back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Maksim Rakipaj – Trilussa m’Tironë

Gazeta

Trilussa m'Tirone - Perkthime nga Maks Rakipaj
Trilussa m’Tirone – Perkthime nga Maks Rakipaj

Nji ndjesë dhe nji urim për Maks Rakipajn

nga Jozef Radi

Diçka e shkruar që duhej ta kisha folur
për sjelljen në shqip të Trilussës…

Me Maks Rakipajn, jemi miq prej Trilussës…
Trilussa si duket edhe pse i vdekun, kur as unë dhe as Maksi nuk ishim në kët dynja… Ai na u bë nun dhe nji ditë të bukur këtu e dy vite të shkuara dhe u bëmë miq duke u bë kështu pjesë e humorit dhe e thumbave të Trilussës…
Duke qenë nji njohës relativisht i mirë i dialektit të Tiranës, po edhe nji përdorues i kujdesshëm i këtij dialekti ndër më të paqmit e ma të amblit e gjuhes shqipe, kalimin e Trilussës nga dialekti i tij roman (pra kryeqytetas), në dialektin e Tironës (prap kryeqytetas) m’u duk nji gjetje e artë, dhe nuk kisha si të mos e falenderoja si hapur po edhe në inbox me vërejtjet e mia, që nuk është se janë fort lëmuese… Nejse, kështu vazhduam gjatë gjithnji duke përdorë po të njëjtën frymë humori dhe po të njejtën gjuhë Trilusse, tashma në Tironse, duke i dhënë ngjyrë nji raporti që vërtet virtual, por që na bëri mjaft të afërt mes nesh…
Para disa ditësh, kur më lajmëroi për botimin e Trilussës kët vjeshtë, ishte prej atyne kënaqsive që ti e kupton, se nuk është fjala për përkthime rastësore, por tashmë për nji libër të plotë, për nji figurë të paraqitur dinjitetshëm te lexuesi shqiptar dhe këmbëngulje serioze për t’i dhanë Trilussën krejt atyne që ai i kishte kënaqur me përkthimet e tij…
Dhe kjo është fitorja me e madhe e Maksit, sjellja e Trilussë në shqipen e Tironës…

Para nji jave Maksi më bëri nji ftesë të jem në Durrës për të promovuar Trilussën e tij, dhe do të ishte nji rast i mrekullueshëm edhe të njiheshim dhe të ziheshim… Kisha aq shumë dëshirë, dhe i premtova që nëse do të ishte e mundur, do të isha atje për kënaqësinë time të madhe… E vërteta është së me gjithë përpjekjet e pata të pamundur, dhe më dhemb mjaft ideja që Trilussa që dikur na bëri miq virtualë, nuk mundi të na ulte në nji tavolinë dhe të pinim atë teken e rakisë që ai ma ka ofruar gjithnji.
Është shumë dëshpëruese miku im Maks… që sot të mos jem aty… Më beso se nuk ishte e mundur… Po  të jesh i sigurt se shumë shpejt do të gjendet nji rast të jemi bashkë… Mos e harro se Trilussa ka aq shumë poezi dhe aq shumë humor sa nuk mund ta dëshpërojmë me vogëlsitë dhe pamundësitë tona të këtyre ezileve pafund…
Të uroj shumë sukses, dhe me dhimbje të shkruaj për kët mosprani timen në nji festë të përkushtimit tënd…
19 tetor 2015

Trilussa m'Tirone - Kopertina e pasme
Trilussa m’Tirone – Kopertina e pasme

Trilussa – Carlo Alberto Camillo Mariano Salustri

-Fabula-

Adami ene Delja

Si mo i par’ Adami për gjon e gjall’,
i thot nji dit deles: – Prit içik, kadal’,
un krejt laskuriq, ti m’ke gjith kët lesh,
do ma japish t’gjith, se m’duhet m’u vesh,
ty nuk ka ça t’duhet, si thu, a flas drejt?
Pa nrejt kaptin hiç: – Beee, tha Delja shkret.

Kshu u vesh Adami. Sa kalun ca jav’,
pjell tre qingja delja, të bukur, të bardh’,
s’priti hiç Adami, të tre i përlau,
fësht ju futi thikën, i rropi, i çau,
m’duhen m’i hongër, si thu, a flas drejt?
Pa nrejt kaptin hiç: – Beee, tha Delja shkret.

U plak ene delja, shkun nja katër vjet,
nuk kishte mo tomël, fill leshi s’i met,
ene tha Adami: – si t’kalojn ca dit’,
po t’ther ne ty, kom hazër nji thik’,
nuk po m’lypesh mo, si thu, e kom drejt?
Pa nrejt kaptin hiç: – Beee, tha Delja shkret.

-T’lumt! – i tha robi, – Vallaj s’osht pak,
se ti disiplinën e paske m’gjak,
ne jo vetëm ti, por t’gjitha tuf’,
vetëm bee boni, rrini urt e but’,
ne pse kajher, punët nuk shkojn voj,
keq po m’vje vallahi, po nuk kom çër t’boj.
……………..

Trilussa (1871-1950)
Trilussa (1871-1950)

Arratisja e Luanit

Roja kopshtit zologjik
pa dashje, harroj gabimisht
hap derën e nji kafazit
-Nështina, me qi m’dul rasti,
tha luani, un iher po ja math…
e kshu dul pri burgu jasht.

Ku po shko? – i fol çakalli
-Anej ka sheshi, tha luani
miletit po i futem marë…
-Sa po m’dhimsesh, mër qyqar
i thot miku vet çakall…

Ku kujto ti, se je m’Romë,
kur i shkëlyjshe me dhomë
dele, dhi ne gladiatorë?
ka mërdhif aj muhabet,
ti halà se ke mor vesh?
nështi, pa leje pri nolt
nuk t’len kush ty m’i vra robt.

