back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Orakulli i Dodonës nga Maksim Zotaj

Gazeta

Monedhe e Epirit
Monedhe e Epirit

Orakulli i Dodonës

nga Maksim Zotaj

Pse ka rëndësi Dodona?

Nga mitologjia e vjetër “Dodoni ishte biri i Zeusit dhe i Evropës, ndërsa Dodona e bija e Oqeanit dhe e Tithies, perëndi të lashta, të cilat adhuroheshin nga Pellazgët hyjnorë”. Aravantinoi në shënimet e tij shkruan; “Dodonën e ndërtuan Pellazgët, andaj edhe Zeusi, quhesh Zot i Pellazgëve”! Gjithashtu Plutarku ne “Jetët Paralele” kur flet për Pirron e Epirit, përmend edhe Dodonën, e cila gjendet në Mollosi!
Duke ju referuar historisë, sot më tepër se kurrë po bëhen kërkime rreth rrënojave të Dodonës dhe rëndësisë së veçantë të saj. italiani, Enzo Gatti, thotë: “Ilirët e Shqipërisë, të Pindit dhe të Maqedonisë kanë shenjtoren e tyre të famshme, Dodonën. Ajo ndodhet në zemër të Kaonisë, e cila konsiderohet sot, si qendra e krijimit të njeriut”. Thuhej se: “Orakulli (thënia e fatit), jepej nga një lis, nga një pëllumb, e shkruhej mbi një fletë plumbi”. Por si procedohej në tempullin e Dodonës? Dhe pse ajo ka shumë rëndesi sot, për studiuesit e historisë botërore? Po ti referohemi në këtë pikë Ph. D. Raymond Moody-t, cili është autor i librit “Reunions” (Ribashkimi), ai thotë se: “…në kohën e vjetër Priftërinjtë e Dodonës kishin aftësi që të vendosnin kontakte midis të gjallëve dhe të vdekurve. Ata ishin në gjendje të shkrinin kufijte realë midis dy botëve. Dhe ata konsideroheshin më të zotët nga të gjithë të tjerët, krahasuar këtu me të gjithë priftërinjtë e Orakujve të tjerë të marrë sëbashku”.
Në Dodonë, e cila mendohet që të jetë e ndërtuar nëntokë, dhe ambjentet e përdorura për vizitorë që t’i ngjanin një spitali të zakonshëm. Por hyrja atje, nëpër llagëmet e nëndheshme të saj, pa ndihmën e priftërinjve ishte krejt e pamundur. Dikush duhej të të shoqëronte për në qendrën e tyre.
Nga shenimet e vjetra thuhet se: “…eksperiencën dhe llahtarin që provoje aty, ishte tamam sikur të hyje i gjallë në Ferrin e vërtetë!”. Vizitorët jetonin një përçudnim të papërshkruar. Disa e konsideronin këtë gjë, njësoj sikur të shikonin vdekjen e tyre me sy! Atje vinin nga larg dhe pothuaj nga të gjitha anët e botës. Ata donin që të mundësonin kontakte me të dashurit e tyre, të cilët ishin të vdekur tashmë. Në aspektin e llogjikës së sotme, një ide e tillë është një lajthitje e pastër! Por në po flasim për një epokë tepër të largët dhe për eksperiencën e një civilizimi të humbur…
Pasi vizitorët kishin ardhur aty ju paguanin priftërinjve një shumë të caktuar “për shërbimin”, dhe këta të fundit i sistemonin klientët e tyre në dhoma të ndara nga njera-tjetra që përngjanin me një spital të sotëm. Ata ju bindeshin priftërinjve dhe u duhej nganjëherë të prisnin edhe me muaj, ose derisa prifti ta gjykonte momentin e përshtatshëm për ribashkim. Ky pra ishte një moment shumë misterioz, i cili zgjidhej me kujdes nga priftërinjtë, dhe mund të ndodhte që “pacientin” ta ngrinin edhe në mes të natës nganjeherë. Ky “pacient” fillimisht tymosej me sulfur! Në mentalitetin e atëhershëm, një veprim i tillë ishte i domosdoshëm dhe i rëndësishëm paraprakisht, për të pastruar trupin dhe shpirtin nga mëkatet e mundëshme të të gjallit, përpara procesit të kontaktit me të vdekurin. Dikush me mbrapa e shoqëronte klientin nga dhoma e këtij të fundit në dhomën qëndrore, e cila përdorej për të tilla ceremoni, ku pritej të fillonte procesi i kontaktit. Pas këtij veprimi, ai kalonte për “atje” nëpërmjet një korridori që zakonisht ishte i gjatë, gati pesëdhjetë këmbë. Aty gjendej një enë jashtëzakonisht e gjerë dhe plot me ujë! Gjithmonë nën kujdesin e priftit të lartë, i cili i qëndronte shumë pranë “klientit” në këto momente, ai instruktohej që t’i mbante sytë në sipërfaqen e ujit. Në të njejtën kohë prifti e kungonte atë me formula magjike. Dhe papritur, dalngadalë fytyra e të gjallit shuhej në pasqyrimin e ujit, dhe po aq ngadalë tashmë vizualizohej i “vdekuri”, i gjallë, tredimensional, me ngjyra natyrale, bile edhe duke folur! Në këtë rast, parashikimi me ndërmjetësinë e veçantë të priftit të lartë, dëgjohej drejtpërdrejt nga goja e të vdekurit! Ky akt ndodh edhe me ne në kushtet e gjumit, kur flasim me të vdekurit në mënyrë të pavullnetshme në ëndrrat tona! Për të arritur një gjendje psikollogjike kaq speciale “klienti” nga priftërinjtë e Orakullit shpesh si mjete ndihmëse, përdoreshin edhe droga të ndryshme që të stimulonin deri në nivelin e haluçinacinit.
Plini veçanërisht na e thekson një fakt të tillë, për një bimë me emrin “Henbane” e cila konsiderohej si “bar i shenjtë” që kishte kualitet hipnotik, dhe pastaj përdorej për ceremoni të tilla. Henbane në fakt kthehej në një helm vdekjeprurës, nëqoftëse nuk dije që ta përdorje. Tjetër narkotik haluçino-gjetik, ishin bimet me emrin “Hellebore”, “Dittany” dhe “Melampus” të cilat gjithashtu përdoreshin në kohën e lashtë. “Për shembull në civilizimin Minoan, Opiumi nderohej në nivelin e besimit fetar”. Robert Temple (Bota e Nëndheshme – botim i vitit 2002). Pra, mbas kësaj lind pyetja e thjeshtë: “A ishte e vërtetë e gjithë kjo? Pra, si ishte i mundur realizimi i një gjejë të tillë?”

