back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 26 Prill, 2024

Njerëz, mos harroni…! – nga Kazanova Aliaj

Gazeta

Kazanova Aliaj
Kazanova Aliaj

Njerëz, mos harroni…!

nga Kazanova Aliaj

Edhe në ditët e bekume, shqiptarët munden të përdorin gjuhë tjetër.
Dhe u tërhoqën zvarrë gjatë në kohë nga historia e mbrapshtë e diktaturës, mohune vehtveten e pranune dhe e provune me të gjitha format diktaturën po edhe plotpushtetin e sajë mundohen ta superojnë deri në mbijetesë.
Në vite, kapërdinë burgjet, internimet, vrasjet, shpërbërjen… i detyrun të mohojnë gjithçka, ua grabitën lirinë e tyne, gjuhën e tyne, pronën e tyne, fjalën e vërtetë, atë të lirën fjalë… Një mishmash social, një batërdi ndërmjet njeri-tjetrit, këto ishin skenarët e diktaturës!
Mohune, vranë dhe burgosën njani-tjetrin, vëllai vëllanë. Familje të tana nxirreshin nga votra e trashëgume e çoheshin nëpër depo e barakat e dhenëve e hidheshin nëpër vende të harrume me fëmijë e pleq e liheshin të braktisur në dorë të Zotit e mbijetonin ose vdisnin e kërkush nuk interesohesh për ta… vetëm e vetëm pse nuk e pranonin atë sistem.
Mos harroni…!
Harresa asht rindëshkim. Dhe kur menduan se koha ndryshoi dhe erdh një sistem ndryshe ikën si mijtë nga mortaja. Një pjesë natyrisht nuk mundi. Tjetër diktaturë me modele të rreme që u quajt demokraci. Por jo pjellat e atyne që e kthyne Shqipërinë në burgun e shqiptarëve përsëri, morën në dorë gjithçka, tash sa vite populli vetëm mbijeton, pa ligje, pa gjyqe, pa punë, i pa mjekuar, i pa përfillur, i uritur, i pa strehë dhe sërish përpiqet të mbijetojë.
Shteti asht vetëm një term i pakuptueshëm. Pushtetet sundojnë me të gjitha format që janë të frikshme, s’ka ligje, kanë vetëm ligjin e tyne, kush nuk bindet: zhduket! Edhe në ditët e festave, befas i sheh veshur me mantelin e bamirësit, tek ndihmojnë të uriturit, të drobiturit e të rraskapiturit!!

Mjerimi dhe Lemosha...
Mjerimi dhe Lemosha…

E luajnë teatro… e mashtrojnë të pamundurit, që ata vetë i kanë katandisë në këtë derexhe. E shtrohen tavolinat, e zbukurohet gjithçka rreth e qark, e bëjnë sikur ndihmë japin, edhe patronazhistat këta priftërinj të përpunuar, që e kane shitë vehten tek djalli edhe ata mjeranë që gjithqysh e dinë çfarë kanë heqë… E ashtu të veshur me rroben e turpit mëshirplotë, ua mbushin pjatat me helmin e mashtrimit pikërisht, atyre që i kanë katandisë ashtu me pushtetin e tyne të paligjshëm. Janë ata të braktisur, të pa pension, të pa kujdesje, të pa ndihmë sociale, ata që besuan se këto monstra do të ndryshonin diçka!! Dhe ashtu të katandisur i gëzohen pjatës së supës, për një drekë dhe një të nesërme do futen në atë skutën e tyne të pa dritë e të pa zjarr, të pa shtroje e pa mbloje, se ata bamirësa i kanë rrjepë gjatë kohës gjithçka. E këto bamirësa luajnë theatron e turpit duke i katandisë kështu mjerane, dhe vetëm një ditë në vit vijnë e sajdisin!!!
O Zot, o kuje… ky popull i lodhur nga tradhëtia. Fillon e mbaron viti dhe ata mbyten nga mizerja. E thonë pastaj që ka ardhë demokracia! Po demokracia, s’ka fytyrën e mizerjes o të mjerë…!
Dhe jeta vazhdon… dhe vitet ikin, qytetarët ndërkohë s’kanë marrë as pronat, s’kanë as banesa, s’kanë të ardhura, as rroga e s’kanë as pensione të mjaftueshme mbijetese, s’kanë as përkujdes mjeksor, (po të sëmuresh do të dorëzosh gjithçka, edhe qindarkënën e fundit) nëpër spitale dhe i gjithi ky theatër asht një akt i pafund mbijtese i një populli, që mashtrohet me kenaqësi çdo orë e çdo ditë…
E çi duhet ma këtij populli se kush asht i djathtë apo i majtëë… Të gjithë vijnë marrin, vjedhin, e rjepin dhe ikin… ama një herë në vit vijnë e ia mbushin një pjatë me supë si ceremoni festive, e përbetohen për mashtrimet përgjat një viti s’kanë qenë të vërteta… edhe të shkretin popull e rjepin si berrat e kurbanit.
Ja, ky asht spetakli ma i turpshëm i vitit ku hajnat përbetohen për ndershmëri, bamirësi e zemërgjerësi. O Zot, o Zot… si asht katandis ky popull! Ndërsa në krahun tjetër jeta vazhdon e zhurmshme. Përfituesit me tam-tame të dhjamur e të panginjur nga fitimet përrallore festojnë me modelet më të avancuara të kohës. Koncertet me Dua Lipat, konkurset e dancit, festivalet e zhurmëshme të vajtojcave, ku të gjithë të lumtur këndojnë e konkurojnë për kupat e lavdisë në një mizerje të plotë… Stacionet televizive që predikojne marramendjen e këtij populli që asht kaq i realizuar, mes një realitet vrastar… E një pjesë që besdiset kur i lexon këto rreshta sepse e kanë kalu lumin për vehte, ajo pjesa e mbingopur nga grabitjet e pafundme…
Eh i mjeri popull, që s’di nga të besojë dhe mbetet për një pjatë spirilang të Lali Erit, shefi i guzhinës bamirëse të fund vitit, që vjent të purifikojë ndërgjegjen e që e grryn nga mbrenda, po tashma asht shitë i gjithi dhe asht kthy në predikues i sëë mirës dhe aq kandshëm predikon bashkim e dashuri!!!
Ja ky theatër luhet çdo vit… dhe sa mbarojnë festat, vazhdon ndëshkimi i katandisjes në keq e më keq. Ata hallexhinjtë futen si minjtë në skutat e tyne e nuk i sheh njeri më me sy… dhe kanga e mjerimit refreni ditëve pafund të një populli të braktisur nga ligji e drejtësia, mbetur në dorë të priftërinjve patronaz(h)ista… e mos harroni… Besojini prap, e braktisni vehten në mizerje!!
Nëse ka ndonjë akademist, le të shkruaj ndryshe, për ditët e hareshme të fund vitit nën kujdesin e demagogëve të Partisë!!

Marre nga Muri i Fb i Kazanova Aliaj, 26 dhjetor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.