back to top
5.5 C
Tirana
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kush i planifikoi proceset demokratike ne Shqiperi? nga Genc K. Hoti

Gazeta

Kur PPSH kërkonte të rinovohej...!
Kur PPSH kërkonte të rinovohej…!

Kush i planifikoi proceset demokratike ne Shqiperi?

nga Genc K. Hoti

Përvjetori i 21-të i Lëvizjes Studentore në Shqipëri me shtyu të publikoj një pjesë të shënimeve të mia në kuadrin e historisë së PPSh.
Politikës së sotme i pëlqen t’ja adresojë të gjithë shkakun e fillimit të lëvizjes demokratike në Shqipëri studentëve të Tiranës, gjë jo vetëm e pasaktë dhe abuzive, por dhe poshtëruese për popullin shqiptar. Kush e njeh sadopak historinë e Popullit shqiptar përgjat periudhës 1912 – 1990 dhe zotëron një informacion mbi mendimin filozofik në fushën e zhvillimit shoqëror e kupton me lehtësi se ajo që propagandohet është dëshirë individësh dhe jo një realitet historik, është shprehje e propagandës politike dhe jo ngjarje historike. Eshtë e pamundur që një shtresë e shoqërisë, me prejardhje nga një shtresë politike, e caktuar nga vetë kjo politikë, të përmbysë vetveten. Pa asnjë mëdyshje pranimi i propogandës politike duhet konsideruar si një lajthitje e shkencës së historisë dhe pozicionin e dyshimtë të saj. Pa dashur propoganda e sotme shqiptare i heq petët lakrorit dhe tregon konkretisht se si mund të fshihet thelbi i një ngjarje dhe kush forca politike fshihen pas saj. Tendenca për të fshehur autorët e vërtetë dhe madhoren të këtij procesi përbën pikën kulmore të të gjithë propogandës 21 vjeçare që i ka mëshuar faktit sikur lëvizja studentore ishte faktori kryesor që i hoqi frikën shqiptarëve. Kam rast t’u tregoj shqiptarëve përmasat e vërteta të atij procesi historik të “largët” dhe kush ishin projektuesit realë, pasi zbatuesit ishim realisht ne shqiptarët. Pra ka qenë dikush që na mori përdore dhe na tregoi se si duhet të veprojmë. Pikërisht këtë tregim dua ta zbërthej në këtë artikull duke u kujtuar shqiptarëve dinamiken e ngjarjeve të atyre viteve të afërta. Për bazë mora periudhën 1988-1991, ku dallohet stanjacioni nga ndryshimi. Këto katër vjet janë të afta të zbërthejnë lëvozhgën e arrës dhe të zbulojnë se çfarë ka brenda saj. Për një gjë duhet të jemi të sigurtë: primare në kohë nuk ka qenë veprimi i politikës shqiptare (gjë të cilën e kam analizuar hollësisht në kuadrin e transformimit të PPSh në poliparti), por politika europiane. Mënyra se si kanë ndodhur ngjarjet dhe çfarë sollën ato përben objektin e këtij artikulli. Për të mos influencuar sadopak mbi mendimin e shqiptarëve nuk do të bëj asnjë koment të lajmit apo ngjarjes në kuadrin e marrëdhenieve  ndërkombëtare.
Në thelb të problemit unë pretendoj se ka pasur një veprimtari ndryshe të PPSh përgjat periudhës 1988-1991 në raport me praktikat historike të saj dhe politikat e propaganduara të Enver Hoxhës. Fjala bëhet ëer lidhjet ndërkombëtare të partisë dhe shtetit shqiptar, të cilat jo rrallë herë rezultojnë të jenë ta pavarura nga dëshirat e saj. Analizën do ta bëjmë në formën e një ditari, duke bërë konkluzionet ballafaquese me politikat e brendëshme në fund për të përcaktuar defektin hapsinor të ngjarjes.

Anëtarët e Byrosë Politike të Shqipërisë
Anëtarët e Byrosë Politike të Shqipërisë

