back to top
24.5 C
Tirana
E enjte, 16 Maj, 2024

Miresevjen të prehesh në Dheun tënd Qazim bej Mulleti…. – nga Adriatik R. Dosti

Gazeta

Qazim Mulleti - Prefekt i Tiranes
Qazim Mulleti – Prefekt i Tiranes

 Miresevjen të prehesh në Dheun tënd Qazim bej Mulleti….

nga Adriatik R. Dosti

Përmes një postimi publik të mikut tim të mirë e piktorit të njohur tiranas Adnand Deda këm mësuar lajmin se me 28 Gusht vjen të prehet në Atdhe, figura e njohur patriotike dhe nacionaliste e atdhetarit të njohur dhe intelektualit të spikatur kryeqytetas, Qazim bej Mulletit…
Të them të drejtën ndjeva një kënaqësi qytetarie e shqiptarie të veçantë, një lehtësim shpirtëror e një ndjenjë ku fisnikëria, nderi, respekti e mirënjohja në fund të fundit, pas vuajtjesh pa fund e errësirës vrastare, triumfojnë ndaj së Keqes… dhe vënë drejtësinë në vendin që i takon…
Kurrë s’ka ndodhur deri me sot që errësira të triumfojë mbi Dritën… dhe kurrë s’do të ndodhë as sot e as mot…
…Kam shkruar kohë më parë një shkrim të gjatë e të veçantë ku kam treguar me detaje se cili ishte Qazim bej Mulleti, dhe ç’përfaqëson për Tiranën e Shqipërinë figura komplekse e tij…
I lindur në Tiranë më 20 dhjetor të 1893 në një familje patriote e fisnike tironase…
U arsimua e u shkollua, por edhe u dipllomua në universitetet më të mira të Janinës, Vjenës e të Stambollit…
Patriot, nacionalist e intelektual i orëve të para… madje pjesmarrës e organizator i ngritjes së flamurit kombëtar në Tiranë gjatë periudhës që Shqipëria shpallte pavarësinë e saj kombëtare…

Kutia metalike me eshtrat e Qazim Mulleti
Kutia metalike me eshtrat e Qazim Mulletit

Luftëtar i Pavarësisë, por edhe i mbrojtjes së trojeve shqiptare nga hordhitë fashiste e shoviniste serbo-greke…
Antikomunist dhe në rrethana ende të paqarta plotësisht edhe antizogist… por mbi të gjitha shqiptar i ndershëm e atdhedashës.
Shumë i ditur, i kulturuar e i lexuar…e mbi të gjitha i njerëzishëm deri në admirim.
Fliste disa gjuhë të huaja e kish një ndër bibliotekat më të pasura në Tiranën e viteve 1935-44.
Ishte kryetar i Bashkisë së Tironës në periudhen 1939-40, si dhe Prefekti i Tirones në 1942-44!
Dhe pikërisht ata që e shanë, ofenduan, poshtëruan… i degdisën familjen në internim dhe e dënuan me vdekje në mungesë… komunistët, ishin më së shumti ata që gjatë luftës u ndihmuan e u shpëtuan prej plumbit e burgut fashist pikërisht prej Qazim bej Mulletit… por dihet pabesia e soj-llojit të tyre… ndaj dhe shprehja e pavdekshme e tij se: mirë që jon rracë e poshtër, por shtohen ene si fara e hisllit… mbetet ende postulat mençurie…
E mbi të gjitha ajo ç’ka doli nga goja e tij në ato vite se… “po zdrypi katunaria m’qytet… kombi osht m’rrezik!” çka Shqipëria e shqiptarët e vuajtën saktësisht e më së shumti në periudhën 1944-90, mbetet një nga shprehjet më të mençura e me brilante që unë personalisht di e citoj herë pas here… e deri më sot.
Për t’i shpëtuar vdekjes së sigurt prej dorës së sadistëve komunistë, Qazim bej Mulleti fill pas lufte iku në Itali… duke gabuar rënde teksa la familjen e tij në Tiranë…gjithesesi duke qenë idealist e duke besuar e shpresuar se ata që sapo kishin ardhur në pushtet – komunistët nuk do të shkonin aq larg… derisa të merreshin kanibalisht edhe me familjen e tij… të cilën Monstrat për hir të së vërtetës e masakruan me plot kuptimin e fjalës për vite e vite me radhë… duke kulmuar edhe me komedinë e tyre “të famëshme” e denigruese por tepër të neveritëshme e qesharako-sharlataneske – “Prefekti”!

Qazim Mulleti dhe dy vellezerit e tij...
Qazim Mulleti dhe dy vellezerit e tij…

Qazim bej Mulleti ndërroi jetë në moshën 63 vjeçare në Rocca di Papa [Romë] të Italisë, në vitin 1956… dhe pas një kalvari të dhimbshëm shumëvjecar post-mortor… më së fundi pas plot 67 vjetësh arkëmorti i tij do të mbërrijë të hënën e 28 gushtit 2023, në Atdhe e në Tironën e tij të dashur e të shtrenjtë të cilën ai e deshte aq fort…
Më mirë vonë se kurrë!
Falenderoj nga zemra të gjithë ata që bënë të mundur rivendosjen në panteonin e nderit të burrave të shquar të kombit tonë!
Eshtë në nderin e dinjitetin e çdo shqiptari të ndershëm, atdhetar, nacionalist, patriot, demokrat e antikomunist… veçmas edhe një lloj detyrimi moral e qytetar për çdo familje tironase që të dalë e ta presë e ta përcjellë me nderimet e respektin e duhur për në Dheun e tokës së tij Mëmë… shumë të nderuarin Qazim bej Mulleti…
Eshtë në nderin e bashkisë së Tiranës e veçmas edhe një lloj detyrimi patriotiko-kombetar i antareve te opozites ne keshillin bashkiak te Tiranes qe te kerkojne e insistojne qe sheshit ne Pazarin e Ri ti vihet emri i nderuar i Qazim bej Mulletit… e që prej aty busti i terroristit bolshevik Avni Rustemi të zëvendësohet me bustin e tij…
Nderi dhe dinjiteti i një kombi e i një populli fillon e mbaron pikërisht aty… kur ai di se si ta shkruajë e ta mbrojë historinë e tij të vërtetë kombëtare.
Marrë nga Muri i FB Adriatik R. Dosti, 24 gusht 2023

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.