Poetit Ismail Kadare poezi Bilal Xhaferri

Bilal Xhaferri (1935-1986)

Bilal Xhaferri (1935-1986)

Poetit Ismail Kadare…

poezi nga Bilal Xhaferri

Ti lulëzove në stinën me rubla,
Kur ne të tjerët hamë baltën e kënetave,
Ti u këndon serenata rrugëve të Moskës,
Natashave, Tatjanave, Katjenkave,
Kur ne të tjerët hamë plumbat e mashinkave
Me kadifenë e poemave të tua të kopjuara
Ti u jep xhelá çizmeve të xhelatëve,
çizme të rënda me gozhda të përgjakura
që shkelën mbi fytyrat tona të masakruara.

Ti vinje nga sallonet e aristokracisë së kuqe,
Vinje nga “Dasma” i dehur me lavdi,
Unë vija drejt nga zemra e popullit,
Vinja nga varrimi i babait të pushkatuar,
Vinja nga varrimi i lirisë së kombit.
Ne u ndeshëm në errësirë
Si dy re, në një natë me stuhi,
Por që të gjithë e dinë mirë
Që shenja e furisë sime s’ishe ti:
Unë u ndesha atje me tiraninë
Hodha jetën time në kthetrat e ujqërve
Dhe u shikova me vdekjen time sy më sy.

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Hapësirë Debati  Etiketat: , , ,
Një përgjigje

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook