back to top
14.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

Përballë vdekjes – Sonet nga Uran Kostreci (2001)

Gazeta

Uran Kostreci - Piazza 2020
Uran Kostreci – Piazza 2020
Ky sonet i mjeshtrit të soneteve, Uran Kostrecit,
është shkruar 20 vite të shkuara, kohë kur ai jetonte në Amerikë te Vatra,
dhe botonte në Gazetës “Dielli”. Poezia në fjalë,
është një përballje e poetit me vdekjen, e ku shpalos shpirtin e tij madhështor,
i cili përballë së Keqes, nuk kërkon të përshatet, apo të gjej ndonjë shteg për ta shmangur atë…
Jo, ai nuk pranon të ikë surratnxirë, si ndodh me shumë prej nesh sot,
që pa asnjë dhimbje e pranojnë blozën, për qëllime të dobishme veç për veten,
ndërsa Poeti Kostreci, lufton që faqebardhë të ikë nga kjo botë!
Meqë Urani, kohët e fundit është në këtë përballje të ashpër, urojmë që kjo poezi e tij,
të na shërbejë si model i këtij njeriu heroik e poeti të pashoq…
jozef radi, 15 mars 2021

Përballë vdekjes

Sonet nga Uran Kostreci

Më ngjan se koha afroi për t’u degdisur,
Po nuk e di as shtegun… ta haj’ djalli,
Askush më pret atje… dhe jam shastisur:
A m’erdhi radha apo dikush ma kalli…?
 
Të zbres në varr kaq shpejt, vetë, i braktisur
Nuk para ma ka qejfi, s’më ha malli!
Thash mos e shtyj… shpërnguljen e bezdisur
E një plak pyeta si i bëhej halli.
 
Ky tha: “Vepro si un’, merr bloz-këllirë
Dhe nxiu krejt, se mortja s’të gjen dot”.
Po mortja e gjet më parë atë fakirë.
 
E tërhoq osh… llangosur mos o Zot!
Kur vdekja pra, të merr dhe surratnxirë
Më mirë ikim faqebardh’ nga kjo bot!
New York, 11 Gusht 2001
.
Botuar te “Dielli” – October-December 2001 page 16
.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.