back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 20 Maj, 2024

Mbi Konfliktin Rusi-Ukrainë – Refleksion nga Hajro Çini

Gazeta

Hajro Çini
Hajro Çini

Mbi Konfliktin Rusi-Ukrainë

Refleksion nga Hajro Çini

A e kanë kuptuar të gjithë në Moskë se Putini sapo ka vrarë
Aktin Themelues të (bashkëpunimit) NATO-s me Rusisë?
Që NATO tani do të jetë e lirë të vendosë trupa pa kufizim
në të gjithë anëtarët e rinj të NATO-s qmrë pas vitit 1997,
duke përfshirë edhe armët bërthamore?
Wolfgang Ischinger

Harta e konfliktit Rusi - Ukraine
Harta e konfliktit Rusi – Ukraine

Putini mori pushtetin në një kohë që Rusia ishte pothuajse e falimentuar, me një ekonomi jashtzakonishte të dobët, me një ushtri me moralin përtokë, dhe me një komb pa asnjë shpresë dhe me një nivel korrupsioni që kishte mbërthyer çdo qelizë të Rusisë.
Për 22 vjet ai ja ndërroi faqen në mënyrë të jashtzakonshme, forcoi ekonominë, forcoi ushtrinë, ja ngriti shumë lart moralin dhe krenarinë, ndërhyri në mënyrë shumë efikase dhe efiçiente në Siri dhe e rriti prestigjin e Rusisë në nivele që ajo as e kishte ëndërruar. Ai rindërtoi shtetin, me dorë të fortë, se shteti vetëm ashtu mund të ndërtohet kur mungojnë intitucionet e konsoliduara. Shkurt ai u tregua udhëheqës… deri dje.
E kisha menduar më të zgjuar Putinin, dhe mendova se ai do të luante bllofin për t’u marrë në konsideratë shqetsimet e Rusisë. Ai luajti shumë gabim me ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë, dhe se i hapi rrugën copëtimit të mëtejshëm të Rusisë, e do ta humbë këtë luftë.
Politika Amerikane kishte dy anë: tradicionalja që të luante si macja me miun me Rusinë, kur i duhej si mercenare, e paguante dhe ajo përdorej si mish për top, dhe e bënin armike kur nuk kishin armiq të fuqishëm, dhe një tjetër e promovuar nga Trumpi që Kina është bërë rrezik më i madh për interesat Amerikane në botë. Teza e Trumpi triumfoi më 2016, kur Politika Amerikane e rivlerësoi rrezikun kinez.
Por një rrezik akoma më i madh do të ishte një aleancë midis Kinës dhe Rusisë, për më tepër që India ka një marëdhënie të hershme me Rusinë, dhe pavarësisht interesave diametralisht të kundërta midis saj dhe Kinës, mund të anojë nga Rusia siç bëri gjatë 50 viteve të Luftës së Ftohtë.

Lufta Rusi - Ukraina (24 shkurt 2022)
Lufta Rusi – Ukraina (24 shkurt 2022)

Dalja e Turqisë si fuqi e madhe dhe pretenduese për të udhëhequr botën Islamike e komplikon akoma më shumë ekuacionin, ndërkohë që Europa ka një histori të gjatë luftrash midis shteteve të saj.
Në këto rrethana, sot kam mendimin, se USA i ka bërë llogaritë e saja. Rusia është fuqi shumë e madhe ushtarake, por edhe pse është rritur ekonomikisht është përsëri shumë larg për të përballuar një luftë të gjatë. Kina është bërë superfuqi ekonomike dhe fuqi shumë e madhe ushtarake. Buxheti i saj për ushtrinë është i dyti më i madh në baotë, pas atij Amerikan. Sa gjysma e këtij të fundit, por me kontroll më të rreptë dhe më rigoroz të burimeve te atij buxheti, krahasuar me atë të USA.
Për të eliminuar mundësinë e një rreziku Ruso-Kino-Indian, USA i del më mirë llogaria që të shkatërroi rrezikun rus si më të dobtin ekonomik, dhe më pas të ketë përballë një Kinë, aleanca e të cilës me Indinë, pa Rusinë në ekuacion bëhet e pamundur. Nga ana tjetër, sulmi rus mbi Ukrainën mbledh dhe rreshton Europën totalisht në krah të Amerikës. Pra me një gur, USA vret disa zogj njëkohësisht. Bashkon perëndimin rreth vetes për një periudhë të gjatë kohe, eliminon rrezikun rus, dhe bashkë me të edhe rrezikun e një aleance Ruso-Kino-Indiane. Putini gaboi shumë rëndë në llogaritë e tij, dhe se do të paguajë shumë rëndë.
Kur gabon inteligjenti çuditet edhe budallai.
Ish ambasadori gjerman në Washington dhe një nga arkitektët e marrëveshjes NATO – Rusi, shprehu publikisht në Twitter, zhgënjimin e tij me idiotsinë e Putinit:
“A e kanë kuptuar të gjithë në Moskë se Putini sapo ka vrarë Aktin Themelues të (bashkëpunimit) NATO-s me Rusinë? Që NATO tani do të jetë e lirë të vendosë trupa pa kufizim në të gjithë anëtarët e rinj të NATO-s më pas vitit 1997, duke përfshirë edhe armët bërthamore?!”

Marre nga muri i Fb i Hajro çinit 25 shkurt 2022

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.