Mbylle Zërin e Amerikës nga Edison Ypi

0
11
Voice of America - Zëri i Amerikës
Voice of America - Zëri i Amerikës
Edison Ypi
Edison Ypi

Mbylle Zërin e Amerikës

nga Edison Ypi

Zoti Trump,
E kam ndjekur me vite Zërin e Amerikës. Me frikë, me kufje, me dritare të mbuluar me batanije, me valë të mesme, të shkurtra, të gjata, mes zhurmash, fërshëllimash, rrapëllimash, krismash. Kam njohur plot të tjerë që gjithashtu e kanë dëgjuar Zërin e Amerikës pa u epur nat’ për natë, deri në fund të jetës, derisa kanë vdekur. Bënim një lloj gare në atë kohë kush e ka dëgjuar më gjatë pa ndërprerje.
Një miku im e ka dëgjuar Zërin e Amerikës 35 vjet rrjesht pa e lënë asnjë ditë, as kur kishte qënë sëmurë apo çfardo arësye tjetër. Megjithatë e vërteta është se as unë dhe askush, as atëhere dhe as tani, nuk kujtojmë asgjë eksluzive të dëgjuar nga Zëri i Amerikës. Kemi qënë entuziastë. Por entuziastë në hava. Përveç mbajtjes gjallë të frymës, si dhe një filli të padukshëm që na bashkonte ne që e dëgjonim, që s’ësht pak, nuk bëjmë dot asnjë bilanc të gjithatyre frikërave, gjithë asaj vëmendjeje që i kemi kushtuar.
Lidhur me spekulimet sa e rrezikshme ishte ta dëgjoje dhe pasojat që mund të vuaje, e vërteta është kjo; Askush nuk është futur në burg apo internuar vetëm sepse dëgjonte Zërin e Amerikës. Përdornin një djallëzi tjetër. Të burgosnin për të tjara shkaqe, dhe, pavarsisht sa e vërtetë ishte, shtonin se “dëgjon radiot e huaja”, ndonjëherë edhe “dëgjon Zërin e Amerikës”, por pa cilësuar se çfarë konkretisht kishte dëgjuar. Ishte e qartë pse vepronin në këtë mënyrë. S’kishin se ku të kapeshin. Zëri i Amerikës nuk transmetoi pothuajse kurrë ndonjë gjë të rëndësishme që të kishte lidhje direkte me skëterrën dhe banorët e skëterrës. Vetëm anës e anës gjëra që i dinim. Gjatë atyre viteve, përveçse për t’u llafosur me njëritjetrin që të mos na fikej kandili, nuk na ka shërbyer pra për gjë tjetër. Ky kontribut nuk është zero. Por tepër pak nga vendi drejt të cilit mbanim sy e veshë natë e ditë.
Zëri i Amerikës ka qënë një lloj luani që gjithë kohën fle i rrethuar nga ca kaproj me lot në sy që dridhen nga frika e një kopeje me ujq që i ndjek. Luani është zgjuar ndonjëherë sa për të bërë shurrën dhe për t’u shtriqur e për t’ia futur përsëri gjumit, duke i lënë kaprojtë të habitur se pse nuk ua nguli dhëmbët ujqërve nga pas.

Donald Trump - Presidenti i 45 i ShBA.
Donald Trump – Presidenti i 45 i ShBA.

Më beso zoti Trump,
ësht tepër e përgjumur ajo radio! Për të mos thënë çfarë pëshpëritet se ka qënë dhe është e mbajtur peng nga Sigurimi, sot e kësaj dite dremit e dremit pa u ndalur brenda një letargjie të pafundme. Pa folur pastaj për një lloj ndryshku që e karakterizon, zërat e spikerave, për shembull, ashtu i ka ajo radio, si një pllaqurtitje me ta shpif, si një gllugllugllu pa pik lezeti që duket sikur vjen nga fundi i detit.
Sot që shqiptarët informohen nga qindra drejtime në njëmijë mënyra, Zëri i Amerikës ka mbetur më batall se kurrë. Nuk do të thotë asgjë se e përcjellin nja dy televizione. Nuk janë shqiptarët që ulen para atyre televizioneve për të parë Zërin e Amerikës. Janë ato televizione që ua sjellin shqiptarëve Zërin e Amerikës para fytyrës.
Kur s’na duhet neve, s’mund t’ju duhet juve që e bëni për neve. Mbylle. Jo për arësye politike, ideologjike, gjeostrategjike. Thjesht sepse nuk ka rendimentin e duhur. Tashmë që Shqipëria është e hapur, mundësojua shqiptarëve ta prekin Amerikën “live” dhe jo me ndërmjetësinë e eterit. Nëse ke ndonjë ide tjetër për ta sjellë Zërin e Amerikës në binarë duke e reformuar thellësisht që tu përcjelli shqiptarëve me efikasitetin e nevojshëm idetë novatore të administratës së re, byrum, bëje. Ama po e le kështu si është, më mirë mbylle.

Voice of America - Zëri i Amerikës
Voice of America – Zëri i Amerikës

Mbylle Zërin e Amerikës, hap Amerikën.
Hiç mos kij frikë se mund tja zërë vendin ndonjë radio ruse, arabe, kineze, turke etj. S’ka cili vend t’i zihet diçkaje që vend kurrë nuk ka pasur. S’ke për të humbur asgjë nga mbyllja e diçkaje që ekziston, por askush nuk di të thotë kujt i lypset, pse duhet, cilit qëllim i shërben. Përkundrazi ka shumë të ngjarë që përmes këtij veprimi mëse të arsyeshën t’i bësh një të mirë sado modeste një populli i cili ngaqë ende nuk di si ta përdori Lirinë ndjehet më rehat duke u ngushtuar se duke u zgjeruar. Sidomos pakicës së këtij populli, e cila të drejtën e ka por nuk e gëzon dot për shkak të shumicës thellësisht të indoktrinuar për faj të së cilës shumicë ky vend shkon pa u ndalur nga skemat piramidale te vetshkatërrimi, nga vetshkatërrimi tek hashishi, nga hashishi te krimi, e kështu me rradhë. Është e paimagjinueshme se si ti si biznesmeni super i suksesshëm mund të lejosh diçka që në mënyrë kaq flagrante bie ndesh me prakticitetin amerikan. Megjithatë ti e di vet ç’bën. Sa më lart nuk është më tepër se një sugjerim dashamir.
Gazeta Standard, 14 nëntor 2016

Related Images:

Artikulli paraprakLeksionet e munguara të Profesor Isuf Luzajt
Artikulli tjetërNjë vështrim mbi letërsinë e Patrick Modianos përgatiti Anila Xhekaliu
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.