back to top
27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

Letra e fundit e Havzi Nelës – dhe Fotoja e Fundit e tij

Gazeta

Havzi Nela - Foto e Fundit (para varjes në litar)
Havzi Nela – Foto e Fundit (para varjes në litar)

Letra e fundit e Havzi Nelës – dhe Fotoja e Fundit e tij

 Letra e fundit që ka shkruar në jetën e tij Havzi Nela drejtuar shtetit është ankimi kundër Vendimit të gjykatës që e dënoi me varje.
Kërkoj drejtësi
Ankim-Penal kundër vendimit të Gjykatës Popullore të Rrethit Kukës
për veprat terrorizëm, arratisje jashtë shtetit të mbetur në fazën e përgatitjes, armëmbajtje pa leje
në bazë të neneve 50/1, 31/a, 47/gj dhe 11 e 31/a, 2245 e 31/a jam dënuar me vdekje në litar.
Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Tiranë.
Unë jam gjykuar nga Gjykata e Rrethit Kukës për veprat: terrorizëm, arratisje jashtë shtetit të mbetur në fazën e përgatitjes, armëmbajtje pa leje. Në bazë të neneve 50/1 dhe 31/a, 47/gj dhe 11 e 31/a, 224 e 31/a, jam dënuar me vdekje në litar.
Unë nuk jam dakord me vendimin e Gjykatës së Rrethit Kukës për këto arsye:
Kur kam ikur nga vendi i internimit nuk jam nisur për t’u arratisur, por për të vrarë veten. Nga ana e Gjykatës jam rënduar më tepër se sa kam bërë faj. Deponimet e dëshmitarëve nuk janë të vërteta, pjesërisht, qoftë për tradhti ndaj atdheut, qoftë për tentativë për vrasje për policin. Thëniet e Islam Gurit, që është operativ i zonës, sikur i kam thënë se do të arratisem, nuk janë të vërteta.
Unë qëllim për me vra policin nuk kam pasur, por në tronditje e sipër, duke tentuar të vras veten, kam shtjerë pa adresë dhe kam qenë ulur. Kam bërë vetëm një shkrepje dhe jo siç del në seancën gjyqësore, sepse herën e dytë nuk ka punuar revolveri, sepse nuk sillej mulliri. E përsëris edhe një herë, se nga vendi i internimit kam ikur sepse doja të vrisja veten dhe, para se të kryeja këtë veprim doja që të takoja nënën. Unë i kërkoj Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të më japë drejtësinë që më takon.
Ankuesi Havzi Nela
.
(P.s. Kjo është fotoja e fundit që ia ka bërë hetuesia para varjes)
.
Marrë nga Muri i FB i Rexhep Shahu, 16 shtator 2020
.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.