back to top
10.5 C
Tirana
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Ndahen çmimet e edicionit të dytë të konkursit poetik ‘KultStrofa’ – nga Alberina Haxhijaj, Gili Hoxhaj

Gazeta

Kultplus 2018 - Takimi i Dyte
Kultplus 2018 – Takimi i Dyte

Ndahen çmimet e edicionit të dytë

të konkursit poetik ‘KultStrofa’

nga Alberina Haxhijaj, Gili Hoxhaj

Kur nji lajm i mirë t’vjen në nji ditë keqe
s’asht gëzim prekës veç i njatij që i përket gëzimi,
po edhe për krejt tjerët që ditët ma t’vështira
të Arjola Zadrimës i vuejmë si pjesë tonat!
Përzgjedhja e poezisë së saj ndër dhjetë ma të mirat e Kultplusit
ishte nji fitore që atë e ka emocionue fort,
po edhe sikur vlerësimi për Të, të ndalesh njaty ishte mjaft.
Po kur ajo asht vlerësue edhe si fituesee Kultplusit të Dytë
jena ndje fitues edhe ne tjerët që Jolën e duem fort,
edhe pse k’to ditë dimni i janë edhe ma gri ditët e saj!
Jolë,
ti ban dritë me rrebelimin tand, ti ban dritë me dashninë tande,
ti ban dritë me lirshmëninë tande, ti ban dritë me vargjet e tua ndër ne!
E ky vlerësim s’asht pos puna jote e vyeme dhe e pashterrë!
Kështu që duhet edhe tjera energji me e gëzue diellin tand
që edhe këto ditë të vogla dimni në hikje,
mos t’na pengojnë me t’lexue ma mirë e me t’dashtë ma fort!
jozef radi, 7 shkurt 2018
 
Arjola Zadrima - Fituesja e KultPlusit 2018
Arjola Zadrima – Fituesja e KultPlusit 2018
Emin Emini, Shkumbin Haxha, Sibel Halimi,
Adem Gashi, Brikenë Ceraja Beka, Arlinda Guma,
Manjola Brahaj, Liridon Mulaj, Erlind Sulko
dhe Arjola Zadrima ishin dhjetëshja më e mirë
e këtij edicioni të dytë të Kultplusit.

Ekipi i Kultplusit është zhvendosur sonte në Hamam Bar për t’i dhuruar Prishtinës një mbrëmje të poezisë. Të rrethuar nga miq dhe shkrimtarë të cilët tash kanë një bagazh të madh letrar prapa vetes, duke mos harruar edhe shkrimtarët e rinj dhe duke ju dhuruar forcë dhe stimulim.

“Ne nuk e kemi pasur të përditshme postimin e poezisë dhe herën e parë kur kemi vendosur postimin e poezisë, ka qenë e rrezikshme, mirëpo ka dalë që poezia po pëlqehet dhe prej një poezie në ditë që e kemi pasur fillimisht, kemi vendosur që t’i postojmë dy deri në tri poezi gjatë ditës”, u shpreh Arbër Selmani, redaktor në KultPlus dhe moderator i natës letrare.
Kështu vargjet filluan të lundronin përreth të pranishmëve, në edicionin e dytë të konkursit të poezisë Kultstrofa.
Para shikuesve fillimisht jehuan vargjet e poezisë “Letër engjëllit tim mbrojtës” nga Ragip Syla, duke dëshmuar forcën poetike të këtij konkursi. Sylaj ishte fitues i edicionit të parë të natës letrare të ‘Kultstrofës’.
Poezitë vazhduan njëra pas tjetrës duke bashkuar kështu poetët nga treva të ndryshme shqiptare dhe duke sjellë fjalë të shqiptuara në dialektin gegë por edhe toskë, madje edhe fjalë të vjetra të ruajtura nga shqiptarët të cilët jetojnë në mërgim, shkrimtarë të cilët përmes poezive rikthehen në vendlindjen e tyre.
Sibel Halimi u radhit në vendin e tretë në këtë edicion me “Vdekje e bardhë”, ndërsa Adem Gashi u radhit i dyti me poezinë “U dogj filmi”.
Në mungesë të katër autorëve, aktorët Florist Bajgora dhe Ftesa Hazrolli lexuan poezitë e atyre që munguan fizikisht.
.
Erenestina Gjergji- Halili,  kryetare e jurisë Kultplus 2018
Erenestina Gjergji- Halili,
kryetare e jurisë Kultplus 2018
Erenestina Gjergji- Halili, kryetare e jurisë së edicionit të dytë të KultStrofës, tha se në këtë konkurs janë përpjekur të tregohen sa më objektiv duke mos i lexuar as emrat e konkurrentëve, gjatë vlerësimit.
“Nëse kishte ndonjë poezi për të cilën juria ishte 100 për qind dakord, pa asnjë debat, ishte poezia e Arjolës dhe për këtë meriton një duartrokitje”, – u shpreh Erenestina, duke shtuar se ajo këto duartrokitje i meriton jo vetëm për sintezën poetike e atë gjuhësore por edhe për guximin për t’u shprehur në gegnisht.
E pra, ishte Arjola Zadrima autorja që fitoi vendin e parë këtë edicion të konkursit. Arjola e pati të pamundur të ishte e pranishme në natën letrare në Prishtinë, por çmimi do t’i shkojë në shtëpinë ku ajo banon. Ajo mori lajmin me anë të rrjeteve sociale dhe nuk i mbajti lotët kur u lidh drejtpërdrejtë me momentin kur u shpall fituese.
Adil Olluri – anëtari tjetër i jurisë, çmoi lart faktin se aplikimet për këtë edicion erdhën nga treva të ndryshme, nga shqiptarë andej Drinit.
Halil Matoshi – anëtar tjetër i jurisë, nuk ishte i pranishëm në natën e leximit shkaku i angazhimeve tjera personale.

.

Pjesmarrës në aktivitetin - Kultplus 2018
Pjesmarrës në aktivitetin – Kultplus 2018
Në fund të kësaj nate letrare për të cilën interesimi ishte i jashtëzakonshëm, Ardiana Pajaziti – kryeredaktore e KultPlus, falënderoi të gjithë lexuesit e Kultplus – gazetës së vetme shqiptare online për art dhe kulturë.
Sponsor gjeneral i këtij edicioni ka qenë ProCreditBank, ndërsa sponsorë të tjerë janë Hamam Jazz Bar, Rockuzinë dhe Hotel Nartel.
Foto: Arben Llapashtica

.

http://www.kultplus.com/libri/ndahen-cmimet-e-edicionit-te-dyte-te-konkursit-poetik-kultstrofa/
 
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.