Mbreti Zog I – Nderohet nga Shteti i Izraelit

1
17
Mbreti Zog i I dhe Leka i II
Mbreti Zog i I dhe Leka i II
Mbreti Zog i I dhe Leka i II
Mbreti Zog i I dhe Leka i II

Mbreti Zog I

nderohet nga Shteti i Izraelit

Kujtimi i Mbretit Zog I, u nderua nga Shteti i Izraelit më 27 janar 2014, ditën ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit, gjatë një ceremonie në muzeun kombëtar në Tiranë…
Ditën e 27 janarit 2014, që përkon me ditën ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit, Shteti i Izraelit nderoi kujtimin e Mbretit Zog I me një çmim special, gjatë një takimi të organizuar nga Ambasada e Izraelit dhe Bashkia e Tiranës në Muzeun kombëtar në Tiranë.
Çmimi mban këtë motivacion: “Për kontributin e veçantë në ndihmën e dhënë ndaj refugjatëve hebrenj të ardhur në Shqipëri gjatë periudhës së Holokaustit.”
Motivacioni, i theksuar edhe në fjalën e mbajtur nga Shkëlqesia e Tij Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Z. David Cohen, nënvizon se shumë familje hebraike ia detyrojnë jetën e tyre në veçanti Mbretit Zog si dhe gjithë shqiptarëve.
Si pasardhës i Mbretit Zog I dhe kreu i Familjes mbretërore, LTM Princi Leka II i Shqiptarëve u ftua të merrte këtë çmim gjatë një ceremonie ku morën pjesë shumë personalitete, si dhe krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri.
29 Janar 2014

Urdhëri Mbretnor i BESES
Urdhëri Mbretnor i BESES

King Zog I

honoured by the State of Israel

The memory of King Zog I was honoured by the State of Israel on January 27 2014, Holocaust Memorial Day, during an international meeting holded at the National Museum in Tirana.
On January 27, 2014, King Zog was honoured by the State of Israel: “On behalf of the State of Isreal, the Ambassador of Israel to Albania presents this special award to HM King of the Albanians, Ahmet Zogu, for his special contribution in offering a welcome heaven to Jewish refugees during the Holocaust.”
“Many Jewish families owe their lives to King Zog in Particular and Albania in General. He who Saves one life is as though he has saved the entireworld“, emphasized David Cohen, Amassador of Israel in Albania”.
As King Zog I’s heir HRH Prince Leka II of the Albanians, head of the Royal House, was invited to receive this award by HE David Cohen, during a moving ceremony organised ad the National Museum of Tirana which was attended by many personalities and the chiefs of the religious communities in Albania as well.
http://gazetadielli.com 31 janar 2014
English translation

Related Images:

Artikulli paraprakSami Dangëllia – Historia e njeriut që vuajti një jetë në burgjet komuniste
Artikulli tjetërFaik Konica (1875-1942) – Shpirt skllavi
Jozef Radi
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.