back to top
21.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024

Princ Alberti i II i Monakos, vizitë në Tiranë

Gazeta

Princi Aberto i Monakos Princ Leka dhe Princeshë Elia
Princi Aberto i Monakos Princ Leka dhe Princeshë Elia

Princ Alberti i II i Monakos, vizitë në Tiranë

Sot, më 16 tetor 2018, në orën 16.00, në Rezidencën Mbretërore Shqiptare, ka mbrritur për një vizitë zyrtare His Royal Highness Princ Alberti i II i Monakos, i cili u prit nga NTM Princ Leka ll i Shqiptarëve, dhe Princesha Elia.
Vizita u bë me rastin e 90 vjetorit të Mbretërisë Shqiptare.
Takimi u zhvillua në sallën e madhe të Pritjeve të Oborrit Mbretëror, ku ishte e pranishme edhe Princeshë Elia, si dhe përfaqësues Principatës se Monakos dhe Oborrit Mbreteror. Midis çeshtjeve të shumta që u diskutuan në një atmosferë tejet kordiale, në harkun e një ore bisedime, ishte imazhi i Shqipërisë, dhe si mund të ndihmohej ajo në arenën ndërkombetare, problemet me të cilat ballafaqohet sot opinioni shqiptar si dhe përgjegjsitë që dalin nga zhvillimet e reja.
Princ Alberti i II i Monakos, e vlerësoi mjaft Oborrin Mbretëror dhe Princ Lekën, për gjithë punën e bërë në përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, po edhe në angazhimet e mëtejshme që dalin përpara tij…
Pritja kaloi në një atmosferë kordiale dhe tejet miqësore.
Oborri Mbretëror
Zyra e shtypit
.
Vizita e Princ Abertit të Monakos ne Oborrin Mbretëror Shqiptar
Vizita e Princ Abertit të Monakos ne Oborrin Mbretëror Shqiptar
Princ Aberti i Monakos në bisedë me Princ Lekën e II
Princ Aberti i Monakos në bisedë me Princ Lekën e II
Princi Aberto i Monakos Princ Leka dhe Princeshë Elia
Princi Aberto i Monakos Princ Leka dhe Princeshë Elia
Princi Aberto i Monakos shkëmben dhurata me Princ Lekën
Princi Aberto i Monakos shkëmben dhurata me Princ Lekën

Kush është Alberti i II i Monakos

.

Albert II, emri i plotë Albert Alexandre Louis Pierre Grimaldi (Monako, 14 mars 1958), është prej 6 prilli 2005, Princi i Monakos. Para kësaj kohe, titulli i tij ishte ai i S.A.S. Princi i Kurorës i Principatës së Monakos dhe Marquis of Baux; ishte regjent për një periudhë shumë të shkurtër para vdekjes së babait të tij, nga data 21 mars deri më 6 prill 2005.
Fëmija i dytë dhe djali i vetëm i Ranierit III të Monakos dhe artistes Grace Kelly, ai është vëllai i Caroline së Monacos dhe i Stefanisë së Monakos.
Lindur në Pallati Prince të Monakos, në Principatën e Monakos dhe pagëzuar si Albert Alexandre Louis Pierre, Alberto ndoqi shkollën “Albert I”, mori diplomën e tij në vitin 1976. Më pas mori pjesë në Amherst College në Masaçusets, në vitin 1977, si Albert Grimaldi, në një përpjekje gjithnjë në rritje për të mos tërhequr vëmendjen me figurën e tij si princ, ku ai ishte në gjendje të studionte shkenca politike, ekonomi, muzikën si dhe letërsi angleze. Ai përfundoi turneun e tij të madh në Evropë, në vitin 1979 dhe mori diplomën e tij në vitin 1981, me titullin Bachelor of Arts në Shkencat Politike. Më pas ai ndoqi disa kurse në Universitetin e Bristol dhe në “Shkollën Alfred Marshall të Ekonomisë dhe Menaxhimit”.

I apasionuar pas sportit, ai u shqua në hedhjen e shtizës, hendboll, xhudo, not, tenis, në navigacion, në ski, e në kalërim, duke u bërë mbrojtës i ekipit kombëtar të Monakos. Apasionuar pas Bob, ka marrë pjesë në pesë edicionet e Lojërave Olimpike Dimërore si një anëtar i ekuipazhit të Monegasque Kombëtare nga Calgary, në vitin 1988, në Salt Lake City vitin 2002. Që nga viti 1985 ai është anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Princi Albert është një nga pronarët e Yokctosmos (rrjeti i tij social) dhe anëtar i Forumit Ekonomik Botëror.

.

Princi Aberto i Monakos Princ Leka dhe Princeshë Elia
Princi Aberto i Monakos Princ Leka dhe Princeshë Elia

Tirane, me 16 Tetor 2018

 

 

 

 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.