back to top
31.5 C
Tirana
E martë, 25 Qershor, 2024

Lazër Radi në ditëlindjen e 106… – nga Leka Ndoja

Gazeta

Lazer Radi - portret
Lazer Radi – portret

Lazër Radi në ditëlindjen e 106…

nga Leka Ndoja

Çfarë do pretendonte Lazër Radi në ditëlindjen e tij: kujtimin e emrit të mirë, vlerësimin e veprës, travajet e jetës së tij apo nji “suare sokratike”?
Ai i qëndroi Apokalipsit dhe Birkenau i tij 46 vjeçar nga qelitë e burgjeve, deri te Kuçi e Gulaku i Savrës. Lazrit i mungoi vetëm ylli gjashtëkëndësh i Davidit i pa thadruar në lëkurë, në të tijën, të gruas dhe të fëmijeve.
Ai i përkiste shkollës stoike si filozofi. Nji jetë kushtue shoqnisë e familjes. Kurrfarë kujdesi për vedi. Do ta ndiqte fati i profesorit të tij në Romë që e pushkatuen ndërsa shetiste me biçikletë – Gentiles – që i dha shprehje krenarisë së racës. Ndërsa Lazri xhiroi (edhe ai me biçikletë) për 46 vite në pistën e Ferrit – siç përmend Montale garën e velodromit infernal – shoqnue nga klithmat e mbijetesës e të vdekjeve të shokëve e të afërmve. Por në të vërtetë, ai doli i pacënuem moralisht, por jo fizikisht. Ai çliroi në etapën e fundit të jetës konservimin nga shtypja të energjisë së viteve ’40. Vepra e tij dimensionohet nga vitet ’30 deri buzë mileniumit.
Çfarë të veçante kishte Lazër Radi si intelektual, si krijues dhe si njeri?
Po ta krahasojme me bashkëkohësit e shquem do vëme re se si njeri ishte idealist – ai nuk kërkoi nga shteti asnji favor pas vitit ’90. Ai kurrë asgjë veç lirisë së shprehjes nuk kërkoi. Kam konceptue thelbin e pritshmërive të intelektualëve në kontaktet që kam pasë me ta: Nëse Ismail Kadareja kërkonte nga shteti “të na njohë meritat”; Kasem Trebeshina donte të kontribuonte 4 vite në politike aktive, gja që iu mohue; Robert Vullkani priste ndonji punësim si atashe kulturor; Frederik Reshpja kërkonte revansh… ndërsa Lazri ende ishte i magjepsun nga 3 muejt e shoqnimit të Migjenit në Pukë. Ai kërkoi dokumentet arkivore të shokut të mjerimit në Mesagjerinë e burgut Mirash Ivanaj & Martin Ivanaj. Tregues i nji respekti sublim për idealen e artit e filozofisë – çka e impresiononte tek modeli i shqiptarit të epërm që zgjedh dhe nuk shërbehet nga mondaniteti.
Lazër Radi vu në sprovë paradoksin e Heraklitit “të lahej dy herë në të njajtin ujë” lirie!
.
29 janar 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.