Murgesha Shqiptare – simbol i tragjedisë italiane të tërmetit në Amatrice

0
6
Tërmeti në Italinë Qëndrore (24 gusht 2016))
Tërmeti në Italinë Qëndrore (24 gusht 2016))
Tërmeti në Italinë Qëndrore (24 gusht 2016))
Tërmeti në Italinë Qëndrore (24 gusht 2016)

Tërmeti në Italinë Qendrore

Prej 20 vitesh që jetoj në Itali,
ka ndodhur shpesh të ballafaqohem me tërmete tronditëse,
ndër të cilët ai i Umbrias dhe Marches,
ai i Aquilas ku humbën jetën 309 vetë
dhe së fundi tërmeti i Amatriçes që ka marrë
rreth dyqind jetë njerzish në nji fshat me 2600 banorë.
Sigurisht për secilin prej këtyre tërmeteve,
kam ngjarjet dhe ankthet e mia personale,
kur me zhurmë përpiqesha t’i nxirrja jashtë fëmijët,
e ta qetësoja situatën me shpresë që ngjarja t’mos përsëritej më.
Edhe tërmetin e fundit kësisoj e përjetova
si ankth pasi dy herë u detyrova me pak hapa
të dal në tarracën e pallatit
dhe ta shihja qytetin si tundej dhe zhurmonte frikshëm.
Imagjino gjendjen e atyre që kanë jetuar
në epiqendër të këtij tmerri.
Ngushëllimet e mia gjithë atyre
që kanë humbur të afërmit dhe miqtë,
po edhe atyre që kanë humbur shtëpitë, bizneset e qetësinë e tyre…
jozef radi, 25 gusht 2016

E mërkurë, 24 gusht, ora 3:36 e mëngjesit një tërmet me magnitudë 6.0 (shkalla Richter), me epiqendër në afërsi të Amatrices dhe Accumolit, dy vende të vogla (respektivisht me 2,600 dhe 670 banorë) në provincën e Rietit. Tërmeti i parë, me epiqendër në Accumoli, kishte një magnitudë prej 6.0, një thellësi prej 4 km dhe zgjati 142 sekonda!! Në 3:56, tronditja e dytë në Amatrice, me një magnitudë prej 4.4 (shkalla Richter).
Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe vullkanologjisë, deri në orën 8 të 25 gushtit, kanë ndodhur më shumë se 470 lëkundje tërmetesh, 85 lokalizuar si ngjarje sizmike të madhësisë mes 3.0 dhe 4.0 gradë Richter, dhe 8 tërmete mes 4.0 dhe 5.0 dhe një me magnitudë më të madhe se 5.0 gradë Richter, që ka ndodhur në fushën e Norcias (PG), me magnitudë 5.4 në orën 04:33.

Departamenti i Mbrojtjes Civile thotë se janë 250 vdekje. Numri i të shtruarëve nëpër spitale ka arritur deri në 365 të palgosur. Kurse Fabrizio Curcio, kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile, është i shqetësuar mbasi numri i viktimave, mund të jenë në dimensione më të rënda se ai i Aquilas, ku të vdekurit ishin 309 vetë.
Viktimat më të shumta janë në Amatrice, ku në orët e fundit po rritet trishtueshëm numri i vdekjeve, i cili po i afrohet shifrës së 200 të vdekurve.
Tërmeti qe i shkallës 6.02 gradë Richter dhe goditi kryesisht tre fshatra, Amatrice, Accumoli dhe Arquata del Tronto në zonën midis Marches, Lazios dhe Abruzzos. Janë regjistruar rreth 470 lëkundje tërmeti gjatë ditës së sotme…
Këshilli  i  Ministrave miratoi një buxhet  prej 50 milion eurosh për gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e Tërmetit. Njoftoi kryeministri Matteo Renzi në fund të mbledhjes së këshillit të ministrave.

Murgesha shqiptare Mariana - mbas termetit
Murgesha shqiptare Mariana – mbas termetit

Murgesha Shqiptare – simbol i tragjedisë italiane në Amatrice

Amatrice: historia e Motër Marianës:
“Shihja veçse gjak dhe pluhur:
jam e shpëtuar prej një engjëll”

Murgesha është fotografuar e përgjakur dhe në gjendje shock-u, ndërsa përpiqej të thirreste të afërmit me telefonin e saj celular… Imazhi i saj është bërë një simbol i tërmetit tragjik që goditi Italinë Qendrore me 24 gusht, në orën 03.36 minuta
Ajo është bërë një nga figurat simbol të tragjedisë në Italinë Qëndrore. Fytyra e saj e gjakosur, e shtrirë përtokë, ndërsa flet në telefonin celular me një shprehje të trazuar dhe me një tronditje dhe pikëllim të thellë. Kjo është foto e Motër Marianës, 32 vjeçe, e cila i mbijetoi tërmetit shkatërrues që preku në veçanti Amatricen, Arquata del Tronto dhe Accumolin. Ajo ka rrëfyer momentet e terrorit nën rrënoja, kur një “engjëll”, – siç ajo e quan – i ka shpëtuar jetën e saj.
http://www.tgcom24.mediaset.it

Suor Mariana - Më shpëtoi nji engjëll!
Suor Mariana – Më shpëtoi nji engjëll!