Monedha te Epirit
Monedha te Epirit

Ndër profetët modernë le të kujtojmë Nosterdamus-in, i cili përdorte të njejtat metoda për të parashikuar të ardhmen, duke parë gjërat jo më me enën e ujit, por në sipërfaqen e një xhami të zi, të ngjashëm me ekranin e sotëm televiziv.
Po ashtu edhe sot fenomeni i të parit të gjërave pa qenë prezent në ngjarje egziston tek njerëz të cilët e kanë këtë si aftësi të veçantë dhe ndryshe thirren me termin mjeksor “Paranormalë”. Pra fenomeni egziston, por siç shihet ai shtrihet në një grup veçanërisht të kufizuar njerëzish. Këta individë kanë të theksuar “Ndjenjën e Gjashtë”.
Shpesh në programe të ndryshme televizive, ne shikojmë njerëz të tillë që përdoren me shumë sukses nga forcat e rendit për aftësinë e tyre të veçanta duke zgjidhur krime të vjetra dhe të reja që edhe teknollogjia moderne apo hetues me eksperiencë nuk i kanë zbuluar dot. Gjithashtu këta njerëz nuk e kanë sensin e së kaluarës, apo atë të së ardhmes, sepse ata i shikojnë gjërat në kohën e tanishme me një qartësi të pagabueshme.
Por në “Institucionin e Dodonës”, prifterinjtë e saj njiheshin edhe për bëma të tjera… Italiani Enzo Gatti në librin e tij “Gli Iliri”, (botim 1981), nënvizon se: “Priftërinjtë Ilirë ishin astronomë ekspertë. Ata ndërtonin qendra nga ku vëzhgonin qiellin. Parashikonin ndikimet e yjeve. Kuptonin ciklet e henës, ciklet menstruale të grave, baticat dhe zbaticat. Studjonin galaktikat, kometat, dhe mjegullnajat, dhe i faleshin yllit Sirio”“Ata u tregonin bujqëve kohën e të mbjellave, e rënies squkë, e nxjerrjes së verës, e mbarsjes gjithashtu. Parashikojne datën dhe orën e saktë të eklipseve. Me urdhër të priftit dielli humbiste dritën e tij dhe zhdukej. Kjo ishte shenjë ndjellakeqe. Prifti sigurisht përfitonte nga eklipset dhe bëhej interpretues i paralajmërimeve hyjnore, duke diktuar mësime të dobishme…” Pra sipas këtij përshkrimi të Enzo Gatti-t, del se priftërinjtë Ilirë kishin njohuri universale!
http://shqiperiajone.altervista.org/orakulli-dodones-maksim-zotaj 19 mars 2016

Autori i shkrimit Maksim Zotaj
Autori i shkrimit Maksim Zotaj

Dodona mbretërohej nga Zeusi dhe Diona pellazgjike e Epirit…

E gjejmë Dionën si të pranishme në Olimp, kur Afërdita arrin atje pas lëndimit të saj dhe pritet si e bija e saj. Pra ajo [Diona] ishte një nga bashkëshortet e Zeusit, i cili shprehimisht pranon Afërditën si bijën e tij dhe ajo, përsëri, shprehet duke e quajtur veten si një prej perëndive të Olimpit.
Monedhat e Epirit tregojnë kryet e një Zeusi të Dodonës, Zeusit pellazgjik, të kurorëzuar me fletë dushku, një shoqërim i mbështetur edhe nga ai pasazh i Odisesë që i referohet dushkut nga i cili kishin lindur fatthëniet orakullore. Së bashku me kryet e Zeusit në këto monedha qëndron edhe një kokë e kurorëzuar femre, e cila nuk mund të jetë koka e Herës, meqenëse kjo e fundit i përket vetëm traditës helene. Straboni thotë se Diona ndante në mënyrë të përbashkët tempullin e Zeusit në Dodonë.
Duke i kombinuar së bashku fragmentet e këtij informacioni, bazuar në dëshmi të arsyeshme mund të arrijmë në përfundimin, se Diona i përkiste familjes së Fuqive të Natyrës dhe se në këtë karakter ajo ishte e lidhur me Zeusin e moçëm të pellazgëve, Perëndinë e Qiellit, si gruaja e tij.
Titulli: Juventus Mundi
Autori: William Ewart Gladstone
Botues: Macmillan and Company, 1869
Marrë nga http://gazetainfopress.com 26 Mars 2016

Lisi i shenjtë i Jetës në Tomorr
Lisi i shenjtë i Jetës në Tomorr

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.