back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Penda e dajaku – nga Ernest Koliqi

Gazeta

Ernest Koliqi (1903-1975)
Ernest Koliqi (1903-1975)

Penda e dajaku

nga Ernest Koliqi

Nji oficjer i naltë gjendarmerije në kohë të monarkís zogiste lexonte me andje dhe admironte novelat e mija. Pa u njoftë mirë bashkë, më dwrgoi nji herë nga Berati nji kartolinë nwnshkrue edhe prej dy kolegve të tij. N’atw thonte pak a shumë këtê:
“Jemi tue pí në breg të lumit. Ka dalë nji hânë qi s’e ka shoqen. Na shkon mendja tu ti, pse vetëm penda e jote do të dinte me përshkrue bukurín e kësaj nate të Beratit…”.
Ishin gjallë asokohe tjerë qi do ta kishin përshkrue edhe mâ mirë se unë Beratin nwn rreze të hânës, por atij ofícjeri vetëm unë ia mbushëshe synin. Mbas do kohe e takova në Tiranë. Desht doemos qi të kalojshim nji mbrâmje bashkë. Para se me shkue në gjelltore me hangër darkë, bâme nji shetí nëpër bulevard kryesuer të kryeqytetit. Kaloi nji nëpunës i lartë, qi unw e njifshem deri diku. Përshëndeti tue hjekë kapelën, me nji rrotullim harkuer të dorës prej krés e deri ke gjûjt, në shênjw ponije. Miku oficjer m’a bâni:
“Mos mendò se pat menden me të nderue ty! Jo, jo… e dij qi nuk i vên veshin kësaj pune. Arsyeja e lypë qi ti si shkrimtar me qênë i nderuem mâ parë e mâ fort se unë, njerí armësh. Por s’âsht kështu. Ai më nderoi mue. E din pse? Pse kúr ishem qark-komandant në qytet të tij dishka muer m’u përzie politikisht në gjâna qi nuk i përkitshin. E arrestova dhe ta shtrova në dajak në mënyrë qi mos m’e harrue kurr at shkopitje në jetë të vet. Ky âsht prej atyne (e janë shumica, zêne besë!) qi nderojnë mâ fort dajakun se penden… Shkruej, shkruej ti e mos u mërzit; por ndër né, ta dijsh, nderohet mâ tepër dajaku se penda.
(1972)
.
Marrë nga Muri i Fb i Agim Morinës, 12 qershor 2019
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.