back to top
22.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

Lym Darrasa bohet gjallë!!!

Gazeta

Lym Darrasa
Lym Darrasa 2014

Lym Darrasa bohet gjallë!!!

Ho mer çuna, m’harrut e?! Hiku ne Lym Darrasa me qerët paski thonë…! Vallaj, drejt kini me thes, kom mbetë mas punve t’ronsishme, veç ime hoqa kallaren, shkuna xhepat, e zbraza kaplloqen pri halleve t’popllit, ne kom fillu pushimet m’Gji t’Lalzit për qejf t’harushit. Po m’ratë nërmen ju, ne thashë: Ke po bohem içik i gjallë, se kushedi ç’gatu menja popllit! Se menja popllit osht gjo e modhe, po veç per s’mbrapshti puno!!!
Eh, si hik jeta mer çuna, kur je m’pushtet. Çëfësht sa hap e myll sytë, hiku! Kur je m’opozitë, rri m’ven numro si gamorit kur i mushet menja për jo! Kur menoj qi u bo i vit, që e kom qepë jallanen… qi s’e kom thonë as llaf n’medie e di si m’duket… sikur e murëm dje!!
E mani men fushatën e Rilinjes vjet… eeeh none bir! Ufff, çere qejfi, uff çere dalldie… Po mos u mërzitni, se e kemi, ene i sulm si ai vjetçmi ime, t’ja morrim ene Tironën atij Sa-Lul-ushit, e t’bojmë ne i aheg qetër lejla… qi t’ja lujmë karapenxhin. Amon mor amon, kur t’vijë dita ene t’i kënojë kumrija ene mi kokë të Sa-Lul-ushit, kom për t’hikë prej trunve t’kaptinës… Po s’kom dalë dac m’u ke Skenerbeu plaça, ene le t’ja zhgrrapin sa të dun resmexhitë, kom për t’u la me birrë Hajdeknej… Pu, pu, none – none, çere ahengu kemi per t’bo!! Pranej ne u bona i gjallë!
Amon mer çuna, e boni içik kabull ene ket zhdukjen tonë, se njat zot, jemi mor me punë të mdhoja vallaj, se popllit i premtum mal e detë, e mo s’pakut t’i japim noj gjo t’vogël anej ka funi, se vallaj e kom pleqnu, ktij poplli veç e rrjepmja, i bo sevap… Amon mer çuna sa jem lodhë, amon mer jahu, ça gamorsh jon ata qi na mushën kashunat e votve vjet… s’e kini idenë… Mushet viti, që i kena hyp gamorit, ne vallaj s’kom pa nji të pakënoq, s’thotë kush i llaf t’keq për i kët qeveri, ne kur i shef ke dera për noj punë, m’kor kënojnë: “Ju boftë dita njimijë…!” Hec Edramushi Jon gjithanej, ne mileti hudh lule, rraf shuplaka, ne pallë si gamort me t’modhe… Se ku na dul i dite i bir kumblle ne m’u drejtu gjith pordh, me të tunme gishti… Ho mër Rimutso, qi rren dynjonë kur do e prisni shiritn e parë…? Poooh, e di si u bona, e di si u bona baaardh, thash me thirrë policinë… po e lashë ne t’ju ktheva: Po ça shiriti doni mer derra, pse mër hala me shiritat e ue-ue-së, do hecim ne… Ne mer po i marojmë krejt punt, qi ue-ue-ja preu shiritat… ene prap ka për t’qenë ai ue-ue-ja juj qi ka për t’i pre krej shiritat e punve qi kem nisë ne…!! Po hik mer gamor – i brrita, – hik mer kakamor me lesh, se ju met llapa jashtë si qentë m’vapë, veç t’u sha, veç t’u jargavit, veç tu fut kalloma m’rrotë, o rrota mullini, o rrota krapi…
Hahahahahahahahh… E bukur kjo: Rrota Krapi! M’doli kot, po bukur! Po ç’jua rrasi ronshëm ene m’parlament Kryrilindsi jon i Modh… E kom të regjistrume, për njat buk… Sa hap sytë m’sabah, i fus nji t’nigjume krejt shamjeve të kryrilinsit. Po kur sha ne me rob shpije… vdes mer, vdes fare ne kaloj m’ikstaze… po m’kujtohet zyra… ne fap kallaren’e kuqe m’qafë, fup komët m’kostumin firmato, zhgrrap syzet me tri pal xhoma, ene këlltup në BMV 6, ene brram m’zyrë pa i thonë asnjonit as “Mirmjesi”…

