back to top
27.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

Letërkëmbime me Institucionet Europiane rreth ringjalljes së Fantazmave të Komunizmit Gjergj Jozef Kola

Gazeta

Mr. Hahn Johannes, Commissioner for European Neighbourhood Policy
Mr. Hahn Johannes, Commissioner for European Neighbourhood Policy

Nga Leterkembimet me Institucionet Europiane

rreth ringjalljes se Fantazmave te Komunizmit

Gjergj Jozef Kola

Na jena vetëm nji pikë uji në oqean…”
Nane Tereza.

Shqetësimi jem për plehun e kuq që vazhdon me mbytë vendlindjen,
ka gjetë ma ne fund nji nga personat ma të randsishëm te Globit,
vjenezin Dr. Johannes Hahn,
Komisar i BE per Zgjanimin Europian,
i cili e ndigjon dhe respekton atë dhe kjo me mbush me shpresë…
megjithse unë jam vetëm nji pikë ujit në oqean…

Autori Gjergj Jozef Kola
Autori Gjergj Jozef Kola

Shumë i nderuemi Zotni Kola
Shumë falemnderës për Emailin tuej të datës 13 Dhetor 2015. Komisioni Europian po i ndjek e me vëmendje Ndodhinat për të cilat Ju na shkrueni. Simbas informacioneve që na kena arritë me marrë, qeveria shqiptare ka shpërnda me 29 Nandor 2014, për 70-vjetorin e Lirimit të vendit, dekorime të ndryshme për veteranët e Luftës së Dytë Botnore. Në mes të këtyne personave gjenden edhe oficerë të regjimit komunist, të cilët përndoqën dhe torturuen kundërshtarët politikë.
Kryeministri Rama ka premtue personalisht në fund të vitit 2015 për mosnjohjen e këtyne dekorimeve, dhe mbas kësaj qeveria ka përpunue nji projektligj për mbikqyrjen dhe rishikimin e statusit të veteranëve. Në lidhje me këtë na kena me vazhdue në të ardhmen me ndjekë me vëmendje diskutimet në parlamentin shqiptar. Vetëm nji diskutim i hapun në publik mbi kët problematikë asht nji arritje e madhe në përpunimin e të kaluemes komuniste në Shqipni.
Përshëndetje miqsore
Johannes Hahn

Leterkembimi me Dr. Johannes Hahn
Leterkembimi me Dr. Johannes Hahn

Shumë i nderuemi Zoti Dr. Johannes Hahn!
Ju falemnderës për përgjigjen Tuej të plotkujdesshme, që mue personalisht më ka gëzue fort. Unë kam me vazhdue me e ndejkë me sytë e Argusit zhvillimin e dekomunistizimit të Shqipnisë.
Shqipnia kërkon gjithnji e ma shumë me u ba anëtare e BE, dhe nuk ka si me kenë e mujtun që me gjithë kët dëshirë, qeveritë e ndrrueshme, si demokratët ashtu dhe socialistët të vazhdojnë me mbajtë “zhelet e së kaluemes komuniste, si flamuj të së ardhmes”.
BE vazhdon me derdhë miliarda në ekonominë dhe strukturat e lodhuna të Shqipnisë e këto duhet të mjaftojnë për me pastrue hijet e diktaturës komuniste nji herë e mirë.
Së shpejti del nga shtypi nji libër i jemi në gjermanisht dhe shqip, i cili flet mbi përpunimin e diktaturës komuniste në Shqipni e unë gëzohem shumë sikur ta pranoni kët libër nga unë ose të pranoni ftesën për me marrë pjesë në promovimin e tij në Vjenë.
Pershëndetje miqsore
Gjergj Jozef Kola
Mësues e shkrimtar.
Vjenë, Shkurt 2016.

Sehr geehrter Herr Dr. Johannes Hahn!
Vielen Dank für Ihre Ausführliche Antwort, die mir persönlich sehr gefreut hat. Ich ëerde ëeiterhin mit Argusaugen die Entëicklung der Dekommunistisierung Albaniens beobachten. Albanien strebt nach ëie vor eine Beitritt in die EU und es kann nicht sein, dass die abëechselnde Regierungen dort, sei es Demokraten oder Sozialisten, die Fetzen der Vergangenheit als Fahne der Zukunft hochjubeln. Die EU pumpt Milliarden in das marode Land und es muss reichen um die Schatten der kommunistischen Diktatur wegzuräumen. bzw., den Menschen die Sicherheit zu geben, dass es mit der Diktatur ein von allemal vorbei ist. Demnächst kommt ein Buch von mir auf Deutsch und Albanisch heraus, das über die Verarbeitung der kommunistischen Diktatur beiträgt, und ich freue mich Ihnen diesen Buch zu schicken, bzw. Sie auf die Präsentation des Buches in Wien einzuladen.
Mit freundlichen Grüßen Gjergj Jozef Kola
Lehrer und Schriftsteller.
Wien, Februar 2016.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.