Operativi dhe bariu – nga Gazmend R. Kolgjini

Bari me dele....

Bari me dele…

Operativi dhe bariu

nga Gazmend R. Kolgjini

Nga viti 1985-’86, vjen një operativ për zonën e fshatrave Ujimisht, Lusën, Vilë dhe Bushtricë.
Ndërkohë që operativi po kthehej nga Bushtrica për në fshatin Lusën takon një bari dhishë, që njihej si njeri me formim të mangët, por që i thoshte gjërat, siç i dinte ai.
Biseda me operativin e zonës.
Operativi: “Nga je”?
Përgjigja: “Nga Lusna, se po të isha nga një fshat tjetër s’kisha pse rrija këtu, se partia nuk të lë të kullosësh në vend tjetër, veç vendit tënd”.
Operativi: Çfarë punë bën”?
Bariu qeshi, sepse i kishte dhitë përpara, dhe i thotë: “Ruaj dhitë e kooperativës”.
Operativi e mendoi si njeri me rrezikshmëri të lartë!
Operativi: “Nga është rruga për Kukës”?
Ai ja kthen: “Ec për shtyllat e dritave se në Kukës të çojnë”!
Operativi nxjerr prangat dhe i thotë: “Do vish me mua te kryesia në qendër, pastaj do vendosim se çfarë do bëjmë”!
Ai i thotë: “S’ka gjë, se vij vetë, edhe pa pranga. Po do të më bërtasë Lala dhe kryetari i këshillit pse i kam lënë dhitë vetëm e kam ardh këtu…!”.
Gjithsesi operativi e mori dhe kur e dërgoi te zyra e këshillit, ata u habitën e i thanë: “Po këtë pse e ke sjellë, lëshoje se ky është me të meta!”
Pasi e zgjidh, bariu i thotë operativit: “Nëse dhitë kanë bërë dëm, do ta paguash ti, se vetë u krujte me mu!”
.
Marrë nga Muri i Fb i nga Gazmend R. Kolgjini, 18 gusht 2020
.
Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook