Miti i Sizifit dhe shqiptarët
nga Fitim Zekthi
Më duket se ne si komb kthehemi gjithnjë në pikën ku nisemi. Nuk kemi fuqi ta ngjisim diçka pa u kthyer përsëri. Ky është fati jonë, ndëshkimi jonë.
Sizifi ishte Mbreti i Efirës dhe u dënua nga perënditë të mbante një gur mbi shpinë duke u ngjitur në majë të malit i cili rrokullisej poshtë. Ngjitja dhe rrokullisja vazhdonin në përjetësi. Ai u dënua për shkak se ftonte në pallatin e tij njerëz dhe i vriste, ai kërkoi të vrasë vëllanë dhe joshi të bijën e tij, ai lidhi thanatosin pasi arriti ta gënjejë duke bërë që të mos kishte më vdekje dhe duke tërbuar Aresin… Shkurt u dënua për megalomaninë dhe mashtrimet.
Për këtë mit ka dhjetra interpretime.
Lukreci thotë se ai personifikon politikanët që aspirojnë për detyra politike dhe dështojnë gjithnjë, humbin gjithnjë. Pushteti i cili kërkohet me ngulm dhe forcë, me intriga dhe lloj lloj veprimesh te pamoralshme, pikërisht ky pushtet në thelb është “një gjë bosh” është në fakt ky gur që mbahet shpinë thotë Lukreci. Edhe ne si komb, të shikuarit e pushtetit në këtë mënyrë na bën gjithnjë të kthehemi aty ku ishim.
Politikanëve tanë u është kthyer pushteti bash si ky guri që mban Sizifi. Ky gur në fund rri në shpinë të popullit.
.
Marrë nga muri i Fb i Fitim Zekthit, 3 shkurt 2021
.
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.