10.5 C
Tirana
E diel, 3 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Ndrron jetë Rrok Mirdita – Kush ka qenë Imzot Rrok Mirdita?

on

|

views

and

comments

Imzot Rrok Mirdita (1939-2015)
Imzot Rrok Mirdita (1939-2015)

Njoftim për shtyp i Arkidioqezës

Metropolitane Tiranë – Durrës

Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës me shumë dhimbje njofton se sot me datë 7 dhjetor 2015, rreth orës 14.30, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, si pasojë e një hemoragjie cerebrale, ka kaluar në shtëpinë e Atit, Bariu i saj, Shkëlqesia i Tij Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Qysh me datë 4 dhjetor 2015, Imzot Mirdita ka pësuar një insult cerebral. Menjëherë i është nënshtruar atë ditë një ndërhyrje kirugjikale dhe është ndjekur në repartin e terapisë intensive të Neurokirigjisë ku ka vazhduar në gjendje kome. Pavarësisht të gjitha përkujdesjeve dhe përpjekjeve nga ana e stafit të Neurokirigjisë, gjendja e tij ka ardhur duke u përkeqësuar derisa sot ka ndërruar jetë.

Imzot Rrok Mirdita
Imzot Rrok Mirdita

Kush ka qenë Imzot Rrok Mirdita?

Mons. Rrok Mirdita ka lindur në Këllezen të Ulqinit (Mal i Zi), më 28 shtator 1939. Shkollën fillore dhe të mesme e ka ndjekur në vendlindje. Ka kryer Liceun Klasik dhe studimet filozofike dhe teologjike në Zagreb, me rezultate të shkëlqyera.
U shugurua meshtar më 4 korrik 1965, nga Arqipeshkvi i Tivarit, Aleksander Tokiç. Deri në 1973, ka zhvilluar veprimtarinë e vet baritore ndër famullitë shqiptare të dioqezës së Tivarit (Mal i Zi). Në këtë vit dërgohet nga Arqipeshkvi i Tij në New York për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve shqiptarë në nevojat baritore pranë qendrës “Zoja e Këshillit të Mirë” në Bronks (Bronx).
Në përkim me Arqipeshkvin e Tivarit Eminenca e Tij Card. Terence Cook, Arqieshkvi i New York.
me një dekret të 19 qershorit 1981, e inkardinon në dioqezën e tij duke e ngarkuar me veprimtarinë baritore pranë qendrës “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Në 1985, Eminenca e Tij Kardinal O’Connor Arqipeshkëv i New York-ut e emëron administrator të qendrave Katolike Shqiatare “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe “Shën Pali”.
Në 28 shtator 1989, emërohet nga i njëjti arqipeshkëv, famullitar i famullisë së re “Zoja e Shkodrës”, e themeluar nga vetë Mons. Rrok Mirdita.
Gjatë viteve në New York do të merret me përkushtim të veçantë me çështjen e të larguarve nga Shqipëria, me të cilët bashkëndan dramën e dhimbjes e fatkeqësinë e të afërmve të mbetur në atdhe, të cilët i trajtojnë si tradhëtarë.
Në 1991, viziton Shqipërinë, që e kishte njohur përmes emigranëve shqiptarë të Sh.B.A-së dhe solidarizohet me plagët e këtij vendi të martirizuar.
Në 1992, Papa Gjon Pali i II e emëron Arqipeshkëv i Durrës-Tiranë. Pas këtij emërimi largohet për t’u vendosur në Shqipëri duke u përkushtuar për ngritjen shpirtërore dhe promovimin njerëzor të popullit besuar kujdesit të tij baritor.
Më 24 prill 1993, shugurohet Ipeshkëv nga Papa Gjon Pali i II, gjatë udhëtimit të tij apostolik në Shqipëri, në Katedralen e Shkodrës, së bashku me tre klerikë të tjerë të mbijetuar nga regjimi komunist. Të njëjtën ditë bën hyrjen zyrtare në dioqezë së bashku me Atin e Shenjtë.
Në vitet 1994-2000, është president i Caritasit Shqiptar dhe angazhohet fuqishën në lehtësimin e vuajtjeve të shkatuara nga lufta e Kosovës.
Më 29 mars 1999, i bën thirrje institucioneve të ndryshme Katolike të Europës për t’iu ardhur në ndihmë popullsisë në nevojë të skajshme, thirrje së cilës i përgjigjen me efktshmëri shumë prej tyre.
Në vitin 1996, zgjidhet Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe kryetar i parë i Shoqërisë Biblike Ndërkonfensionale në Shqipëri, shoqëri e sapo themeluar.
Në vitin 2000, Sovrani i Maltës i jep titullin Kapelan i Kryqit të Lartë “ad honorem” duke e vënë në kategorinë e mësuesit të madh.
Në vitin 2002, përfundon ndërtimin e Kishës Katedrale të Shën Palit Në Tiranë, duke i dhuruar bashkësisë katolike një pikë referimi për rritjen shpirtërore, gjë që do të lejë shenjë në zhvillimin shoqëror e shpirtëror të vendit.

Papa Gjon Pali i II Imzot Frano Illia e Imzot Rrok Mirdita 1993
Papa Gjon Pali i II Imzot Frano Illia e Imzot Rrok Mirdita 1993

Në janar të vitit 2005, Papa Gjon Pali i II e lartëson në rangun e Arqipeshkvit Metropolit dhe më 29 qershor të të njëjtit vit, merr nga Papa Benedikti i XVI në Bazilikatën e Shën Pjetrit Platinium e Metropolit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës i jep titullin Qytetar Nderi, duke vlerësuar ndihmesën e jashtakonshme të Arqipeshkvit për zhvillimin e harmonisë fetare, rilindjen e besimit në të gjithë vendin dhe maturinë me të cilën ka ndihmuar në kapërcimin e vështirësive politike. Po të njejtin titull i jep edhe Kryetari i Bashkisë Rrëshen, për ndihmesën e shkëlqyer në ndërtimin e strukturave kishtare.
Për më se 13 vite Arqipeshkvi është angazhuar që Kisha Katolike më Shqipëri në këtë dioqezë të rëndësishme, t’i vijë në ndihmë të gjithë kategorive të popullsisë.
Për këtë arsye i ka nxitur misionarët që të angazhohen në fushën e arsimit, atë shëndetësore, në mbrojtjen e fëmijëve, në mbështetjen e familjeve në vështirësi dhe në strehimin e të braktisurve përmes hapjes së shkollave fillore (fillore, e të mesme), azileve, qendrave sociale, shkollave profesionale, qendrave shëndetësore, dhe atyre për fëmijët e braktisur, si dhe një qendër për rekuperimin e të rinjve të prekur nga droga, dhe e gjithë kjo pa bërë diskriminime fetare e shoqërore.
Në vitin 2006, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Alfred Moisiu i ka akorduar “Urdhërin Nënë Tereza” me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në ndërtimin e institucioneve të Kishës Katolike në Shqipëri; për vëmendjen e veçantë të dialogut ndërfetar; për angazhimin në themelimin e institucioneve të ndihmës sociale dhe ndihmesës së njerëzve në kushte të pafavorshme”.
Në maj 2006, asambleja e zakonshme e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë e zgjedh rishtas Kryetar të saj.
Ne vitin 2010, Presidenti i Republikës Z. Bamir Topi i akordon urdhërin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”,
Me 13 maj 2013, Akademia Ndërkombëtare Bonifaci 8, i akordon titullin Akademik Nderi.
(M)

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.