë vlerësim të merituar, por siç thotë populli: “Ma mirë vonë se kurrë!” Më në fund edhe kjo ditë erdhi! Jemi të lumtur dhe krenarë si familje Sokoli, që në këtë 100 vjetor të Lindjes së Profesor Ramadanit, ai nderohet me titullin ma të lartë “Nderi i Kombit”!
 .

Familja Sokoli

Presidenca e Republikes - 22 qershor 2020
Presidenca e Republikes – 22 qershor 2020
Koncepti i kulturës dhe identitetit për Ramadan Sokolin nuk është statik,
por është pluralist dhe krijues. Hulumtimin dhe studimin e traditës e kulturës
nuk e konsideron aspak si një kthim didaktik në një të kaluar tashmë të lavdishme,
të përkryer, por njëkohësisht të humbur. Tradita kulturore për profesorin,
është një rezervuar ku nxjerrja e informacionit, e më pas intepretimi i tij,
shihet në vetvete si një proces e akt krijues, që eksploron të gjitha pse-të,
variantet e mundëshme të shfaqes e të përmbajtjes, të domethënieve të kulturës,
apo veprave të trashëguara nga e kaluara. Ramadan Sokoli nuk e mistifikon
apo e mitizon traditën dhe identitetin kulturor të shqiptarëve; zërat, imazhet,
ritualet e së kaluarës e të ardhura deri në ditët tonë,
në veprën e tij shfaqën në një dimension njerëzor.
Artan Kafexhiu
.
Presidenca e Republikes - 22 qershor 2020
Presidenca e Republikes – 22 qershor 2020
“Si mund ta kuptojmë krijimtarinë e Ramadan Sokolit
po të mos ravijëzojmë figurën ikonoklastike të këtij personalitetit të shquar
nga shumë aspekte si fryt i punës kolosale shumëvjeçare impersionale,
si njohje empirike, si arketip dhe prototip eter,
që sublimon jo vetëm parimet shkencore, artistike dhe estetike,
por edhe vrojtimet fundamentale të moderuara filozofike.”
Akil Koci
.
Familja Sokoli në Presidencë
Familja Sokoli në Presidencë
Profesor Ramadan Sokoli i përket atij brezi idealistësh
që e vuajtën dhe bënë Shqipërinë, që i dhanë Asaj
përmasën e dinjitetit që i takonte dhe meritonte,
që s’rreshtën rrëmuari dhe punuari, edhe pse mbi ta rëndonte
si Gur Sizifi heshtja, nënçmimi dhe survejimi.
Ai mbrriti atje ku mbrrijnë vetëm të paepurit,
atje ku lavdia e vërtetë njerëzore dhe intelektuale
është vetëm për ata të paktë, si Ai!
Jozef Radi
Mirlinda Sokoli duke falenderuar Presidentin Meta
Mirlinda Sokoli duke falenderuar Presidentin Meta
Falë kontributit të jashtëzakonshëm te Ramadan Sokolit dhe interpretimeve të tij shkencore,
kanë folur shqip zbulimet e arkeologjisë sonë muzikore, të mëdhenjtë
Niketë Dardani, Jan Kukuzeli e Danush Lapacaja, figurën e Skënderbeut në muzikë,
si dhe janë dhënë përgjigje thelbësore për mënyrën e organizimit
dhe tipologjitë bazë të folklorit muzikor shqiptar duke filluar prej veglave tona muzikore
e deri tek përgjigje të komplikuara të origjinës së muzikës sonë popullore, këtej e matanë kufirit.
Vasil S. Tole
.
Ramadan Sokoli ne rini
Ramadan Sokoli ne rini

Vepra e Botuar e Prof. Ramadan Sokolit

1- Les Dances Populaires et les Instruments musicaux du Peuple Albanais, – Tiranë 1958
2- Albanieske narodnie aesni – Tiranë 1965
3- Figura të ndritura (Jan Kukuzeli e Andrea Aleksi) Tiranë 1965
4- Folklori Muzikor Shqiptar – Morfologjia – Tiranë 1965
5- Chansons Populaires Albanaises – Tiranë 1966
6- Metodë për Fyell – Tiranë 1970
7- Vallet dhe Muzika e të Parëve Tanë – Tiranë 1971
8- Folklori Muzikor Shqiptar – Organografia Tiranë 1975, 1984, 1987, 199
9- Figura e Skendërbeut në muzikë – Tiranë – 1978
10- Gjurmime Folklorike – Tiranë 1982
11- Këngë Patriotike – Tiranë 1985
12- Veglat Muzikore të Popullit Shqiptar – Tiranë 1991
13- 16 Shekuj – Tiranë 1995
14- Përrallëza dhe Gojëdhëna në Botën Shqiptare – Tiranë 2000
15- Antifonari i Durrsakut Gjergj Danush Lapacaja – Tiranë 2001
16- Pjesë Shqiptare për Fidanishten e Pianistëve të Rinj – Tiranë 2001
17- Përtej 16 Shekujve – Tiranë 2002
18- 20 Miniatura Pianistike – Tiranë 2002
19- Krijime dhe Flijime – Tiranë 2003
20- Këngët Popullore Qytetare Shkodrane – Tiranë 2007

.
Tiranë Maj 2011

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.