10.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Ndërroj jetë publicisti, shkrimtari, poeti dhe ish i burgosuri politik Reshat Kripa

on

|

views

and

comments

Reshat Kripa (1936-2019)
Reshat Kripa (1936-2019)
Ndërroj jetë publicisti, shkrimtari,
poeti dhe ish i burgosuri politik Reshat Kripa.
Ngushllime Familjes.
Varrimi bëhet nesër datën 06.12. 1019 ora 12.00
.
Shuhet Reshat Kripa, një nga luftëtarët e palodhur të rezistencës antikomuniste shqiptare, një punëtor i palodhur për Lirinë dhe demokracinë, një veprimtar i pakompromis kundër komuinzmit dhe mbetjeve të tij. Zemra e Reshat Kripës pushoi në moshën 83-vjeçare. Ai ishte nga figurat e njohura antikomuniste në vend, ish-burgosur dhe i përndjekur politik, që provoi burgun dhe torturat që në moshë të re.
Pena e Reshat Kripës nuk u lodh së denoncuari falsitetion e demokratizimit të vendit dhe luftoi pa kompromis riaktivizimin e komunistëve të nomenklaturës, përgjegjësve të krimeve të diktaturës, ish hetuesve sadistë. Ai denoncoi pa frikë, me kuarjo. Media shqiptare humbi një publicist kurajoz.
Gazeta Dielli
.
Reshat Kripa
Reshat Kripa

Reshat Kripa – Ishte vetëm 15 vjeç

kur luftonte komunistët me Trakte

Tre djem, secili me një histori të veçantë pakënaqësie ndaj regjimit të Enver Hoxhës, ishin betuar para flamurit pa yll, se do të frymëzonin një lëvizje të gjerë popullore për rrëzimin e regjimit.
Tre djem 15-vjeçarë, në Vlorën e vitit 1951, kishin krijuar një organizatë antikomuniste me emrin “Atdhetari” dhe ishin betuar ta luftonin regjimin komunist me armët që ata kishin në dorë: trakte frymëzuese, me thirrje të drejtpërdrejta që synonin t’u hapnin sytë shqiptarëve për rreziqet e komunizmit.
Njëri prej tyre, Reshat Kripa, sot 83 vjeç, e ka rrëfyer historinë e rrallë, në emisionin “Dosja K” të gazetares Admirina Peçi.
Siç rrëfen Reshat Kripa, falë këtij aksioni të pazakontë, qyteti i tyre shpesh zgjohej me trakte të ngjitura mureve, ku bëhej thirrje për rrëzimin e regjimit komunist. Përmbajtja e tyre ishte aq e guximshme dhe thirrjet aq të drejtpërdrejta, saqë askush nuk mund ta besonte se ato ishin vepër e një grupi fëmijësh.
Këta tre djem, secili me një histori të veçantë pakënaqësie ndaj regjimit të Enver Hoxhës, ishin betuar para flamurit pa yll, se do të frymëzonin një lëvizje të gjerë popullore për rrëzimin e regjimit.
Mbrëmjeve vonë, në lagje të ndryshme të qytetit, ata ngjisnin në mure traktet që i shkruanin vetë me shkronja shtypi, për të mos u njohur.
Për sigurimin e shtetit, kjo ngjarje ishte alarmuese. Hetimet e tyre mund të lidheshin me grupe kundërshtarësh të fuqishëm, por kurrësesi asnjë pistë e hetimeve nuk do t’i çonte tek këta 14-15 vjeçarë. Kjo, derisa një natë, dikush i zbuloi…
Ishte maj i vitit 1951. Djemtë kishin shpërndarë trakte e bërë thirrje për afro 5 muaj, që nga janari e deri në maj të atij viti. Natën e arrestimit, në hetuesi, Reshat Kripës i kishin kapur edhe një trakt në xhep, të cilin ai nuk kishte mundur ta shpërndante…
Veç kësaj, të gjithë traktet e tyre, që nga i pari e deri tek i fundit, Sigurimi i Shtetit i kishte arkivuar gjatë ditëve të hetimeve.
Pas arrestimit, siç dëshmon Reshat Kripa, të tre djemtë ishin torturuar në hetuesi, për më shumë se 6 muaj. Ai tregon se gjatë torturave çuditërisht nuk e pyesnin për traktet dhe aktivitetin e organizatës së tij, por e pyesnin se ku i kishte fshehur babai i tij tregtar, florinjtë.
Tre djemtë u gjykuan në tetor të vitit 1951, nga Gjykata Ushtarake e Durrësit dhe për shkak të moshës minorene, u dënuan nga 5 vjet heqje lirie Reshat Kripa dhe Myrteza Baboçi, dhe me 3 vjet Jorgo Basho.
Por, çfarë shkruanin kundër komunizmit, këta tre djelmosha, në traktet e tyre?
Shkëputur nga dokumentari “Reshat Kripa, djaloshi i trakteve antikomuniste”, po sjellim disa prej këtyre trakteve të guximshme. Trakte të shkruara nga Reshat Kripa në muajt shkurt-maj 1951, arkivuar në dosjen gjyqësore të Myrteza Baboçit, Reshat Kripës dhe Jorgo Beshos, gjykuar në Gjykatën Ushtarake të Durrësit
 