Tërmeti në Amatrice dhe Motër Mariana:

”Një djalë më ka shpëtuar mua, ai është një hero”

“Ai rrezikoi jetën e tij që të më shpëtojë, duke bëri një akt heroik dhe Zoti do ta shpërblejë atë.” Kështu thotë Motër Mariana, 32 vjeçarja shqiptare, e cili ishte në Amatrice në manastirin “Don Minozzi”, me pushime. Tre murgesha të tjera u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit, ndërsa ende vazhdojnë kërkimet nëpër rrënojat e manastirit të tri motrave ndërkohë që katër të ftuar të strukturës janë të zhdukur pas këtij tërmeti.
http://video.repubblica.it

Pjesë nga Tërmeti i 24 gushtit 2016
Pjesë nga Tërmeti i 24 gushtit 2016

Tërmeti në Italinë Qëndrore – Dëshmia e një murgeshe shqiptare

Dëshmia e një murgeshe të shpëtuar nga një mrekulli: “U ndjeva si të isha brenda një gremine!”
“Mendova: “Mori fund gjithçka!” dhe kam dalë jashtë ndërtesës për të kërkuar ndihmë, por pashë se gjithçka ishte shembur, kjo ishte e gjitha një greminë…!” Në fjalët dhe në sytë e Motër Marianës është gjithë terrorri atyre çasteve, kur qyteti  Amatrices – qe mikpritës i tyre në manastirin e tij – tashmë i shembur i gjithi nën goditjet e tërmetit të dhunshëm të mëngjesit të 24 gushtit.
Murgesha shqiptare ka rrëfyer për mikrofonët e ADN Kronos, natën e saj të ankthit, që çoi në shkatërrimin e manastirit “Don Minozzi”, ku ajo banonte dhe ku përpjekjet e ndihmës ende s’kanë qenë në gjendje të tërhequr të mbeturit nën gërmadha .
“Isha në ndërtesën e shkatërruar në kohën e tërmetit. Isha vetëm në dhomën time. U ngrita, sepse ndjeja diçka që s’ishte në rregull. Kur e kuptova se ishte tërmet dhe pashë se gjithçka po rrënohesh, nisa të dëshpërohem.” Instinkti i parë ishte të dilja jashtë, në oborrin e manastirit, por skena ishte apokaliptike. Nuk kishte asnjë kalimtar për të kërkuar ndihmë.
“U ktheva në dhomë për të marrë veshjet, sepse po ndjeja ftohtë: Pashë dollapin që ra, gërmova mes mbetjeve dhe mora rrobat. Por ndërtesa vazhdonte të shkërmoqej, dhe unë u fsheha nën shtrat.” Motër Mariana atëhere është përpjekur të ndihmojë brenda dhe jashtë ndërtesës, me qëllim  të ndihmojë veten dhe 5 motrat e mbetura nën gërmadha.
“Më në fund erdhi një djalë, ai kishte dëgjuar ulëritën time. Nuk e di se si kishte mbrritur deri aty. Më mori, dhe unë shkova mbas tij dhe kështu shpëtova.” Pasi mbrrita në një vend të sigurt, mendimi i parë i Marianës fluturoi drejt familjarëve të saj!
“Reagimi im i parë ishte të thirrja të dashurit e mi për të paralajmëruar se isha në rregull dhe të kërkoja prej tyre, të luten për mua.”
Nëse historia e saj është nji histori shpëtimi, fati i motrave të tjera të “Don Minozzi” është ende i panjohur. Tre prej tyre – duke përfshirë edhe vetë Marianën – në fakt tashmë janë të sigurta, por 3 të tjerat ende nuk janë nxjerrë nga ekipet e shpëtimit. Në mesin e të pagjeturve të bllokuar nën manastir ka edhe katër persona të moshuar, të ftuar nga struktura fetare.
Buxheti final mund të jetë shumë më i rëndë.
http://www.huffingtonpost.it/2016

 

Related Images:

Artikulli paraprakNji poezi e Jorge Luis Borgesit sjellë dyfish në shqip nga nji shqiptar i Tuzit: Albert Bikaj
Artikulli tjetërBardha Gjon Markagjoni – prej moshës 20 vjeçare burg-internim-persekutim nga Fatbardha Saraçi – Mulleti
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.