Viti 1988

-1 janar 1988 – Krijohet në Tanzani shoqata e miqësisë Tanzani – Shqipëri
-25 shkurt 1988 – Hapet në Beograd mbledhja e ministrave të punëve të jashtme të Ballkanit ku merr pjesë edhe Shqipëria. Ramiz Alia e përshendet ketë mbledhje me një telegram të gjatë. Fjalën e mori i pari ministri i jashtëm shqiptar Reiz Malile, i cili e vuri theksin tek distanca që superfuqite duhet të realizojnë me Ballkanin, duke i dhënë rëndësi respektimit të të drejtave kombëtare e demokratike, emancipimit ekonomik e kulturor të minoriteteve, bashkëpunimit midis vendeve të ballkanike ku Shqipëria është për një fqinjësi të mirë, për zhvillimin e pavarur dhe stabilitetin e çdo vendi ballkanik.
-1 prill 1988 – Me 31 mars 1988 mbërriti në Shqipëri zv/kryeministri Vietnamit Nguyen Van Chinh.
-5 prill 1988 – Me 4 prill 1988 nënshkruhet protokolli për shkëmbimin e mallrave dhe pagesave midis Shqipërisë dhe Vietnamit
-8 prill 1988 – Me 7 prill pritet delegacioni kuban i kryesuar nga ministri i Komitetit Shteteror te bashkëpunimit ekonomik Ernesto Melendes.
-9 prill 1988 – 7 prill Turgut Ozal pret delegacionin qeveritar tregetar shqiptar te kryesuar nga ministrja e industrisë së lehtë Vito Kapo. Dhe po këtë datë nënshkruhet protokolli i shkëmbimeve tregëtare midis Turqisë dhe Shqipërisë.
-13 prill 1988 – Ramiz Alia pret sekretarin e parë të partisë komuniste kanadeze (M-L)
15 prill 1988 – Ministri i jashtëm Reiz Malile, viziton Greqinë me ftesë të kolegut të vet, ku pritet nga e gjithë piramida e shtetit grek.
-18 prill 1988 – Në sesionin e 43 të Komisionit ekonomik për Europën, kryetari i delegacionit shqiptar Alfred Papuçiu deklaroi se Shqipëria ishte për zhvillimin e barabartë të marrëdhënieve ekonomike.
-31 maj 1988 – Me 30 maj, u nis për në Republikën Federale të Gjermanisë ministri pranë Këshillit të Ministrave Farudin Hoxha, ku me 1 qershor nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim ekonomik, industrial e teknik midis Shqipërisë dhe RFGj-së (2 qershor).
-17 qershor 1988 – Me 15 qershor nënshkruhet në Tiranë dokumenti për shkëmbimin e mallrave midis Shqipërisë dhe Belgjikës.
-26 korrik 1988 – Me 25 korrik arriti në Shqipëri një delegacion parlamentar zviceran i kryesuar nga kryetari i këshillit kombëtar të Konfederatës së Zvicrës, Rudolf Reichling.
-31 korrik 1988 – bën një vizitë jo zyrtare ministri i jashtëm grek Karolos Papulias, i cili takohet me ministrin e jashtëm shqiptar në Sarandë.
-2 gusht 1988 – Arriti me 1 gusht në Shqipëri ministri i jashtëm turk Mesut Jillmaz dhe me 2 gusht nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim ekonomik, tregëtar, industrial e teknik dhe marrëveshja për transportin internacional midis Shqipërisë dhe Turqisë.
-12 gusht 1988 – Nënshkruhet në Hanoi të Vietnamit protokolli i bashkëpunimit kulturor, arsimor e shkencor midis Shqipërisë dhe Vietnamit.
-18 gusht 1988 – Me 17 gusht mbërriti në Tiranë zv/ministri i jashtem i Japonisë Takujiro Hamada, ku me 18 gusht nënshkruhet marrëveshja tregëtare dhe e pagesave midis Shqipërisë dhe Japonisë
-18 gusht 1988 -Vendosen marrëdheniet diplomatike midis Shqipërise dhe Angolës
-23 gusht 1988 – me 22 gusht arrin në vendin tonë për një vizitë zyrtare e miqësore Dr. Hans Stercken, Kryetar u komisionit për punët e jashtme të parlamentit të RF të Gjermanisë dhe kryetar i këshillit të bashkimit ndërparlamentar.
-14 shtator 1988 – Me 13 shtator niset për në RF të Gjermanisë ministri i jashtëm shqiptar Reis Malile, dhe po këtë ditë nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim kulturor midis qeverive.
-4 tetor 1988 – Me 3 tetor Ministria e jashtëme e Hungarisë bën komunikatën mbi pavlefshmërinë e uljes së nivelit të marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.
-12 tetor 1988 – Bën një vizitë miqësore në Shqipëri deputeti francez Xavier Daniau, i cili takoi personalitetet drejtuese të politikës së jashtme, kulturës dhe marredhënieve ndërkombëtare.
-18 tetor 1988 – Me 17 tetor bën një vizitë ministri i Punës së Italisë: Rino Formika.
-21 tetor 1988 – Me 20 tetor arriti në Shqipëri sekretari i shtetit në Ministrinë Federale të bashkëpunimit ekonomik të Gjermanisë Sigfrid Lengl.
-21 tetor 1988 – nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim teknik midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Me 23 tetor sekretari largohet.
-6 nëndor 1988 – Niset për në Kubë një delegacion qeveritar i kryesuar nga ministri i tregëtisë së jashtme Shane Korbeci, ku me 8 nëntor nënshkruhet protokolli për shkëmbimin e mallrave dhe pagesave për vitin 1989.
-15 nëndor 1988 – Bëri një vizitë pune në Greqi drejtori i Institutit të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Sofokli Lazri, ku me 14 nëndor pritet nga ministri, i jashtëm i Greqisë Karolos Papulias.
-16 nëndor 1988 – Me 15 nëntor niset për Beograd Ministri i Transporteve, Luan Babameto ku po këtë datë takon kryetarin e komitetit federativ për komunikacionin dhe ndërlidhjen e Jugosllavisë Dragi Danev.
-6 dhjetor 1988 – Me 05 dhjetor mbërriti në Tiranë sekretari parlamentar i shtetit në Ministrinë Federale të ekonomise të RF të Gjermanisë. Me 6 dhjetor mbahet sesioni i parë i Komisionit të përbashkët shqiptaro-gjerman për bashkëpunimin ekonomik, industrial e teknik (7 dhjetor 1988). Me 7 dhjetor nënshkruhet në Tiranë protokolli i Komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik, industrial dhe teknik midis RPS të Shqipërisë dhe RF të Gjermanisë.
-6 dhjetor 1988 – Ramiz Alia priti delegacionin e PK të Punës Domenikane të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i KQ të saj Rafael Caljub Mehia.
-14 dhjetor 1988 – Kryeministri i Rumanisë Kostandeen Daskalesku priti ministrin e financave të Shqipërisë Andrea Nako. Po këtë dite nënshkruhet protokolli për shkëmbimin e mallrave midis Shqipërisë dhe Rumanisë për vitin 1989.
18 dhjetor 1988 – Me 17 dhjetor u nis për Beograd një delegacion qeveritar – tregëtar i kryesuar nga ministri i Tregëtisë së jashtme Shane Korbeci.
-20 dhjetor 1988 – Me 19 dhjetor mbërriti në Tiranë një delegacion qeveritar i Republikës së Turqisë i kryesuar nga ministri i shtetit i Turqisë Mehmet Yazar. Po këtë datë u mbajt sesioni i parë i komisionit të përbashkët shqiptaro-turk për bashkëpunim ekonomik, tregëtar, industrial dhe teknik. Me 20 dhjetor nënshkruhet protokolli i sesionit të parë të Komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik, tregëtar, industrial e teknik (21 dhjetor 1988).
-22 dhjetor 1988 – Me 21 dhjetor mbërrin në Tiranë Ministri i lidhjeve ekonomike me Jashtë i Bullgarisë Andrea Llukanov. Dhe me 22 dhjetor nënshkruhet marrëveshja dhe protokolli mbi bashkëpunimin ekonomik, industrial dhe teknik, si dhe protokolli për shkëmbimin e mallrave dhe pagesat për vitin 1989 midis Shqipërisë dhe Bullgarisë (23 dhjetor 1988).
-31 dhjetor 1988 – Me 30 dhjetor niset për në Kubë një delegacion e RPS të Shqipërisë i kryesuar nga anëtari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Rahman Hanku. Me 12 janar delegacioni u kthye në Shqipëri pasi mori pjesë në festimet e 30 vjetorit të Revolucionit Kuban