Censurë komuniste...
Censurë komuniste…

***

Shokë
Duke pasur flamurin kuq e zi të Skënderbeut të ngrihemi që të gjithë të luftojmë për lirinë e grabitur.
Të ngrihemi të shpëtojmë nga zgjedha e Hoxhës së vogël dhe xhelatit Mehmet Shehu
Përpara!
Për Shqipëri, për liri për flamurin kuq e zi!
 
***
Vëllezër dhe motra
Zgjohuni prej gjumit të rëndë të robërisë. Shikoni shtypjet që po ju bëhen prej barbarëve komunist.
Shikoni tmerret, krimet, vrasjet dhe torturat që po bëhen sot në çdo anë të Shqipërisë.
E ardhmja jonë do të jetë e lumtur në rast se ju ngriheni për të luftuar!
Atdhetari
 
***
Thirrje
Shokë!
Luftoni për liri për jetën e lumtur
Mos kini frikë nga vdekja se pse kush e bën vehten për atdhe nuk ka vdekur, por ka le.
Poshtë Stalini dhe satelitët e tij, poshtë duhanxhiu Enver Hoxha, poshtë satrapi Mehmet Shehu.
Poshtë partia Pseudo-Komuniste
Atdhetari
 
***
Thirrje
Shokë Atdhetarë!
Gjer kur do të duroni këtë robëri!
Shikoni jetët e lumtura që po bëjnë vendet e perëndimit.
Përse jo dhe neve të bëjmë një jetë të tillë?
Poshtë partia pseudo-komuniste
Atdhetari
 
***
Poshtë partia Komuniste
Rroftë nacionalizmi dhe Anglo-Amerikanët mësonjësi jonë
Poshtë Stalini dhe Enveri dhe këlyshat e tyre
Poshtë komunizmi!
Mos u besoni komunistëve, ata ju gënjejnë. Luftoni për liri nëse doni të përqafoni burrin tuaj, djalin tuaj ose vëllanë tuaj në një të ardhme të afërt tek ju, në shtëpinë tuaj në tokën tuaj të lindjes.
Komunistët na torturojnë dhe na persekutojnë, ata vrasin më të mirët nga ne për të na kallur frikën për të na vënë në gjumë por ne nuk ju përulemi këtyre të poshtërve.
Vrajini këto mizoret të mallkuar, më mirë vdekjen në luftë se sa jetën në skllavëri…
Atdheu është në rrezik!
Traktet e atdhetarit do t’ju tregojnë të vërtetën sado e hidhur që të jetë për Shqipërinë tonë e vërteta do të triumfojë!
Vdekje barbarëve pseudo-komunistë…
Atdhetari”
.
Marre nga muri i Fb i Agustin Miraka, 5 dhjetor 2019

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.