Lasgush Poradeci (1899-1987)
Ka dy lloj dashurish ndaj Lasgush Poradecit…
Ata që duan atë për t’i vjedhë sadopak nga drita e tij,
dhe ata që e duan për të mos e lënë kurrë dritën e tij të venitet…
Jozef Radi
Martin Luther King (15 janar 1928 – 5 prill 1968) Dhuna “…Me iu përgjigjë dhunës me dhunë, domethanë me e shumfishue dhunën, tue prekë kështu terrin ma të thellë t’nji nate pa asnji xixë yjesh… Errsinën, s’mundet me e largue urrejtja, pse veç dashnia mundet me ba diçka ksisoji…” .
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.
Fama,
është përzgjedhja e fatit.
Kriteriet e saj, janë
të pashpjegueshme,
si rrugët e Zotit.
Po të ishin këto,
Zotësia e kapjes se momentit.
Perfektioni i lakimit të penelit.
Finesa e ndjesisë së ngjyrës.
A nuk do t’i ishin hapur dyert
e njohjes, si piktor i shpirtit,
Poetit të fjalës, Lasgush?
Të gjithë e njohim Lasgushin si poet dhe përkthyes…
Po Lasgushi ka qenë edhe nji piktor me shpirt poeti…
Piktura e mëposhtme e titulluar: “Vajza me sy ngjyrë gjaku” është nji dëshmi…
Me siguri ky portret është nji kryevepër e pafajsisë dhe trishtimit,
nji portret kristalin, me ca si frymë monalize,
që vetëm nji shpirt si ai i Lasgushit mund ta bënte…