back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Lamtumirë Ajnisha Vlora, o grua e denjë, o bijë fisnikësh dhe nënë e të tillëve!

Gazeta

Ajnisha Vlora -pret eshtrat e te atit Eqrem bej Vlora
Ajnisha Vlora – pret eshtrat e të atit Eqrem bej Vlora

Lamtumirë Ajnisha Vlora, o grua e denjë,

o bijë fisnikësh dhe nënë e të tillëve!

nga Jozef Radi

Requiem për një zonjë të Vlorajve…

Të nderuar miq!
Me dhimbje të madhe mora vesh largimin nga kjo jetë
të një gruaje të rrallë: Ajnisha Vlora,
vajzë e atdhetarit të shquar Eqerem Bej Vlora,
dhe nënë e mikut tim Ervin Vlora...
Këto pak rreshta të shkruar ashtu me ngut,
në respekt të kësaj gruaje dhe nëne.
I lehtë i qoftë dheu, dhe i përjetshëm kujtimi i saj!
me respekt, Jozef Radi
.
Ajnisha Eqerem Vlora
Ajnisha Eqerem Vlora
I është larguar kësaj bote të pashpirt një grua e thjeshtë, një nënë e përvuajtur sa s’thuhet, një zonjë e një dere të madhe, një shpirt i madh dertesh të pasosura, ndoshta më të mëdha se vetë sëra e saj!!!
Na është larguar, ashtu në paqe të pazhurmë, në të hyrë pranvere, zonja Ajnisha Vlora, e bija e të madhit Eqerem Bej Vlorës dhe nënë e Ervinit djalë dhimbjesh të mëdha… Ndofta edhe kaq do të mjaftonte për ta përcaktuar këtë grua që jetoi jetime me baba gjallë, që u rrit e terrorizuar dhe interrnuar prej madhështisë së babait të saj, duke vuajtur në heshtje tre gra bashkë, e që vetëm shpirti i të triave, mund ta dëshmoje atë të vërtetë, ku njëra mbet “e ve” me burra gjallë, dhe dy vajzat e mitura, jetime “me baba gjallë…”!! Shqipëria do të mbetet një model i pashëmbullt i këtyre tragjedive, po në mënyrë të veçantë për Ajnisha Vlorën, Anin e dashur për të gjithë ata që e kanë njohur, dhe kanë mundur të kenë qoftë edhe një shërbim të vogël, prej mirësisë së saj pakufi…
E keqja sado e rëndë të jetë, sado masakrues të jetë pushteti i saj, ka një fund dhe është një Zot që i sheh nga lart dhe gjykon me qetësinë e tij absolute gjithçka… Askush të mos mendojë se mundet t’i shpëtojë së keqes së vet, po edhe askush të mos dyshojë qe e mira e tij do të shkojë e pavënë re prej askujt…!
Ajnisha Vlora është përfaqëusesja dhe dëshmitarja më sublime e kësaj së vërtete…

.

Ajnisha, fëmijët në ardhejn e eshtrave të Eqerem bej Vlorës
Ajnisha dhe fëmijët në ardhjen e eshtrave të Eqerem bej Vlorës
Mbas humbjes së të Atit, humbjes së motrës dhe nënës, ashtu e sëmurë dhe e braktisur do të kishte ikur edhe Ajnisha prej kësaj bote…! Por jo, ajo duhej të shihte gjithçka që perëndia kishte gatuar për të…! E para ajo do të shihte si binte ajo mortajë që e kishte rënduar dhe shkatërruar shpirtin dhe trupin e saj të brishtë… E dyta do të gëzonte një familje dhe dy fëmijë si drita, sot plot nipër e mbesa të saj; e treta do ta shihte edhe njëherë si njëherë shtëpinë e lindjes dhe të eruditit, Eqerem Vlora, që pakkush nga emrat e lavdishëm të këtij vendi, e kanë mundur një gjë të tillë: sot shtëpia e Vlorajve në këmbë dhe pronë e saj; dhe ta gëzonte ardhjen e babait të saj, ashtu të lavdishëm, të nderuar, të vlerësuar si pakkush është nderuar atje në Kaninën e lartë e me nam të madh; dhe së fundi të jetonte ditë të paqme e pleqëri të kaltërt deri në ditë të sotme, e ashtu me at pamjen e paqme, me fjalën e ëmbël, me atë buzëqeshjen e mëndafshtë dhe mirësinë që i buronte prej së thellë, e të na thoshte: Po iki edhe unë! Ju kam lënë bekimin, gjithë juve që mbeteni pas…!
Ajnisha Vlora provoi gjithçka të kësaj bote… dhe ditën e fundit iu dorëzua qiellit ashtu e paqme dhe e fisshme… siç e kishte jetuar krejt jetën e saj, edhe në ditët më të zeza, që ia dhuruan faqezinjtë e shumtë të djeshëm e të sotëm të këtij vendi…
Lamtumirë Ajnisha, o grua e denjë që i turpëron edhe dhimbjet, lamtumirë o bijë fisnikësh dhe nënë e të tillëve!

.

24 mars, 2018
.
Shtëpia e Eqerem Bej Vlorës sot
Shtëpia e Eqerem Bej Vlorës sot
Ajnisha... duke folur në TV për jetën e saj dhe të Atin
Ajnisha… duke folur në TV për jetën e saj dhe të Atin

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.