Muret misterioze që kur u ndërtuan nuk u dëgjua asnjë tingull – nga Robert Martiko

Shkrimtari Robert Martiko

Shkrimtari Robert Martiko

Muret misterioze që kur u ndërtuan

nuk u dëgjua asnjë tingull

nga Robert Martiko

Me përjashtime të rralla, jo vetëm vendësi por edhe emigranti, përfshirë intelektualin e lartë me grada shkencore, mund të shkojë në një vend të huaj: në Paris, Londër, Nju Jork, etj. dhe të mos i hapen kurrë sytë. Kujton se gjithçka shkon në rregull për njohuritë e tij. Është plotësisht i bindur për këtë. Nuk e luan topi. Por, për gjënë më themelore, sesi mund të ndryshojë njeriu, nuk do t’ia dijë. As që i shkon në mendje dhe as që preokupohet për të mësuar.
Poeti i famshëm grek, Konstantinos Kavafis, ka bërë një poezi mjaft të veçantë. Ideja është se jetohet në një botë, ku qenie të padukshme iu kanë ngritur njerëzve mure të lartë, pa e kuptuar. Ata nuk dëgjuan kurrë asnjë zhurmë muratorësh. Nuk dëgjuan asnjë tingull. Kështu mbyllet njeriu në mënyrë të padukshme nga bota e jashtme, qysh në barkun e nënës. Muret janë vetë natyra përreth, shoqëria, familja, periodat historike, zakonet, traditat, kushtet, etj. Indianit të Andeve apo eskimezit as që i shkon në mendje se është prè e mureve, po kështu afrikanit, kinezit, dhe gjithë banorëve të botës, me përjashtim të individëve me mendje të hapur, që dinë të shpërthejnë Murin. Disa gabojnë duke thënë se Kavafi është pesimist dhe se kjo vjershë i përket vetmisë. Jo! “Muret” për njeriun me inteligjencë emocionale, jo inteligjencë titujsh pa vlerë, janë shtytje për të ndryshuar, për të rilindur shoqëria dhe mendimi gjoja i kualifikuar.

Muret janë vetë natyra...

Muret janë vetë natyra…

Dalja nga “Muret” është pikërisht ABC-ja e njohurive. Të tjerat janë: “të kemi për të thënë”. “Muret janë mundësi për të parë vetveten në pasqyrë, për një shoqëri pa të ardhme, pa shpresë, të bllokuar keq. Historikisht në Shqipëri nuk është folur kurrë për Rilindje Shpirtërore, prandaj shoqëria mbetet gjithnjë në qorrsokakët e historisë, në kaos e përçarje të përjetshme. Ja vë në dukje një rektori universiteti këtë temë dhe fishkëllen pa e çarë kokën. Ndonëse tema në fjalë është për të gjallët një dramë pa mbarim…

Marre nga muri i FB Robert Martiko, 24 janar 2023

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook