back to top
15.5 C
Tirana
E diel, 14 Prill, 2024

Një realitet që e vërtetoi koha… – nga Kurt Kola

Gazeta

Perkujtimi i Vangjel Lezhos - Spaç 28 maj 2019
Perkujtimi i Vangjel Lezhos – Spaç 28 maj 2019

Një realitet që e vërtetoi koha…

nga Kurt Kola

Shumë kohë përpara, kur isha në burgun e Burrelit, kam lexuar librin: Fiziologjia dhe psikologjia e femrës, e shkruar nga një fiziopsikolog italian, të cilit i kishte marrë 20 vite kohë, dhe po nga ky libër kishte marrë gradën shkencore Akademik!
Në studim kishte marrë çifte nga kombet e mëdhenj si Anglia, Franca, Rusia, Italia, Kina, Japonia, Gjermania, India dhe Spanja.
Nga studimi i fiziologjisë dhe psikologjisë së femrave përkatëse kishte pasqyruar karakteristikat e trashgimisë të secilit komb…
Në rrëfimin tim do përqëndrohem vetëm te femra ruse… Karakteristikë të së cilës nxjerr “besnikërinë bashkëshortore” mbas martese.
Në shkrimin “Kujtese” para këtij që po paraqes, përmenda emrin e Vangjel Lezhos, që e pushkatuan në Spaç!
Vangjeli kishte kryer studimet për gjuhë-letërsi në Moskë, ku edhe qe martuar me një bashkëstudente ruse dhe bashkë me të erdhën në Shqipëri.
Kur i ashtuquajturi BS e goditi diktatatorin Stalin, diktatori Hoxha, u prish me të dhe urdhëroi të gjithë ish studentët e martuar me vajzat ruse të ndaheshin dhe t’i dëbonin!
Vangjeli, ra dakord me gruan, që ajo të ikte bashkë me vajzën 2 vjeçe me vizë ndërsa ky të arratisej…
Ajo me vajzën ikin në Bashkimin Sovjetik, ndërsa Vangjeli qysh në tentativën e parë e kapet në kufi dhe e dënojnë me 25 vjet burg për tradhëti ndaj Atdheut!
Mbas 19 vitesh burg, Vangjelin e riarrestojnë në burg dhe pushkatojnë!!!!

Përkujtimorja për gazetarët e pushkatuar Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani në Tiranë
Përkujtimorja për gazetarët e pushkatuar Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani në Tiranë

Ra diktatura…
Në 1993, unë jam kryetar i shoqatës të ish të dënurve politikë. Pa pritë e pa kujtuar, një ditë më vijnë në zyrë dy gra dhe një vajzë e vogël rreth 10 vjeçe!
“Unë, jam ish bashkëshortja e Vangjel Lezhos, kjo është vajza ime dhe e Vangjelit, ndërsa kjo është mbesa ime Vangjelica, – u prezantua gruaja ruse tashmë e mplakur dhe me flokë krejt të thinjura…
I tregova se kam ndejtë rreth një vit e gjysëm me Vangjelin…
Më pyeti për të me një interesim të mallëngjyer… I thashë vetëm fjalë të mira, se ashtu qe Vangjeli realisht…
Pastaj, përmes lotësh, më tha: “Unë nuk rreshta kurrë se dashuruari atë njer!! – dhe shtoi, – për ta patur prore në kujtesë i kam vënë emrin mbesës “Vangjelica”!
Deri këtu interesimi ishte më shumë se brenda dashurisë së një martese të këputur në fillesë të saj…
Por, qëllimi i ardhjes nga Moska në Tiranë e kapërcen çdo kufi dashurie…
“Kam ardhur tek ju që të më ndihmoni të gjej eshtrat e Vangjelit, t’i marr me vete e t’i varros në Moskë!”
I befasuar deri në shastisje, mendja më shkoi tek akademiku i madh italian…
Kur kuptoi dhe u bind se isha krejt i pafuqishëm për ta ndihmuar në aktin më sublim të dashurise së një Zonjë për bashkëshortin, mezi u çua nga vendi, dhe ashtu e plogështuar nga melankolia e dhimbjes, doli nga zyra e ndjekur nga e bija dhe mbesa Vangjelica…
⁠.
Marrë nga muri i fb i Kurt Kolës, 11 gusht 2021

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.