Bujar Kapexhiu Politikanet
Bujar Kapexhiu Politikanet

Kishte dal i llaf m’xhiro, ene veç kur m’erdhi pym taze mu ke kafja mjesit… Na qi robtohemi ke dagonat, jena nja tetë me BMW… kur njoni na paska thonë: Gjith kta derra majnë BMW… sepse e (Bon Mut Venin)! Bile ene kisht shtu qi: Ja, njoni pri ktyne qelbsinave na paska porositë ene m’Gjermani nji BMW Dhita!!! I çun haber gjermont, ne gjermoni ja plasi: “Hala s’ka dalë Shtata, ju dashki Dhitën! Or, un du Dhitën, – ia boni ai robi – le t’bojë sa t’bojë, bile ne me kusht: qi ta shkrujn jo mo BMV, po BMMW – gjasme pra, si i fort: do ta (Bojmë Mal Muti Venin)… ene s’na plas hiç…
E qi thu tina, ata gjermont qi mahen me t’modhe si gjermon, rrasën kaptinat m’hale ne ja pranun tëk-tëk-tëk, kushtet atij robit – si zgjebsa… M’kët javë kanë thonë qi i vje BMMW Dhita!!
Hajde Rilinje, hajde! Uf ty ta hongsha zemrën, uf ta rrofsha pallton! E shifni mer çuna, me çere problemesh po hajm dynjonë, e çere plehnash kena rrotull, e çere basyreti e sumtekeleku ma kjo tokë qi s’po na e xijnë jetën e s’po na lejnë me bo xhap…! Po s’do me ja ditë kush për ne hiç mer hiç… robtohu sa të dush ti si klysh kurve, qi t’boje hajër ky pis milet, ky milet koti…
Po kur dun ne me dijtë a jom i martu, a jom i feju? A kom noj dashnore, e sa dashnore kom… Mos jom ene içik pervers, se boj me demek jetë note… dal me çuna t’bukur; ne vdes per tallava… Ama mjes për mjes gjitha pytjet e miletit i kom m’tavolinët’punës!!
Osht punë e rondë kjo jona, punë me streç, me të futme gjithanej, me pisa qi t’qeshin kot, ne me të fortë qi bojnë si cuba… Po hajt mo varja, si ka thonë xhaxhi: Për popllin – me popllin! Hahaha… Eh mer xhaxh, mer xhaxh… e ke lon i llaf arit: Lëroju nonat ne je Baba!
M’zyre ia maj resmen cipër ke koka. Çdo firmë qi hudh, xhaxhi m’shef mu, unë drejt e m’sy shof badigardin… E tuni dangallen ai, ju pre kaptina lekut… s’e lujti çisternën kaptinmodhi… gjallë m’botë s’hudhet firma, veç i vdekëm… me telefon special s’quhet…! E dijnë ata Cipër!!
Pri gjitha pytjeve t’miletit për i gjo i kom dhonë dum apinionit: I kom refuzu me shkelma krushqitë: Sot për sot s’kom as i projekt martese, as du me nigju llafe për dasëm, as me i ble makinë kujt, as me i premtu vilë dashnores, as i gjo m’botë, ne e dini pse!!! Kom venosë qi sekretaret me i nërru çdo javë e shumta dy jave… M’osht bo fiksim ky muhabet… E kom paraqit kët kërkesën ene m’Parlament. “Sekretaret duhet t’jenë t’reja ene n’vartësi të shefit…!” Thon osht miratu po hala s’osht shpallë! Po s’prish noj gjò hiç, dyzeni vazhdo…!
Oh, ç’kom ca rrushe t’omla, ca sumpërdredhse qi m’thonë: “O shef Lymi, o shef Lymi… po t’hik içik mosha tyna, ne duhet me mor venime t’pjekme për jetën…!” M’at dekik, m’hik kaplloqja… Eh ke ja boni gropën veftes… them ne pa ia bzajtë… veç kur fluturo përjasht fyshek me gjithë dyshek… ne: Hec qetra, qetra!
Ky osht ai robtimi i modh, qi s’ta beso kush, e qi ma murr shpirtin mer çuna…! Po si un, mija rilinsa qerë, qi po vujnë e po japin pallmën me kët pis milet, qi s’merr vesh hiç se n’durë kujt ka rà, ene s’merr t’gdhenme kurrqysh…!! Hika çuna, hika m’nigjofshi t’mirën!

Related Images:

More articles

3 KOMENTET

  1. Ishalla do zoti i modh e i kon qillu içik sekretare t’mira, se vallaj osht vujtje modhe…
    Fabula është perfekte, një realitet i hidhur shqiptar, që për fat të keq funksionon perfekt!!

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.