Viti 1989

-7 janar 1989 – Me 6 janar niset për Paris ministri i jashtëm Reis Malile.
-2 shkurt 1989 – Me 1 shkurt u nis për në Turqi ministri i jashtëm Reis Malile.
-11 shkurt 1989 – Me 10 shkurt arriti në Shqipëri ministri i tregëtisë së jashtme të Çekosllovakisë  Jan Shqerba. Po këtë datë nënshkruhet protokolli për shkëmbimin e mallrave dhe pagesave për vitin 1989 midis Shqipërisë dhe Çekosllovakisë.
-17 shkurt 1989 – Me 16 shkurt bën një vizitë miqësore jo zyrtare në Janinë Ministri i jashtëm i Shqipërisë Reiz Malile
-18 shkurt 1989 – Me 17 shkurt arriti në Sarandë për një vizitë miqësore jo zyrtare ministri grek Karolos Papulias
-26 shkurt 1989 – U nis për Vietnam një delegacion qeveritar tregëtar i kryesuar nga ministri i Ndërtimit Ismail Ahmeti.
-5 mars 1989 – shtypi njofton për nënshkrimin e protokollit për shkëmbimin e mallrave dhe pagesave për vitin 1989 midis Shqipërisë dhe Vietnamit.
-7 mars 1989 – Me 6 mars mbërrin në Shqipëri një delegacion qeveritar francez i kryesuar nga drejtori për Europën në Ministrinë e Punëve të Jashtme Zhak Blot. Me 9 mars nënshkruhet protokolli i sesionit të parë të Komisionit të përbashkët Shqiptaro-Francez.
-9 mars 1989 – Me 8 mars niset për në Rumani Kryetari i Komisionit të planin të shtetit Niko Gjyzari
-10 mars 1989 – Me 9 mars nënshkruhet në Vjenë protokolli për shkëmbime tregëtare për vitin 1989 midis Shqipërisë dhe Austrisë.
-14 mars 1989 – Kryetari i Komisionit të Planint të Shtetit Niko Gjyzari largohet nga Rumania për në Turqi. Po këtë ditë gazeta njofton për largimin e Shane Korbecit nga Austria për në RD Gjermane.
-17 mars 1989 – Me 16 mars mbërriti në vendin tonë sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Bashkëpunimit ekonomik të RF të Gjermanisë Segfrid Lengl. Gazeta e dates 21 mars jep njoftimin se u nënshkrua në Tiranë marrëveshja dhe protokolli i bashkëpunimit teknik dhe financiar midis RPS të Shqipërisë dhe RF të Gjermanisë.
-22 mars 1989 – Një delegacion shqiptar niset për në Japoni i drejtuar nga zëvendës ministri i jashtëm Muhamet Kapllani. U bisedua për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik, industrial dhe teknik midis dy vendeve
-29 mars 1989 – Me 28 mars delegacioni shqiptar i kryesuar nga Muhamet Kapllani arriti në Kinë.
-30 mars 1989 – Me 29 mars arriti në Paris ministri i jashtëm i Shqipërisë Reis Malile për një vizitë zyrtare dhe miqësore. Atë ditë nënshkruhet marrëveshja për transportin ajror civil midis Shqipërisë dhe Francës.
-5 prill 1989 – Mbërriti në vendin tonë zv/kryeministri i Rumanisë Stefan Andrei
-5 prill 1989 – mbërrin në vendin tonë një delegacion i ministrisë së jashtme të Laosit i kryesuar nga zv/ministri i jashtëm Soulivong Phrasithideth
-5 prill 1989 – nënshkruhet protokolli për transportin rrugor ndërkombëtar të mallrave midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë.
-7 prill 1989 – Me 6 prill nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim ekonomik, industrial e teknik midis Shqipërisë dhe Rumanisë.
-19 prill 1989 – Përurohet me 18 prill linja ajrore Frankfurt – Tiranë – Frankfurt.
-20 prill 1989 – Niset për në Athinë një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryetari i Komisionit të Planint të Shtetit Niko Gjyzari.
-22 prill 1989 – Mbahet sesioni i dytë i komisionit shqiptaro-grek për bashkëpunim ekonomik, industrial, teknik dhe shkencor; Me 21 prill nënshkruhet protokolli i komisionit të përbashket.
-9 maj 1989 – Më 8 maj mbërrin në RF të Gjermanisë për një vizitë zyrtare e miqësore kryetari i komisionit të përhershëm të punëve të jashtme Foto Çami.
-19 maj 1989 – Viziton RF të Gjërmanisë Drejtori i Institutit të studimeve të marrëdhënieve ndërkombëtare Sofokli Lazri, i cili mbajti një leksion me teme: Gjendja aktuale në Ballkan dhe perspektivat e bashkëpunimit në këtë zonë.
-23 maj 1989 – Më 22 maj mbërriti në Shqipëri sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të jashtme të Austrisë Dr. Thomas Klestil.
-23 maj 1989 – Në Sofje krijohet shoqata e miqësisë bullgaro-shqiptare.
-31 maj 1989 – Me 30 maj mbërriti në Shqipëri për një vizitë miqësore një delegacion italian i rajonit të Pulias i kryesuar nga presidenti i këtij rajoni Xhuzepe Kolosanto.
-31 maj 1989 – Mbërriti në vendin tonë, për një vizitë miqësore një delegacion i Shoqatës Kombëtare të Partizanëve Italiane (ANPI), i kryesuar nga presidenti i kësaj shoqate, senatori Arrigo Boldrini.
-3 qershor 1989 – Me 2 qershor u nis për në Bullgari një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit Niko Gjyzari. Me 3 qershor u nënshkrua Protokolli shtesë për shkëmbimin e mallrave për vitin 1989 midis dy vendeve.
-6 qershor 1989 – U nis për në Rumani ministri, pranë Këshillit të Ministrave, Farudin Hoxha
-7 qershor 1989 – pritet nga ministri i jashtëm shqiptar senatori kanadez Ernest Leo Golbert
-8 qershor 1989 – Mbërriti në vendin tonë ministri i jashtëm i shtetit palestinez Faruk Kadum
-8 qershor 1989 – Niset për një vizitë zyrtare në Oslo zv/ministri i jashtëm Sokrat Plaka.
-13 qershor 1989 – Me 12 qershor mbërriti në Shqipëri një delegacion parlamentar i Austrisë i kryesuar nga bashkëkryetari i Asamblesë Kombëtare Gerulf Stiks.
-20 qershor 1989 – Me 19 qershor mbërriti në Tiranë ministri i jashtëm i RD të Gjermanisë Oskar Fisher. Me 20 qershor nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim ekonomik, industrial dhe tekniko – shkencor, si dhe për bashkëpunim në fushën e shëndetsisë dhe të shkencave mjekësore midis Shqipërisë dhe Gjermanisë.
-23 qershor 1989 – Me 22 qershor mbërriti në vendin tonë zv/sekretari për Punët e Jashtme të Irakut Nazir Hamdun
-7 korrik 1989 – bëri një vizitë në vendin tonë një delegacion i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët i kryesuar nga drejtori rajonal për Europën Dr. Reinhard Y. Freiberg.
