Nji mbramje fundshtatori… – nga Liridon Mulaj

0
12
Liridon Mulaj
Liridon Mulaj
Liridon Mulaj
Liridon Mulaj

Nji mbramje fundshtatori…

nga Liridon Mulaj

Kjo fotografi dhe kjo poezi nga Liridon Mulaj
kushtuar mbrëmjes “Arti guxon të kundërshtojë…”
realizuar në Teatrin Kombëtar.
.
Arti guxon të kundërshtojë - 29 shtator 2019
Arti guxon të kundërshtojë – Teatri Kombetar 29 shtator 2019
Asht nji mbramje fundshtatori
ku vetja përpëlitet mbas nji kujtimi
mbas nji shfaqjeje absurde në rrugët e Tiranës
mbushun me silueta humanësh të çrregullt,
me andrra të djeguna e fjalë të harlisuna
që stonojnë ngushticave të qytetit
 
Asht nji mbramje fundshtatori
Ku unë endem në memorien e nji artisti
të burgosun
të syrgjynosun
të varrosun për së gjalli
në dheun e tij
dhe ndjej aromën e djegun të tokës teme
që si vatër tërmetesh të nëndheshme
tundet fort nga hapat e urrejtjes
 
Dëshmitar kohnash të trishta
kur njeriu i ndërsente njeriut, njeriun
unë bahem njish me dhimbjen
e kjaj për kohën në të cilën ne të gjithë s’bashku
s’bamë sa duhet për njeni tjetrin
e vuej, bërtas i heshtun e mendoj
i tretun si fletë e djegun
n’karriget e nji teatri zhurmëmadh
në këtë mbramje, fundshtatori
.
29 shtator 2019
.
Marrë nga muri fb i Liridon Mulaj, 29 shtator 2019
.

Related Images:

Artikulli paraprakNji lule vjeshtet – nga Gjergj Fishta
Artikulli tjetërNjë meshë historike në kampin e Tepelenës – nga Lek Pervizi
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.