back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ndikimi fetar u bë pengesë vendimtare në pesë momente kyçe për funksionimin e kombit – nga Rrahim Sadiku

Gazeta

Rrahim Sadiku
Rrahim Sadiku

Ndikimi fetar u bë pengesë vendimtare

në pesë momente kyçe për funksionimin e kombit

nga Rrahim Sadiku

Janё pesё momente kyçe nё historinё shqiptare, kur feja ndikoi pёr mosfunksionimin dhe moszhvillimin normal tё kombit.

Momenti i parё:
Nё fillim tё shekullit XVIII, kur pasi ndodhi Komuna e Parisit, te popujt e shtypur e tё robёruar u ngjall etja komb, pёr liri e pёr shtet. Shqiptarёt, shumica muslimane, nuk shihnin tё ardhme pa Perandorinё Osmane dhe kombёtaren nuk e ngritёn nё nivel veprimi e bashkimi, pёr tё kёrkuar tё drejtat e tyre dhe krijimin e shtetit tё tyre. Kurse popujt tjerё, fqinj tё tyre, u bashkuan, zhvilluan kryengritje dhe fituan unitetin kombёtar dhe sё paku, bёrthamёn e kombit tё tyre dhe shtetit tё tyre. Shqiptarёt zhvilluan disa kryengritje lokale, kryesisht me karakter ekonomik dhe mbetёn vasalё tё Perandorisё.

Momenti i dytё:
Pёrcaktimi fetar i shumicёs sё popullsisё shqiptare ndikoi nё vendimet qё u morёn me Paqen e Shёn Stefanit, vendime kёto qё pak a shumё u ruajtёn edhe nё vendimet e Kongresit tё Berlinit, ku popujt e robёruar paraqitёn kёrkesa pёr liri, shtet e njohje. Shqiptarёt, pёrsёri pёr shkak tё fesё, nuk paraqitёn kёrkesa kombёtare e shtetformimi nё Kongresin e Berlinit. Ata kishin 17 kёrkesa pa karakter kombёtar apo pёr shtet tё vetin nё kёtё kongres, ku kёrkonin autonomi nёn Turqinё ose nёn ndonjё shtet tjetёr.

Momenti i tretё:
Lidhja Shqiptare e Prizrenit nё fillim ishte kundёrvёnie vendimeve tё Kongresit tё Berlinit, por pa kёrkesa pёr ndarje nga Perandoria Osmane. Edhe pse Abdyl Frashёri e disa tё tjerё kishin koncepte kombёtare e shtetformuese pёr popullin dhe vendin e tyre, nuk kishin mundёsi ta shprehnin hapur qёndrimin e tyre, sepse kishin kundёr shumicёn e pjesёmarrёsve nё kёtё Lidhje. Kur u bё vonё, ata dolёn hapur dhe luftuan pёr qёndrimet e tyre, por Perandoria i shkatёrroi, vrau, burgosi e shpёrnguli shumicёn e atyre qё nuk e shihnin tё pёrjetshёm sundimin osman nё trojet shqiptare.

Momenti i katёrt:
Pas humbjeve nё fushёbeteja me evropianёt, Perandoria Osmane shtrohet nё tavolinёn e bisedimeve dhe mё 1906 pranon qё nё Kosovё, afёr Ferizajt (aty ku sot ёshtё Kampi i KFOR-it) tё vendosej njё kamp ushtarak austro-hungarez dhe rreth 400 shtёpi me familjarё tё oficerёve qё do ta udhёhiqnin kampin. Kampi do tё vendosej nё verё tё vitit 1908. Ky pranim ndёrkombёtar ishte shumё ndesh me aspiratat serbomёdha ndaj trojeve shqiptare dhe Serbia gjatё atyre dy viteve, punoi me shqiptarёt fanatikё e me klerikё muslimanё, qё ky kamp tё mos lejohej nga ana e tyre dhe pёrhapёn parullёn “Nuk ia japim tokat llatinit”. Nё korrik tё vitit 1908, nё Ferizaj u mblodhёn mbi 50 mijё shqiptarё qё kundёrshtonin ardhjen e austro-hungarezёve dhe çeshtja e kёtij kampi u mbyll. Por, nuk duhet harruar se po tё ishte vendosur ky kamp, nё Konferencёn e Londrёs nuk do tё bisedohej se kujt do t’i takonte Kosova dhe shumё troje shqiptare, sepse do tё ishte ai kamp qё do tё tregonte pёrkatёsinё kombёtare dhe shtetёrore tё tyre.

Momenti i pestё:
Mё 12 gusht 1912, kryengritёsit shqiptarё, tё udhёhequr nga Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Bajram Daklani e tё tjerё, çlirojnё Shkupin dhe Bajram Daklani vendos flamurin kombёtar nё Kёshtjellёn e Shkupit. Hasan Prishtina fillon punёn pёr tё bёrё pёrgatitjet e duhura qё tё shpallej pavarёsia e tokave shqiptare dhe Shkupi kryeqytet i Shqipёrisё. Agjentёt osmanё dhe serbё alarmohen e fillojnё tё pёrgatisin imamёt e fanatikёt muslimanё, qё me asnjё kusht tё mos pranohej e lejohej tё ndodhё kjo. Delegacione imamёsh e fanatikёsh vijnё e shkojnё te Shtabi i Kryengritjes dhe kёrcёnojnё se nёse shpallet Shqipёria e Pavarur, rrugёt e Shkupit do tё laheshi me gjak shqiptar. Kёrcёnimet dhe tubimet e tyre ishin aq serioze, sa lufta vёllavrasёse ishte nё prag dhe kryengritёsit detyrohen tё heqin dorё nga qёllimi i tyre parёsor.
Pa shkuar shumё muaj, nё tetor 1912, ushtria serbe pushton Shkupin dhe e lanё qytetin me gjak shqiptarёsh, por tashti pёr qёllimet e saj.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.