-12 korrik 1989 – Me 11 korrik mbërriti në vendin tonë drejtorja Ekzekutive e Fondit të OKB-së për Aktivitetin e Popullsisë (UNFPA) Nafiz Sadik.
-19 korrik 1989 – Vizitoi vendin tonë këto ditë Zv/ministri i Komunikacionit dhe Turizmit i RD të Gjermanisë Klaus Volf.
-20 korrik 1989 – Një delegacion shqiptar i kryesuar nga zv/ministri i punëve të jashtme Sokrat Plaka merr pjesë në festën e Nikaraguas.
-25 korrik 1989 – Me 23 korrik u nis për në RF të Gjermanisë Ministri i Tregëtisë së jashtme Shane Korbeci.
-15 gusht 1989 – Mbërriti për një vizitë private në Shqipëri Nënë Tereza, mbajtëse e çmimit Nobel.
-18 gusht 1989 – Largohet nga Shqipëria kryetari i Asamblese Popullore Kombëtare të Algjerisë, Rabah Bitat, i cili bëri një vizitë miqësore në vendin tonë.
-29 gusht 1989 – Me 28 gusht niset për një vizitë zyrtare e miqësore në Zvicër Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor Petro Dode.
-5 shtator 1989 – Mbërrin për një vizitë miqësore prefekti i Kosturit Andrea Vitanioti dhe kryetari i bashkise Andrea Ikonomidhi.
-10 shtator 1989 – Me 8 shtator qeveria çekosllovake propozon normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Shqipërinë. Me 14 shtator qeveritë përkatëse ranë dakort që midis dy vendeve të ngrihet niveli përfaqesimit diplomatik në rang ambasadorësh.
-20 shtator 1989 – Vizitoi vendin tonë një delegacion i Dhomës zyrtare të tregetisë, industrisë dhe lundrimit të Barcelonës i kryesuar nga presidenti i saj Hozef Maria Figeras.
-26 shtator 1989 – Niset për një vizite zyrtare e miqësore një delegacion i Kuvendit Popullor i kryesuar nga sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Sihet Tozaj.
-27 shtator 1989 – Me 26 shtator mbërriti në vendin tonë ministër shteti në Ministrinë e Jashtme të RF të Gjermanisë Helmut Shefer
-28 shtator 1989 – Me 27 shtator mbërriti në vendin tonë ministri i Punës, Punësimit dhe i Përgatitjes Profesionale të Francës Zhan-Pier Suason
-27 shtator 1989 – u nis për në Bullgari ministri i Tregëtisë se Jashtme Shane Korbeci.
-1 tetor 1989 – Mbërriti në vendin tonë sekretari i përgjithshëm i Epirit Evgjenio Haritidhis.
-3 tetor 1989 – U nis për në Jugosllavi kryetari i Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Tiranës Llambi Gegprifti.
-15 tetor 1989 – u nis per ne Rumani ministri i Industrise Ushqimore Jovan Bardhi.
-17 tetor 1989 – Mbërriti në vendin tonë kryetari i Bashkisë së Athinës Nikolaos Jorgos Jatrakos.
-18 tetor 1989 – Me 17 tetor zv/kryeministri Pali Miska priti delegacionin e Ministrisë së Bujqësisë të Rumanisë të kryesuar nga Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Bujqësisë Kostika Leu.
-20 tetor 1989 – Në sesionin e parë të Komitetit të përbashkët shqiptaro-jugosllav për bashkëpunim ekonomik e tekniko- shkencor, që po zhvillonte punimet në Beograd, u takuan ministri pranë Kryesisë së Këshillit të Ministrave Farudin Hoxha dhe anëtarit të Këshillit Ekzekutiv Federativ të Jugosllavisë Nikolla Gashovski. Me 20 tetor nënshkruhet në Beograd protokolli shqiptaro-jugosllav për bashkëpunim ekonomik e tekniko-shkencor.
-22 tetor 1989 – Këto ditë bëri një vizite private në Shqipëri zv/ministri i shkencave të Kanadasë Roberto Gualtieri.
-26 tetor 1989 – Me 25 tetor u nis për në Itali një delegacion i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm Myqerem Fuga.
-29 tetor 1989 – Me 28 tetor nënshkruhet në Tiranë protokolli për shkëmbimin e mallrave dhe pagesave midis Shqipërisë dhe RD të Gjermanisë për vitin 1990
-2 nëndor 1989 – Me 1 nëndor u nis për në Spanjë ministri i jashtëm i Shqipërisë Reis Malile.
-7 nëndor 1989 – Me 6 nëndor mbërriti në vendin tonë zv/kryetari i Këshillit të Ministrave Të RD të Gjermanisë Horst Zele. Me 7 nëndor nënshkruhet protokolli për bashkëpunim ekonomik, industrial dhe tekniko-shkencor midis Shqipërisë dhe RD të Gjermanisë.
-8 nëndor 1989 – mbërriti në vendin tonë ministri i punëve të jashtëme të Kubës Isidore Malmierka.
-9 nëndor 1989 – Me 8 nëndor bëri një vizitë në vendin tonë Ministri i Tregetisë së Jashtme të Italisë Renato Ruxhero.
-11 nëndor 1989 – Në kuadrin e bisedimeve për zbatimin e protokollit të sesionit të parë të Komisionit të përbashkët shqiptaro-bullgar vizitoi vendin tonë një delegacion i Industrisë Ushqimore të Bullgarisë i kryesuar nga zv/ministri i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve Ivan Savov.
-21 nëndor 1989 – Me 20 nëndor niset për Çekosllovaki një delegacion qeveritar tregëtar i kryesuar nga ministri Shane Korbeci. Me 22 nëndor nënshkruhet protokolli për shkëmbimin e mallrave dhe pagesave për vitin 1990.
-7 dhjetor 1989 – Me 6 dhjetor nënshkruhet Konventa Veterinare midis Shqipërisë dhe Bullgarisë, gjithashtu u nënshkrua edhe një protokoll për bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e bujqësisë për vitet 1990-1991. Nënshkrimet u realizuan nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë Sulejmen Pepa dhe për palën bullgare nga zv/ministri i bujqësisë Nikolla Fotev.
-8 dhjetor 1989 – Vizitoi vendin tonë një delegacion i Bashkimit të Dhomave të Tregëtisë dhe i Bursave të Mallrave të Turqisë i kryesuar nga presidenti i këtij Bashkimi, Ali Xhoshku. Me 8 dhjetor nënshkruhet programi përkatës për vitet 1990-1991. Për palën shqiptare programi u nënshkrua nga drejtor drejtorie ne Ministrinë e Jashtme Gudar Toto dhe për palën turke nga drejtori i përgjithshëm i Lidhjeve ekonomike dypalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë Erdinc Erdun.
-21 dhjetor 1989 – Me 20 dhjetor niset për në Bullgari një delegacion qeveritar tregetar i kryesuar nga ministri i Tregëtisë së Jashtme Shane Korbeci. Me 22 dhjetor nënshkruhet protokolli për shkëmbimin e mallrave e pagesave midis Shqipërisë dhe Bullgarisë për vitin 1990 (23 dhjetor).
-22 dhjetor 1989 – U nis për në Libi një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme i kryesuar nga zv/ministri Muhamet Kapllani.

Fatos Nano - Sali Berisha - Genc-Ruli 1991
Fatos Nano – Sali Berisha – Genc-Ruli 1991

Viti 1990

-17 janar 1990 – Kryeministri Adil Çarçani priti drejtorin e përgjithshëm të firmës franceze Cegelec duke e vlerësuar për nënshkrimin e kontratës mbi lëvrimin e paisjeve të hidrocentralit të Banjës si dhe bashkëpunimin e deritanishëm të bërë në hidrocentralin e Komanit.
-18 janar 1990 – Me 17 janar nënshkruhet në Tiranë protokolli mbi shkëmbimin e mallrave dhe pagesave për vitin 1990 midis Shqipërisë dhe Rumanisë. Për palën shqiptare protokolli, u nënshkrua nga zv/ministri Ajet Ylli dhe për palën rumune nga zv/ministri i tregëtisë së jashtme dhe kooperimit ekonomik ndërkombetar Stefan Stanku.
-18 janar 1990 – Largohet nga vendi yne senatori italian Xhulio Orlando.
-19 janar 1990 – Nënshkruhet në Tiranë marrëveshja për transportin ndërkombëtar rrugor midis Shqipërisë dhe Polonisë. Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë dhe për palën polake nga ambasadori i Polonisë në Shqipëri Vladislav Ciaston.
25 janar 1990 – Me 24 janar mbërriti në Ankara zv/ministri i Punëve të jashtëme Muhamet Kapllani.
-26 janar 1990 – Me 25 janar niset për në Greqi zv/ministri i Punëve të Jashtme Sokrat Plaka.
-3 shkurt 1990 – Sot u nënshkrua në Tiranë marrëveshja për shkëmbimin e mallrave midis Shqipërisë dhe Egjiptit. Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga drejtore drejtorie Aleksandra Çollaku dhe për palën egjiptiane nga presidenti i firmës shtetërore Misr Eksport-import, Mohamed Ezzeldin El Hariri.
-6 shkurt 1990 – Me 05 shkurt mbërriti në Tiranë sekretari i Shtetit për punët e jashtëme të Finlandës, Ake Wihtol.
-8 shkurt 1990 – Kryeministri i Turqisë priti me 7 shkurt ministren e Industrisë së lehtë Vito Kapo.
-9 shkurt 1990 – Bëri një vizitë në vendin tonë kryetari i shoqatës së miqësisë Greqi – Shqipëri, Vaso Gjeorgjiu
-16 shkurt 1990 – Me 15 shkurt mbërriti në vendin tonë një delegacion zyrtar parlamentar i dhomës së deputetëve të Brazilit.
-23 shkurt 1990 – Kryeministri italian Xhulio Andreoti priti të dërguarin e presidentit të Shqipërisë, Sofokli Lazrin.
-24 shkurt 1990 – Me 23 shkurt nënshkruhet në Tiranë protokolli për shkëmbimin e mallrave midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë për vitin 1990. Për palën shqiptare protokolli u nënshkrua nga zv/ministri i Tregëtisë së jashtme Altin Ylli dhe për palen jugosllave nga zv/sekretari Federativ për Tregëtine e Jashtme Xhorxhe Haxhimihajlloviç.
-9 mars 1990 – Me 8 mars nënshkruhet në Tiranë protokolli për shkëmbimin e mallrave dhe pagesave midis Shqipërisë dhe Vietnamit nga zv/ministrat përkatës.
-13 mars 1990 – Me 12 mars u nis për në Bullgari Ministri i jashtëm Reiz Malile. Me 13 mars nënshkruhet në Sofje marrëveshja qeveritare midis Shqipërisë dhe Bullgarisë për bashkëpunim kulturor dhe shkencor. Nënshkriumi u bë nga ministrat e jashtëm përkatës.
-16 mars 1990 – Me 15 mars nënshkruhet në Tiranë protokolli për shkëmbimin e mallrave dhe pagesave midis Shqipërisë dhe Hungarisë për vitin 1990. Marrëveshja u nënshkrua nga zv/ministrat e Tregëtisë së jashtme përkatëse.
-23 mars 1990 – Viziton Shqipërinë drejtori i përgjithshëm i gazetës algjeriane “El-Muxhahid”
-25 mars 1990 – U nis për në Egjipt zv/kryeministri dhe ministri i bujqësisë Pali Miska. Me datë 30 mars kthehet në Shqipëri (31 mars).
-8 prill 1990 – Mbërriti në Tiranë senatori italian Paolo Emilio Taviani
-19 prill 1990 – U nis për në Sofje një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit, Niko Gjyzari. U nënshkrua protokolli i bashkëpunimit ekonomik, industrial e teknik midis qeverive përkatëse nga Niko Gjyzari dhe ministrja e Tregëtisë së brendëshme Ekaterina Marinova (21 prill).
-22 prill 1990 – Me 21 prill u nënshkrua në Tiranë protokolli për shkëmbimin e mallrave dhe pagesave midis qeverive; Protokolli u nënshkrua nga zv/ministri i Tregëtisë së jashtme Altin Ylli dhe zv/ministri i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë Stanisllav Amanoviç.
-26 prill 1990 – Shqipëria aderon në Konventën e Barcelonës.
-9 maj 1990 – Me 8 maj arriti në Shqipëri zv/sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Administrator i Programit të Kombeve të Bashkuara për zhvillimin, William H. Drejper.
-12 maj 1990 – 11 maj mbërriti në vendin tonë Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Havier Perez de Kuelar.
-13 maj 1990 – Me 12 maj niset për në Norvegji një delegacion i vendit tonë i kryesuar nga Farudin Hoxha.
-18 maj 1990 – Nënshkruhet në Paris, me 17 maj, protokolli shqiptaro-francez i mbledhjes së sesionit të dytë; Protokolli u nënshkrua nga zv/ministri i Tregëtisë së Jashtme Kostandin Hoxha dhe për palën franceze nga ministri fuqiplotë, drejtor për Europën në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zhak Plot.
-20 maj 1990 – Me 19 maj mbërriti në vendin tonë për një vizitë zyrtare e miqësore ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë Bojko Dimitrov. Po këtë ditë u nënshkrua marrëveshja për lundrimin detar tregëtar si dhe bashkëpunimi midis ATSh dhe BTA-së midis Shqipërisë dhe Bullgarisë; Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat përkatës të të dy vendeve ndërsa bashkëpunimi nga drejtori i ATSh Taqo Zoto dhe për palën bullgare nga zv/drejtori i BTA-së Ivo Indzhev.
-24 maj 1990 – Këto ditë bëri një vizitë në Algjeri kryetari i Bashkimit të gazetarëve të Shqipërisë dhe kryeredaktori i Zërit të Popullit, Marash Hajati.
-26 maj 1990 – Një delegacion i Ministrisë së Bujqësisë të Republikës Egjiptiane vizitoi Shqipërinë ku u bisedua mbi detyrat e protokollit të bashkëpunimit.
-28 maj 1990 – Mbërriti në vendin tonë një delegacion i Komisionit për Punët e jashtme të Parlamentit italian i kryesuar nga Flaminio Pikoli.
-28 maj 1990 – mbërriti në vendin tonë kongresisti amerikan Tom Lantosh.
-28 maj 1990 – Mbërriti në vendin tonë një delegacion i veteranëve të Danimarkës i kryesuar nga presidenti i Shoqatës së Invalidëve të luftës për çlirimin e Kopenhagenit, Frede Klitgrad.
-30 maj 1990 – Me 29 maj filloi në Tiranë mbledhja e Ministrave të Energjitikës të Shteteve të Ballkanit.
-6 qershor 1990 – Shqipëria mori pjesë si vëzhguese në mbledhjen për çeshtjet humanitare të Konferencës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Europian, e cila u hap me 5 qershor.
-7 qershor 1990 – Me 6 qershor arriti në Shqipëri zv/sekretarja e Ministrisë sëë Shëndetsisë së Italisë.
-12 qershor 1990 – Me 11 qershor u nis për një vizitë të shkurtër punë në Francë dhe RF të Gjermanisë zv/ministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani.
-15 qershor 1990 – Me 14 qershor mbërriti në vendin tonë Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale të Bashkëpunimit Ekonomik të RF të Gjermanisë Sigfrid Lengl.
