back to top
8.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024

Kuzhina e Ballkanit: Trahanaja nga Elsa Pichon

Gazeta

Trahanaja - Ushqimi i Fukarase
Trahanaja – Ushqimi i Fukarase

Kuzhina e Ballkanit: Trahanaja

nga Elsa Pichon

(francezja e natyralizuar shqiptare)

Braktisni sushin, tutje me fahitat, ju siguroj se ekstravaganca e re e kuzhinës do të jetë: Ballkani. Nga Nju Jork në Londër – shumë shefa guzhine, bashkë me Xhejms Oliver, i kanë kthyer sytë nga ushqimi Ballkanit.
Kuzhina e Ballkanit është e bazuar në koncepte të neglizhuara prej shumë kohësh nga bota perëndimore, por kohët e fundit kujtesa karshi kësaj guzhine po rikthehet.
Kuzhina sezonale, e cila vëmendjen e ka tek produktet e freskta të zonave përreth, përbën bërthamën e gastronomisë së Ballkanit. Fokusimi karshi kuzhinës Ballkanike do t’ndihmojë ekonominë e rajonit duke qenë se tradita e tyre me trajtimin dhe konservimin e ushqimeve është e vjetër.
Si në shumë vende të tjera, guzhina tradicionale ka për qëllim të paraqesë historinë e një vendi apo kombi. Kështu ka një bazë të përbashkët në kuzhinën e Ballkanit lënë pas nga shekuj të gjatë nga Perandoria Osmane, ku mund të përmendim byrekun e famshëm ose qoftet e skuqura, të cilat janë mbretëreshat e ushqimit urban sot. Me gjithë trashigimin e pasur në ushqim, s’mund të harroj racionin ushqimorë gjatë viteve të komunizmit. Prej triskave të ushqimit lindi dhe nevoja për të krijuar forma të reja për t’u ushqyer.
Po është një përgatitje, që e vetme përfaqson gjithë Ballkanin: trahanaja.

Trahana - ne formen si ruhet
Trahana – ne formen si ruhet

Çfarë është Trahanaja? 


Pa mëdyshje një nga recetat më të lashta. Ndoshta e njohur qysh prej kohës së neolitizmit, trahanaja nga e famjsha tractae e trashur përdorur nga Apiciusi, një nga librat e parë të kuzhinës së shekullit të parë Pas Krishtit. Përdorur në Ballkan, ashtu si edhe në Iran, dhe nga kaukazët. Ka disa mënyra për ta përgatitur trahananë. Më poshtë janë disa forma të përgatituri.

Në Kretë trahanaja tradicionale quhet xinohondros, kokrrat e drithrit bluhen vrazhdë dhe pastaj përzihen me qumësht dhie. Me tharjen në diell formohen zara të vegjël, që më pas thërmohen.

Në Shqipëri dhe Greqi trahanaja më e përdorur është ajo e tharta, e përgatitur me miell ose bollgur duke e përzier me kos ose qumësht, pastaj thahet në diell në copza të vogla, në fund shkërmoqet imët.

Në Maqedoni dhe në pjesë të Greqisë si edhe në Bullgari, trahanaja e pastër, përbëhet nga mielli grurit ndërthurur vetëm me ujë (përdoret kryesisht vetëm për Kreshmë) mëpastaj mund ta përzihesh me erza, speca ose domate.
Përgatitja e trahanasë varet dhe në përputhje të shijeve të gjithsekujt. Ose si supë, më e ngurtë si qull, ose për xinohondros në kutiza gruri.

Në Shqipëri trahanaja për disa lidhet me kohën e komunizmit dhe racionit ushqimorë, kështuqë përdoret thjeshtë. Si qull, hidhet mbi bukë të thatë e të forcuar me pak vaj ulliri ose gjalpë të shkrirë dhe ndoshta me speca të kuq. Megjithatë, ka llojshmëri të ndryshme të gatuari të trahanasë nëpër familjet shqiptare dhe mund ta gjesh të shoqëruar me bukë misri dhe djathë ose dhe brenda një byreku. Së fundmi, disa restorante e kanë përvetësuar trahananë duke e shërbyer si ingredient risotto ose supë.
Trahanaja ka një peshë shumë të lehtë kur është e thatë, kollaj për ta konservuar për kohë shumë të gjatë. Ka shumë cilësi ushqyese për shëndetin, e shpejtë për ta përgatitur, edhe pse paraqitjen e ka të shëmtuar, jondjellëse e mirë. Është mëngjesi i përsosur për zonat malore në dimër. Shqiptarët e lidhin trahananë me varfërinë, veçse ama shumë mirë mund të ketë sukses dhe të shkëlqejë në restorantet e botës.
Nëqoftëse s’më besoni mua apo jeni ende mosbesues pyesni Kristiano Ronaldon, i cili e provoi trahananë shqiptare së fundmi me pushime në ishujt grekë.

Marrë nga origjinali: http://hajde.fr/2016/02/09/cuisine-balkans/
Përshtati në shqip Marsida Najdeni

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.