Lamtumirë profesor Fatmiri! – nga Ilir Demalia

Futbollisti Fatmir Frasheri (1941-2019)

Futbollisti Fatmir Frasheri (1941-2019)

Lamtumirë profesor Fatmiri!

nga Ilir Demalia

Një tjetër ikonë, model i qytetarisë së Tironës, një tjetër fisnik i atij brezi të mrekullueshëm futbollistësh të Lym Allës dhe Enver Shehut, që i dhanë aq shumë emocione, lot gëzimi prej fitoreve dhe hidhërimi prej padrejtësive që iu bënë Tirones, nga regjimi i kohës.
Një tjetër nostalgji e atij ekipi të paarritshëm, sot shkoi në qiell!
.
Xux Kazanxhi - Fatmir Frasheri - Medin Zhega - Amsterdam 1971

Xux Kazanxhi – Fatmir Frasheri – Medin Zhega – Amsterdam 1971

Fatmir Frashëri, mbrojtës i shkëlqyer i Tironës dhe ekipit kombëtar u bashkua sot me Ali Memën, Skënder Hykën, Xux Kazanxhiun, Bahri Ishka, Perikli Dhales, që shkuan para tij.
Profesor Fatmiri, siç e thërrisnin të gjithë, ishte model i sjelljes dhe qytetarit fisnik, ashtu si dhe në fushë me topin e futbollit dhe fanellën bardheblu që ky brez e kishin në gjak e zemër.
Profesor Fatmir Frashëri ka meritën që pregatiti si tranier të rinjëtë e më pas edhe të rriturit, brezin e Tironës së viteve ’80, legjenda si Arben Minga – gjetje dhe rritje e Profesor Frashërit, ashtu si edhe Shkëlqim Muça, Arjan Bimo, Mirel Josa, Agustin Kola, që u bënë ekip i vërtetë dhe i kthyen lavdinë Tironës së shkatërruar nga regjimi në fillim të viteve ’70, duke detyruar të largohen nga futbolli jo pak po 9 lojtarë njëherësh, mes të cilëve bënte pjesë dhe profesor Fatmiri.
Katër herë kampion si futbollist i Tironës, dhe një herë si tranier i djemve që i rriti vetë.
Pushofsh në paqe, o model i qytetarisë, i futbollit dhe Tironës!
.
Me tre legjendat e Tironës: Fatmir Frashëri, Ali Mema e Petrit Dibra

Me tre legjendat e Tironës:
Fatmir Frashëri, Ali Mema e Petrit Dibra

Marrë nga Muri i fb i Ilir Demalisë, 18 korrik 2019
.

 

Ju mund të ndiqni çdo përgjigje për këtë term nëpërmjet RSS 2.0 feed. Ju mund të lini një përgjigje , ose Ndiqni nga faqja e juaj. Kategoria: Gazeta  Etiketat: , , , , , , , , , , ,

Lini një Përgjigje

Visit Us On TwitterVisit Us On Facebook