Për TY… poezi nga Xhelal Ndreu

Meditime dashnie...

Meditime dashnie…

Fuqia e vargut në penën e Xhelal Ndreut është e jashtzakonshme!
Mbas një jetë me shumë mundime, burgosje të gjatë 20 vjeçare,persekutimi deri në sfilitje,
 Xhelali arriti ta sfidojë vuajtjen dhe vdekjen, duke na lënë perla vargjesh shqip!
Poezi delikate si e mësipërmja të shkruara nëpër burgje e kampe internimesh janë një dëshmi!!!
Xhelal Ndreu ishte i biri i nacionalistit dibran Cen Elezi, dhe nip i Heroit Elez Isufi…
Ai lindi në Sllovë, Peshkopi 1910, dhe vdiq në korrik 1988
(i internuar edhe mbas shumë vitesh burg nga diktatura), në Lubonjë të Vlorës…
Cezar Ndreu

Xhelal Ndreu (1910-1988)

Xhelal Ndreu (1910-1988)

Për TY…

poezi nga Xhelal Ndreu

Nji lashtë,
sa të pata dashtë.
e s’krahasojshem askënd me ty,
por tash,
sa poshtë që rashë
dhe s’dij ku t’shifemi prap të dy.

Luftova
kur vdekjen takova.
ma gjatë, a gjatë në jetë desha me pa.
e mbeta,
sikur ajo fleta
në degë, fill e vetme, që s’ndigjon me ra.

N’agim,
çohu pa përtim,
dhe lahu me ujët e freskët të burimit;
e qaj,
me lot e me vaj
kohën e lumnisë n’çaste të dëshpërimit.

Stolisu,
merr udhë e nisu:
nji kunorë me lule në krye të veshë
dhe kërko
të pyesish kudo
që vorrin tem t’vijsh e t’ma gjejsh…
………………………..

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta, Kafe letrare  Etiketat: , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook