Një përkthim me vlerë i teksteve biblike – nga Isak Ahmeti

0
9
Psallmet - Anton Nikë Berisha
Psallmet - Anton Nikë Berisha
Psallmet - Anton Nikë Berisha
Psallmet – Anton Nikë Berisha

Një përkthim me vlerë i teksteve biblike

nga Isak Ahmeti

Përkthimi mi i ri i teksteve biblike, i teksteve të Psalmeve,
në shqip, vjen me librin: “Psalmet” (shqipërimi dhe Parathënia)
nga Anton Nikë Berisha,
një figurë poliedrike në letrat shqipe…
Giuseppe Napolitano
 
Librit: Psalmet në shqipërimin e Anton Nikë Berishës (botues Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër-Pult, Shkodër 2017), kushtuar kujtimit të Dom Gjergj Gjergjit Gashit, nxitës dhe përcjellës i pjesës më të madhe të këtij përkthimi të Psalmeve, i paraprin parathënia e thukët me titull: “Psalmet – Qenësi e Biblës dhe “Kopsht i simboleve dhe i përfytyrimeve, nga Anton Nikë Berisha.
Prof. Isak Ahmeti
Prof. Isak Ahmeti

Pas Parathënies vjen edhe shkrimi me titull: Disa fjalë për përkthimin e Psalmeve.

Në Parathënie (fq. 7-30), autori shkruan se Psalmet janë jo vetëm dëshmia më e mirëfilltë e rëndësisë së besimit të njeriut në Hyjin dhe besëlidhjes me të, por ato, Psalmet, bashkë me Këngën e Këngëve dhe Jobin janë ndër krijesat më poetike të Besëlidhjes së Vjetër që kanë zgjuar, me vlerat shumështresore që kanë, interesimin e jashtëzakoshëm të një vargu teologësh dhe studiuesish të periudhave e të moshave të ndryshme dhe teksti i tyre përligj një rrafsh të lartë të vlerave poetike shprehëse dhe të komunikimit poetik, të pasura me simbole dhe të shtjelluara mirëfilli. Libri i Psalmeve, sipas Shën Tomë Akuinit, në universalitetin e vet përfshin gjithë materien e teologjisë. Arsyeja pse ky libër biblik është më i përdoruri nga Kisha është se përmban në vete gjithë Shkrimin (e Shenjtë). Veçantia e tij është ajo që përsërit, nëpërmjet formës së lavdërimit, gjithë atë që librat e tjerë e shtjellojnë nëpërmjet mënyrave të rrëfimit, të këshillimit e të shqyrtimit. Qëllimi i tij është të nxit të lutesh, ta lartësosh shpirtin deri tek Hyji nëpërmjet të kontemplimit të madhërisë së tij të pamatur, nëpërmjet meditimit të përsosmërisë së lumturimit të amshuar, nëpërmjet komunikimit me shenjtërinë e Hyjit dhe imitimin e vijueshëm të përsosmërisë së tij.
Psalmet nuk janë vetëm dëshmi e besimit në Hyjin dhe mistereve të dashurisë, por edhe krijesa poetike, art i fjalës, ato kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, ato shqiptojnë dukuritë përmes strukturës tekstore poetikisht të lartësuar. Kjo e shton vlerën e tyre si mesazhe si mundësi ndikimi në marrësin, domethënë kushtëzojnë një komunikim shumëfish më të qenësishëm e më gjallërik. Vlerën dhe rëndësinë e shumëfishtë të Psalmeve e ka konstatuar edhe Andre Chouraqui, te vepra: Il Cantico dei Cantici e introduzione ai Salmi, Roma 1980 (të cilit i është referuar shpesh edhe autori i parathënies), kur shkruan se është vështirë të imagjinohet një intensiitet më i madh i mendimit, një koherencë më e fortë e të shprehurit, e përcjell (e bartur – A. N. Berisha) me një shkëlqim më të lirshëm se sa në këtë burim të pashterrshëm të jetës.
Rëndësia e shumëfishtë e Psalmeve përligjet edhe nga këto fjalë të Andre Chouraqui “Dy mileniume e disa shekuj na ndajnë nga autorët e Psalmeve; ata, pa pikë dyshimi, nuk do ta kishin njohur botën në të cilën jetojmë; ne ende nuk reshtim të gjendemi në këngët e tyre; koha nuk i ka shthurur (prishur) përfytyrimet e tyre dhe mesazhet e tyre nuk pushojnë të jenë aktualë (A. Chouraqui,vep. e cit. fq.192).
Thuhet se në Psalme, siç ndodh edhe në librin e Proverbave, është njeriu që flet, që nënkupton vetë të Shuguruarin dhe e bën këtë në formën e këngës, të poezisë e të lutjes. Kënga, vlerëson autori i Parathënies (fq.25), nuk është vetëm një modalitet praktik i përdorimit të Psalmeve, po është një fjalë që shpreh dhe komunikon në mënyrë të gjallë, të formësuar, ndjenjat njerëzore. Kënga duhet të merret si një ilaç kundër indiferencës, sipërfaqshmërisë me të cilën zakonisht e përballojmë jetën. Për më tepër, edhe sipas Thomas S. Eliot, Psalmet janë, si tekste poetike, “kopsht i simboleve dhe përfytyrimeve” që dëshmohet nga vetë tekstet e Psalmeve, ku është përligjur shkathtësia dhe aftësia poetike të lartësuar e autorëve të tyre si: Davidi, Asafi, Solomoni, Moisiu, Etani, Hemanini, etj.
Vlerat poetike të mëdha e të shumta të Psalmeve, sipas autorit të Parathënies, kanë kushtëzuar që ato të bëhen burim i rëndësishëm frymëzimi i shkrimtarëve dhe i kompozitorëve të brezave dhe të kohëve të ndryshme, jo vetëm pse shqiptojnë ngjarje nga historia shekullore e Izraelit, si popull i zgjedhur i Hyjit, por para së gjithash pse i shprehin ato përmes një sistemi të pasur shprehës poetik dhe për shumësinë e mesazheve që dalin prej tyre.
Krejt në fund le të theksojmë se, përkundër vështirësive të shumta që ka hasur gjatë procesit të përkthimit të Psalmeve , A. N. Berisha, në bazë të përvojës dhe bagazhit kulturor që ka, ka arritur ta ruajë tekstin e Psalmeve, kuptimin qenësor të fjalëve, të vargjeve dhe të tekstit në përgjithësi; teksti i Psalmeve, në këtë libër, është thënë me shqipe të mirëfilltë që i bën ato më të afërta dhe të kuptueshme për lexuesin shqiptar. Ky libër, përkatësisht Psalmet në shqipërimin e Anton Nikë Berishës, sipas një krahasimi që kam bërë me përkthimet e deritashme në shqip, na dalin më të bukura, artistikisht më të arrrira se çdo përkthim tjetër i deritashëm. Është ky përkthim një kontribut i paçmueshëm në fushën e përkthimeve të teksteve biblike në shqipe.

 

Related Images:

Artikulli paraprak238 të internuar vdiqën në kampet telash me gjemba në vitet 1949-1953 – Kastriot Dervishi
Artikulli tjetërNë Kampin e Tepelenës asht ba ç’a s’asht ba kurr n’ftyr t’toks nga Luljeta Progni
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.