Po hike, mete pa pun’,
rri ktu t’thom e futja gjum’.
A e din si osht bo mileti?
njerzit sot hajn njoni qetrin.
………………….

Atësia

Gamorit ju mush menja nji dit djel’,
për me vu kunorë, me mor gru nji Pel’,
dasma do na u bojte mrena me nji stall’,
eh, sa gzim i modh, erdh gjith gjoja gjall’.

Erdh miza me mickonjën,
bubrreci me milingonën,
Miu me nji jaranesh,
Buçja me nji qen me lesh,
erdh Daci ne Moca,
Derri me gjith goca,
Lopa me jaranin,
Tigri me Luanin,
erdh’n me gjith familje
kafshët mo zengjine.

Ene çeli dasmën nji Muzat,
qi recitoj nji vjersh m’kët’rast:
-Qoft martes e lumtun,
ne uroj ky çifti i bukur,
nji Luan t’pjelli o miq!
-Ktu e dhive! – tha nji iriq.
Mushk del naj’ Pel e naj’ Krriç.
-Mos! – tha Muzati, – kujtova del naj’ Viç!

-Nime harrova, ma le vjershën përgjys!
Masnej, Mushk a Luan, çër pune u prish!
Ke ne kafshët përher ka qen tradit,
çër pjell gruja m’shpit, t’burrit jan fmijt!
……………………..

Trilussa (1871-1950)
Trilussa (1871-1950)

 Emnimet

-Du me dijt, – i tha Luanit Skilja-
-Pse ma ke vu ujkun ke Drejtsija?
Ke Delet, s’di a e ke mor vesh,
kjo ka ra shum n’sy për keq:
sepse ujku, t’gjith e dijn’
hyn ke delet – bo kërdin’.

-Për ça s’je mu mos m’u hiq,
Mret Luani u përgjigj,
-çër than Pulat ke harru,
kur Kshilltare t’pata vu?

Por nuk pjerdh për popllin Mreti,
kur ka hallin me majt Shtetin!
………………………………

“Heroi” i Kujdesshëm

E nërsa Qingjin, t’ngratin
po e çojshin ke kasapi,
kur maton Dashi ja pati:
-Maj veten! Forca! Lum si ti!
Ti po jep jetën për Liri!
Për Liri vallaj, për Ideal,
për t’gjith no qi jina gjall!
Kalimtar jina m’kët jet’,
njiher t’gjith kina për t’vdek’…

-Sa bukur, m’u bo mishi puprriq,
ah, sikur un – u përgjigj ky Qingj,
t’ishëm bo Dash, të m’kishin lon’,
njisoj si ty kishëm për t’thon:

Po jo me t’ça sumën, si bo ti,
me llafe m’hava, për bukuri,
d’i vejsha m’pun’ iher’ ata bri…
………………………

Kryqëzim race

Pela po i thot Gamorit:
Hik anej, more horr horri,
du nji rrac qi t’jet e imja,
du nji Kalë, t’i nrisi qimja.

Tha Gamori pa pritu:
-Moj ti Pel’, çëre po thu,
Gamorica po m’pret mu,
zonin vdes me ma nigju.

Ktu na pruni ky katnari,
se ka hall’n e vet qyqari,
i duhen Mushka ne hall s’ka
e bojm për qef, a për sevda.

Hec, se s’kena m’u bo krushk,
ky i shkreti don nji Mushk,
Ec mi shpejt, ne leni llogjet,
knoqmi ne ene ky knoqet.
…………………

Sajdi

Kshu nodhi: Pulës shkret’ ja therrën Gjelin,
Daci mo i shkathti i çoj haberin:
-Maj veten, moj motra Pul çër na ka gjet,
si ta thom, mylli jetën burri jot i shkret’;
qilloj, qesh vet’ njaty kur i dul shpirti
qinroj burr’ vallaj, fije zo nuk qiti,
na neroj, neroj kotecin, t’neroj ne ty,
kaqi u bosh, gjel mo trim s’kom pa me sy.-

Vejusha shkret ul kaptinën me gjith lafsh:
-Kush e therri mër amon, ma thuj, më qafsh!
Guzhinjeri, ë?… Ai qeni shpirtzi!
N’furrë e poq? – Po, me patate m’tepsi…

Njisoj si plakun tem, i shkreti babush,
si sot më vje m’hatër kur e poqën m’prush,
ene m’gjajte si me qen’ tamom xhehnem…

-Çër thu ti ri? Gabim, ky zotnija tem
ka alamet sobe fringo, nuk osht giz,
ajo punon me gaz, nuk bon fare pis…
U ngashry Pula: – Ma paskën sajdis…
…………………………………….

Shok’ apo Kadosha?

Nji dac, qi na thojte “unë jom socjalist”,
veç sa për me zon nonji ven m’politik,
gjith qef po hajte dje nji pul të pjekme,
ke guzhina njonit, njaty vakt dreke.

Kur beftas, pri penxherje, ka përjasht,
surratin po na qet nji qetër dac,
me kadal, thot, çër bo ti me lali,
m’ke ene mu shok të idealit.

Ti idet e tuja për nji pul’ s’i shet,
en’e di, për zotin, se po erdha vet’
gjysën ma len mu, a s’paku dy kofsha
pse, çër jina ne, shok’ apo kadosha?

A po m’len rahat, daci nrejti zonin,
ene merre vesh, s’daj gjo, me asnjonin,
socjalist un bohmi, kur kom barkun that’,
se kur e kom plot’ e? S’di pse… jom i djatht’…

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.