-19 qershor 1990 – Viziton vendin tonë kryetari i Bashkisë së Janinës Filippas Filios.
-24 qershor 1990 – Me 22 qershor nënshkruhet në Kajro programi i shkëmbimeve kulturore, shkencore e teknike midis Shqipërise dhe Egjiptit.
-26 qershor 1990 – Me 25 qershor niset për në Turqi Kryeministri i Shqipërisë Adil Çarçani.
-29 qershor 1990 – Me 28 qershor mbërriti në vendin tonë zv/sekretari i përgjithshëm i OKB-së Gerald Hinteregger.
-30 qershor 1990 – Me 29 qershor presidenti i Bullgarisë Peter Mlladenov priti të derguarin e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Sofokli Lazrin.
-4 korrik 1990 – Me 3 korrik ministri i jashtëm i Zvicrës priti zv/ministrin e jashtëm të Shqipërisë Muhamet Kapllanin, i cili ndodhej në Zvicër për një vizitë të shkurtër pune.
-6 korrik 1990 – Mbërriti në vendin tonë senatori italian Franko Salvi.
-10 korrik 1990 – Më 9 korrik arriti në vendin tonë i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
-korrik 1990 – Këto ditë bëri një vizite në vendin tonë zv/drejtori i përgjithshëm i ANEA në Vjenë Dr. Noramly bin Muslim me bashkëshorten.
-11 korrik 1990 – Shqipëria pranohet si vëzhguese në mbledhjen e komitetit përgatitor të takimit të nivelit të lartë të KSBE.
-18 korrik 1990 – Me 17 korrik nënshkruhet në Pekin protokolli i bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Kinës.
-31 korrik 1990 – Jepet deklarata e përbashkët shqiptaro-sovjetike dhe nënshkruhet protokolli i normalizimit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik…
-30 korrik 1990 – ministri i Jashtëm i Shqipërisë priti zv/ministrin e jashtëm të Bashkimit Sovietik Julij A. Kvicinski.
-4 gusht 1990 – Shqipëria pranohet si vëzhguese në bisedimet e Vjenës për “Krijimin e masave të Sigurimit dhe Besimit” në Europë.
-16 gusht 1990 – Me 14 gusht 1990, nënshkruhet në Havanë marrëveshja midis ATSH dhe agjensisë së Lajmeve të Kubës “Prensa Latina”. Marrëveshjet u firmosen nga drejtorët përkatës.
-21 gusht 1990 – Me 19 gusht arriti në Tiranë një delegacion i Komisionit të Kongresit të SHBA për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë.
-23 gusht 1990 – Me 22 gusht kryeministri shqiptar priti zv/valiun e Stambollit Erdogan Izgi, i cili ndodhej në Shqipëri për një vizitë miqësore.
-23 gusht 1990 – Me 22 gusht mbërriti në Shqipëri zv/ministri i jashtëm kinez Tian Zengpei.
-30 gusht 1990 – Me 29 paradite delegacioni parlamentar finlandez u takua me sekretarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor Sihat Tozaj dhe, në vazhdim po atë ditë, me ministrin e Jashtëm Reiz Malile dhe Ministrin e Tregëtisë së Jashtme.
1 shtator 1990 – Me 31 gusht u nënshkrua në Moskë protokolli për shkëmbimin e mallrave midis Shqipërisë dhe BRSS. Marrëveshja u nënshkrua nga zv/ministrat e tregëtive të jashtme përkatëse Kostrandin Hoxha dhe E. I. Osadcuk.
7 shtator 1990 – Me 6 shtator mbërriti në vendin tonë një delegacion i Senatit të Shteteve të Bashkuara Meksikane i kryesuar nga senatori Alfredo Toski Fernandez de Lara.
8 shtator 1990 – Juan Eskalona Reguera, Kryetar i Asamblesë Popullore të Republikës së Kubës priti kryetarin e delegacionit shqiptar, ministrin e Drejtësisë Enver Halilin.
11 shtator 1990 – U kthye në Atdhe delegacioni i Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit të Tiranës i kryesuar nga Llambi Gegprifti, i cili mori pjesë në takimin e kryetarëve të bashkive të kryeqyteteve të Ballkanit në Athinë.
15 shtator 1990 – Nga 12 shtatori deri me 14 shtator, zhvilloi punimet në Bukuresht mbledhja e zv/ministrave të jashtëm të shteteve ballkanike.
16 shtator 1990 – Jepet deklarata e Këshillit të Ministrave për pjesmarrjen e Shqipërisë në KSBE.
16 shtator 1990 – Më 14 shtator bëri një vizitë ne Bukuresht zv/ministri i jashtëm Muhamet Kapllani.
21 shtator 1990 – Me 20 shtator mbërriti në vendin tonë një delegacion i Komunitetit Europian i përberë nga drejtorë politikë të ministrive të punëve të jashtme të Italisë, Irlandës dhe Luksemburgut.
22 shtator 1990 – Bëri një vizitë në vendin tonë një delegacion kuban i Institutit për Miqësinë me Popujt i kryesuar nga zv/presidentja e këtij instituti Eva Seaone
25 shtator 1990 – Me 24 shtator niset për në Nju Jork Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Ramiz Alia.
25 shtator 1990 – U nis për në Sofje një delegacion i Komitetit shqiptar për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Ballkanik i kryesuar nga kryetari i këtij komiteti prof. Dhimitër Shuteriqi.
26 shtator 1990 – Këto ditë bëri një vizitë në vendin tonë një delegacion i Institutit të Radiotelevizionit Kuban i kryesuar nga zv/presidentja e këtij Instituti Josefa Bracero.
28 shtator 1990 – Nga 26 – 27 shtator Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës organizoi në Strasburg një diskutim mbi problemet që kanë të bëjnë me Konferencën për Sigurimin dhe bashkëpunimin në Europë, ku me ftesë të kësaj asambleje mori pjesë si vëzhguese edhe një delegacion i Kuvendit Popullor i RPS të Shqipërisë i kryesuar nga Aranit. Çela, deputet.
29 shtator 1990 – Nga data 25 – 28 shtator bëri një vizitë në vendin tonë një delegacion i Kryqit të Kuq të RF të Gjermanisë i kryesuar nge sekretari i përgjithshëm Johan Vilhelm Romer.
-3 tetor 1990 – Mbërrit në vendin tonë zv/ministri i jashtëm i Italisë senatori Ivo Butini.
-16 tetor 1990 – U nis për në RS të Vietnamit një delegacion i Komitetit të Shkencës dhe teknikës i kryesuar nga kryetari Ajet Ylli.
-16 tetor 1990 – Me 15 tetor mbërriti në vendin tonë një delegacion i ministrisë së punëve të jashtme të Suedisë i kryesuar nga nënsekretari i shtetit për punët e jashtme Torsten Orn.
-16 tetor 1990 – mbërrit në vendin tonë një delegacion qeveritar jugosllav i kryesuar nga anëtari i Këshillit Ekzekutiv të RSF të Jugosllavisë dhe kryetar i palës jugosllave në komitetin e përbashkët shqiptaro-jugosllav Nikolla Gashovski. Me 18 tetor nënshkruhet protokolli shqiptaro-jugosllav i sesionit të dytë. Protokolli u nënshkrua nga Farudin Hoxha dhe Nikolla Gashovski.
-20 tetor 1990 – Me 19 tetor u nis për në Kubë një delegacion qeveritar tregëtar i kryesuar nga Shane Korbeci.
-24 tetor 1990 – Me 23 tetor mbërritën në vendin tonë delegacionet e ministrave të jashtme të Ballkanit.
-25 tetor 1990 – Filloi mbledhja e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit.
-25 tetor 1990 – Njoftohet se zv/kryeministri kubanez priti ministrin e Tregëtisë së jashtme të Shqipërisë Shane Korbeci.
-26 tetor 1990 – Botohet komunikata e përbashkët e ministrave të jashtëm të Ballkanit dhe një mesazh i mbledhjes së ministrave të jashtëm të Ballkanit për takimin e Nivelit të lartë të KSBE-së.
-26 tetor 1990 – Kryetari i Shoqatës Japoni-Shqipëri, Masao Nakaxhima, vizitoi vendin tonë.
