back to top
13.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

Pjetër Bogdani (1630-1689) dhe dy Gjergjat e Mëdhenj – nga Paulin Z. Zefi

Gazeta

Pjetër Bogdani (1630-1689)
Pjetër Bogdani (1630-1689)

Pjetër Bogdani (1630-1689) dhe dy Gjergjat e Mëdhenj

nga Paulin Z. Zefi

Mbasi Pjetër Bogdani humbi luftën,
fillon edhe islamizimi i shqiptarëve në masë të madhe.
Për fat të keq, kurrë Shteti Shqiptar nuk bani nji studim të mirfilltë
se si mbas vdekjes se këtij drejtuesi të madh
nisi të humbë identiteti arbënor i krishterë.
Ne duhet t’i ngrinim buste në secilin qytet Pjetër Bogdanit
e sa herë të flasim për të, duhet ta kujtomë të kaluarën tonë,
e cila ishte e lidhur aq fort me botën perëndimore.
Uran Asllani
.
Një shtatorre e hijshme e Pjetër Bogdanit në qytetin e Shkupit: foto Pren Domgjoni
Një shtatorre e hijshme e Pjetër Bogdanit në qytetin e Shkupit: (foto Pren Domgjoni)

***

Tre nga burrat më të mëdhenj, që kanë dalë nga gjiri i popullit tonë: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Pjetër Bogdani dhe At Gjergj Fishta, i kanë varret e tyre pa eshtra! Të parit ia morën turqit-osmanë, të dytit ja nxorrën eshtrat nga varri po ata, me qëllim për t’ua hedhur qenve në rrugët e Prishtinës, dhe të tretit, ja përdhosën varrin shqiptarët e kolerës së kuqe, për t’ia hedhur eshtrat në lumë apo kushedi se ku…!
Si sot dhe 331 vite më parë (06.12.1689), kaloi në amshim një nga Etërit më të shquar të Kishës Katolike Shqiptare, personaliteti më karizmatik i kohës së vet, diplomati i zhdërvjellët, udhëheqësi vizionar, strategu i madh, shkrimtari erudit, ndriçuesi i ndërgjegjes sonë kombëtare dhe pararendësi i hershëm i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Imzot Pjetër Bogdani (1630-1689).
Pjetër Bogdani, përfaqëson shqiptarin ideal! E gjithë jeta, veprat dhe sakrificat e tij me përmasa kolosale, janë burim i pashterrshëm krenarie kombëtare, na frymëzojnë dhe na bëjmë ta duam këtë vend dhe të sakrifikojmë për të, me të gjitha forcat e mundësitë tona.
.
Marrë nga Muri i Fb i Paulin Z. Zefi, 6 dhjetor 2020
 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.