-2 nëndor 1990 – Me 1 nëndor mbërriti në vëndin tonë sekretari i Shtetit të Departamentit të Jashtëm të Zvicrës Klaus Jakobi dhe me 2 nëndor përfunduan bisedimet midis dy delegacioneve.
7 nëndor 1990 – Mësohet se me dt. 5 dhe 6 nëndor u zhvilluan në Romë bisedimet midis delegacionit shqiptar, të kryesuar nga zv/ministri i jashtëm Muhamet Kapllani, dhe delegacionit britanik, të kryesuar nga zv/sekretari i shtetit Majkëll Tait.
7 nëndor 1990 – Me 06 nëndor zv/ministri i jashtëm Muhamet Kapllani takohet me zv/ministrin e jashtëm italian Klaudio Vitalone.
10 nëndor 1990 – U nis për në Japoni ministri i jashtëm Reis Malile për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit në fron të Perandorit të Japonisë Akihito.
10 nëndor 1990 – Këto ditë u nënshkrua në Phenian protokolli i sesionit të 16-të të bashkëpunimit tekniko-shkencor midis qeverisë së RPS të Shqipërisë dhe qeverisë së RDP të Koresë.
14 nëndor 1990 – Me 13 nëndor u nënshkrua në Tiranë marrëveshja midis qeverisë së RPS të Shqipërisë dhe qeverisë së RDP të Koresë për shkëmbimin e mallrave dhe pagesave për vitet 1991-1995; Marrëveshja dhe protokolli u nënshkruan nga zv/ministrat përkatës të tregëtisë së jashtme.
17 nëndor 1990 – Njoftohet se Shqipëria aderoi në marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e turizmit në rajonin e Ballkanit.
20 nëndor 1990 – Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Reis Malile u nis për në Paris për ta marrë pjesë, me cilësinë e vëzhguesit, në takimin, e nivelit të lartë të shteteve pjesmarrëse në Konferencën mbi Sigurimin e Bashkëpunimin në Europë, që mbahet në Paris nga 19-21 nëndori.
21 nëndor 1990 – Me 20 nëndor u nis për në Jugosllavi ministri i Tregëtisë së Brendëshme Pajtim Ajazi për të marrë pjesë në Konferencën e 23-të Ballkanike të Turizmit, që zhvillohet në Beograd nga 21-25 nëndori.
22 nëndor 1990 – Me 21 nëndor mbërriti në vendin tonë ministri i Shëndetësisë i Republikës Turke Halil Sivgin.
-23 nëndor 1990 – Këto ditë bënë një vizitë në vendin tonë anëtarët e Komisionit të Jashtëm të parlamentit hungarez Jozsef Mosz dhe Sabor Roszik
-23 nëndor 1990 – Me 22 nëndor nënshkruhet në Tiranë protokolli për shkembimin e mallrave dhe pagesave për vitin 1991 midis Shqipërisë dhe Republikës Federative Çeke e Sllovake; nënshkrimi i bë nga ministrat e Tregëtisë së Jashtme të vendeve përkatëse.
-24 nëndor 1990 – Me 23 nëndor mbërriti në vendin tonë një delegacion i Federatës së Sindikatave të Vietnamit i kryesuar nga presidenti i kësaj federate Nguyen Van Tu.
-24 nëndor 1990 – Një grup gazetarësh shqiptarë bëri një vizitë në Turqi.
-28 nëndor 1990 – Me 27 nëndor u nis për në Itali njëë delegacion qeveritar Ekonomik i kryesuar nga ministri i Tregëtisë së Jashtme Shane Korbeci. Me 28 nëndor nënshkruhet protokolli midis Shqipërisë dhe Italisë për bashkëpunim ekonomik, industrial e teknik. Nënshkrimi u bë nga ministrat përkatës të Tregëtisë së Jashtme, për palën italiane nga Renato Ruxhero.
-2 dhjetor 1990 – Arriti në vendin tonë Nënë Tereza.
-4 dhjetor 1990 – Me 3 dhjetor mbërriti në vendin tonë zv/ministri i Punëve të Jashtme të Libisë Husni Mohamed Shaban.
-8 dhjetor 1990 – Me 7 dhjetor u nënshkrua protokolli për zbatimin e marrëveshjes për transportin rrugor ndërkombëtar me Turqinë. Për palën shqiptare protokolli u nënshkrua nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Transporteve Ferdinand Trako, ndërsa për palën turke nga ndihmës sekretari në Ministrinë e Transporteve Muammer Isikoglu.
-11 dhjetor 1990 – U nis për në Kubë ministri i jashtëm, Reis Malile me ftesa të ministrit përkatës kubanes Isidoro Malmierka.
-12 dhjetor 1990 – Me datën 10 dhjetor u zhvilluan, në Havanë, bisedime midis ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Kubës.
-13 dhjetor 1990 – Me 12 dhjetor mbërritën në Tiranë delegacionet që do të marrin pjesë në mbledhjen e zyrtarëve të lartë të Ministrive të Transporteve të shteteve të Ballkanit;
-15 dhjetor 1990 – Me 13 dhjetor ministri i jashtëm i Shqipërisë u nis për një vizitë njëditore në Shtet e Bashkuara të Meksikës.
-15 dhjetor 1990 – Me 13-14 dhjetor u zhvillua në Tiranë sesioni i parë i Komisionit të Përbashkët shqiptaro-bullgar për bashkëpunim tekniko-shkencor dhe u nënshkrua protokolli midis dy vendeve për vitet 1990-1991; Për palën shqiptare protokolli u nënshkrua nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së ndërtimit Leonard Nano, ndërsa për palën bullgare nga drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë e të teknologjisë, Bojko Georgiev.
-15 dhjetor 1990 – Me datën 12 dhjetor u nënshkrua në Budapest marrëveshja ndërmjet Qeverisë së RPS të Shqipërisë dhe Qeverisë së R. Hungareze; Për palën shqiptare protokolli u nënshkrua nga zv/ministri Altin Ylli dhe për palën hungareze nga zv/sekretari i shtetit të Ministrisë së lidhjeve ekonomike ndërkombëtare, Berenyi Lajos.
-16 dhjetor 1990 – Me 15 dhjetor ministri i jashtëm shqiptar i dha fund vizitës në Meksikë dhe u nis për në Argjentinë.
-18 dhjetor 1990 – Nga 11 – 17 dhjetori bëri një vizitë në vendin tonë një delegacion i Parlamentit Europian i kryesuar nga anëtari i Komisionit politik të këtij parlamenti Aleksandër Langer.
-18 dhjetor 1990 – Këto ditë bëri një vizitë në vendin tonë një delegacion i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq i kryesuar nga i deleguari i përgjithshëm i këtij komiteti për Europën dhe Amerikën e Veriut Tuierry Germond
-18 dhjetor 1990 – Me 17 dhjetor u nënshkrua në Tiranë protokolli për shkëmbimin e mallrave dhe pagesave midis Shqipërisë dhe Kinës. Për palën shqiptare protokolli u nënshkrua nga zv/ministri i Tregëtisë së Jashtme Kostandin Hoxha dhe e organizatave e shoqatave politike me numër 7442 date 17.12.1990;
-20 dhjetor 1990 – U zhvilluan bisedimet shqiptaro – britanike ne Gjenevë.
-20 dhjetor 1990 – Me 19 dhjetor u nis për në Jugosllavi ministri i Tregëtisë së Jashtme Shane Korbeci.
-20 dhjetor 1990 – Me 19 dhjetor miratohet kërkesa për formimin e Partisë Demokratike.
-22 dhjetor 1990 – Me 21 dhjetor u nënshkrua në Beograd Marreveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë për periudhën 1991 – 1995. Protokolli për shkëmbimin e mallrave e shërbimeve për periudhën e 1991 si dhe marrëveshja për shkëmbimet tregëtare në zonat kufitare. Dokumentat u nënshkruan nga ministrat përkatës.
26 dhjetor 1990 – U nënshkrua këto ditë dokumenti përkatës për krijimin e bankës së Përbashkët Shqiptaro-Zvicerane Iliria bank.
27 dhjetor 1990 – U nis për në Rumani një delegacion qeveritar tregëtar i kryesuar nga Ministri i Tregëtisë së jashtme Shane Korbeci. Po këtë datë nënshkruhet marrëveshja tregëtare për shkëmbimin e mallrave dhe pagesave për periudhën 1991-1993 dhe protokolli i shkëmbimit të mallrave dhe pagesave për vitin 1991. Dokumentat u nënshkruan nga ministrat përkatës.

Ylli Bufi dhe Fatos Nano 1991
Ylli Bufi dhe Fatos Nano 1991

Viti 1991

-5 janar 1991 – Mbërriti në vendin tonë një delegacion ekonomik sovjetik i përfaqësuar nga punonjës të ministrisë së Lidhjeve Ekonomike me jashtë dhe Komisionit të Planit të Shtetit të B.S.
8 janar 1991 – U nis për në Finlandë zv/ministri i Punëve të Jashtme Sokrat Plaka.
8 janar 1991 – Me 7 janar mbërriti në vendin tonë një delegacion qeveritar turk i kryesuar nga ministri i Shtetit Ishin Celebi. Me 10 janar nënshkruhet protokolli midis qeverive nga ana e ministrave përkatës (11janar).
11 janar 1991 – Mbërriti në vendin tonë presidenti i kompanisë gjermane “Rukert”
12 janar 1991 – Me 11 janar bëri një vizitë punë në Shqipëri zv/ministri i Ministrisë së Lidhjeve Ekonomike me Jashtë të Bashkimit Sovjetik. Me 12 janar nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit midis dy vendeve si dhe protokolli për bashkëpunim tregëtaro-ekonomik për vitin 1991.
8 janar 1991 – Me 11 janar u nis për në Hungari Sekretari i Përgjithshem i Këshillit të Ministrave, Fatos Nano.
13 janar 1991– Kërkohet anëtarësimi i Bankës së Shtetit Shqiptar në FMN dhe BB.
13 janar 1991 – Ramiz Alia priti presidentin e firmës italiane “Italtreit”, Rafaello Fellah.
15 janar 1991 – Me 13-14 janar bëri një vizitë zyrtare dhe miqësore në Shqipëri Kryeministri i Greqisë Kostandin Micotaqis. Gjatë vizitës u nënshkruan edhe marrëveshja mbi lundrimin detar-tregëtar dhe marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e turizmit.
23 janar 1991 – U nis për në RP të Kinës, ministri i jashtëm Reis Malile. Në Pekin nënshkruhet marrëveshja mbi bashkëpunimin në fushën e kulturës, arsimit e të shkencës. Gjithashtu u nënshkrua dhe marrëveshja për bashkëpunimin midis RTV shqiptar dhe atij kinez. Marrëveshjet u nënshkruan nga ministrat përkatës (26 janar).
29 janar 1991 – Me 28 janar u takuan në Bernë ministri i jashtëm Reis Malile dhe ministri i jashtëm i Zvicrës, dhe zv/president, Rene Felber.
31 janar 1991 – Me 30 janar mbërriti në vendin tonë Sekretari i shtetit të MPJ të Rumanisë, anëtar i qeverisë, Romulos Neagu.
2 shkurt 1991 – Me 01 shkurt Presidenti i Republikës Turke priti zv/kryeministrin shqiptar Shkëlqim Cani, i cili ndodhet për një vizitë pune në Turqi.
31 janar 1991 – Me 1 shkurt mbërriti në Tiranë një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë i drejtuar nga zv/drejtori i përgjithshem politik në Ministrinë e Jashtme japoneze Yusha Takashima, etj.
3 shkurt 1991 – Zv/ministri i Punëve të Jashtme të B.S. priti përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë të cilët bënë një vizitë pune për përgatitjet e hapjes së ambasadës shqiptare në Moskë.
7 shkurt 1991 – Me datë 5 shkurt u nënshkrua në Kajro marrëveshja për shkëmbimin e mallrave për vitin 1991, ndërmjet dy ministrive të tregetisë së jashtme.
9 shkurt 1991 – Mbërriti në Tiranë me 8 shkurt një delegacion i Ministrisë së Jashtme të Italisë.
12 shkurt 1991 – Një delegacion i Bankës së Shtetit Shqiptar u nis për në Uashington, i kryesuar nga Drejtori i përgjithshëm Niko Gjyzari.
17 shkurt 1991 – Me 16 shkurt u nis për në Bruksel një delegacion i Ministrisë së Punëve të jashtme i kryesuar nga drejtori i drejtorisë për bashkëpunimin shumëpalesh Petraq Pojani.
20 shkurt 1991 – Me 18 shkurt u zhvilluan bisedime midis delegacionit të MPJ të Shqipërisë dhe Kumunitetit Europian.
22 shkurt 1991 – Me 21 shkurt mbërriti në vendin tonë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.
1 mars 1991 – Shqipëria i propozon Komunitetit Europian përfundimin e një marrëveshjeje mbi tregëtinë dhe bashkëpunimin duke i drejtuar këtij Komuniteti edhe një kërkesë për ndihmë humanitare ushqimore.
3 mars 1991 – Presidenti i Turqisë Turgut Ozal takohet me zv/kryeministrin Shkëlqim Cani.
3 mars 1991 – Me 02 mars 1991, arriti në Tiranë kryetari i Sesionit të 45-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Guido de Marko.
3 mars 1991 – Me 2 mars mbërriti në Tiranë bamirësja Nënë Tereza.
5 mars 1991 – Me 4 mars mbërriti në vendin tonë një delegacion i Parlamentit italian i kryesuar nga kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të këtij parlamenti Flaminio Pikoli.
3 mars 1991 – Mbërriti në vendin tonë një mision punë i Fondit Monetar Ndërkombvtar.
8 mars 1991 – Me 07 mars mbërriti në vendin tonë një delegacion i Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit.
3 mars 1991 – Presidiumi i Kuvendit Popullor ka ftuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 31 Marsit delegacione vëzhguesish.
3 mars 1991 – Me 7 mars mbërriti në vendin tonë ish kongresisti amerikan Xhozef Dioguardi.
12 mars 1991 – Me 11 mars vizitoi vendin tonë zv/kryetari i Këshillit të Ministrave të Italisë Klaudio Marteli.
13 mars 1991 – 11 mars mbërriti në vendin tonë një delegacion i OKB-së i kryesuar nga Stefano De Mistura, i dërguar i posaçëm i Sekretarit të Pergjithshem të OKB-së.
13 mars 1991 – Niset, me 12 mars, për në Itali Ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani.
16 mars 1991 – Nënshkruhet me 15 mars në Uashington memorandumi i mirëkuptimit midis qeverisë së RPS të Shqipërisë dhe qeverisë së SHBA lidhur me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
17 mars 1991 – Krijohet shoqata Shqipëri – Izrael.
20 mars 1991 – Me 19 mars mbërriti në vendin tonë sekretari kombëtar i Partisë Republikane Xhorxhio La Malfa.
20 mars 1991 – Mbërritën ne vendin tonë, me 19 mars, funksionarë të departamentit të Shtetit të SHBA, në kuadrin e hapjes së ambasadës amerikane në Shqipëri.
20 mars 1991 – Me 19 mars mbërriti në Shqipëri zv/ministri i Jashtëm i Vatikanit Klaudio Celi.
22 mars 1991 – Me 21 mars mbërriti në vendin tonë për një vizitë zyrtare triditore zv/sekretari i shtetit të MPJ të Hungarisë.
24 mars 1991 – Me 23 mars krijohet shoqata e miqësisë Shqipëri – Gjermani.
28 mars 1991 – Këto ditë vizitoi vendin tonë një delegacion i Komunitetit të San Egidios.
29 mars 1991 – Mbërritën në vendin tonë delegacionet e huaja për të asistuar në zgjedhjet pluraliste të 31 marsit.
30 mars 1991 – Mbërritën në vendin tonë delegacionet e huaja parlamentare për të marrë pjesë në zgjedhjet pluraliste parlamentare të 31marsit.
30 mars 1991 – U nis për në Antalia të Turqisë, një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit, Leontiev Çuçi.
6 prill 1991 – Mbërritën në vendin tonë një grup ekspertësh të zyrës Amerikane për ndihmet Humanitare.
9 prill 1991 – U krijua shoqata e miqësisë Shqipëri – SHBA.
14 prill 1991 – Kryetari i Këshillit të Ministrave Fatos Nano priti delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
21 prill 1991 – Bëri një vizitë në vendin tonë një grup afaristësh italianë.
23 prill 1991 – Me 21 prill u nis për në Itali një delegacion qeveritar i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i K. M. Aleks Luarasi.
23 prill 1991 – Me 21 prill mbërriti në vendin tonë një mision punë i Bankës Botërore i kryesuar nga Adil Kanan.
23 prill 1991 – Me 21 prill Ramiz Alia priti kryetarin e grupit të shoqërive Rexol, Ser Leon Taman. Këtu vlen të përmendet, sipas internetit, se shoqëritë Rexol merren me pastrimet kimike të sipërfaqeve të ndotura; me veprimtari në funksion të ruajtjes së ambientit.
26 prill 1991 – Me 25 prill nënshkruhet në Pekin një marrëveshje kredie midis Shqipërisë dhe Kinës
30 prill 1991 – Nga data 18 – 28 prill një grup specialistësh sovjetikë të ekonomisë zhvilluan bisedime me specialistët shqiptar të kësaj fushe.
5 maj 1991 – Krijohet shoqata e miqësisë Shqipëri – Bashkimi Sovjetik.
7 maj 1991 – U nis për në Rumani një delegacion parlamentar i kryesuar nga Xhelil Gjoni.
7 maj 1991 – Mbërriti në vendin tonë misioni i dytë i fondit monetar Ndërkombëtar
8 maj 1991 – Shkëmbehen mesazhe midis ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë.
9 maj 1991 – Mbërriti në vendin tonë Kryetari i Komisionit të Këshillit të Europës “Demokracia nëpërmjet ligjit”, anëtar i Parlamentit Europian Prof. Antonio La Pergola.
14 maj 1991 – U nis për në Londër një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Fatos Nano. Në përbërje të delegacionit ishte dhe ministri i jashtëm Muhamet Kapllani.
15 maj 1991 – Krijohet shoqata e miqësisë Shqipëri – Greqi
16 maj 1991 – Delegacioni qeveritar shqiptar ndaloi në Itali ku u takua me zyrtarët më të lartë italiane.
26 maj 1991 – Ministri i kulturës Moikom Zeqo, me 24 maj, pritet nga Presidenti Turk Turgut Ozal.
28 maj 1991 – Me 27 maj arriti në Shqipëri misioni i dytë i Bankës Botërore i kryesuar nga Frank Lysy.
28 maj 1991 – Vendosen marrëdhënie diplomatike midis Shqipërisë dhe Shtetit të pavarur të Papuas dhe Guinesë së Re
29 maj 1991 – Me 28 maj u zhvilluan bisedime në Ministrin e Punëve të Jashtme midis delegacionëve të Greqisë, të kryesuar nga zv/sekretari i përgjithshëm E. Megalokonomu, dhe delegacionit shqiptar, i kryesuar nga Bashkim Dino.
30 maj 1991 – Duke filluar nga data 29 maj rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
1 qershor 1991 – Me 31 maj mbërriti në Hungari ministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani.
28 maj 1991 – Me 29 maj u nënshkrua në Hanoi marrëveshja 5 vjeçare midis Shqipërisë dhe Vietnamit si dhe protokolli i shkëmbimit të mallrave dhe pagesave.
2 qershor 1991 – Me 01 qershor, pas Hungarisë, Ministri i jashtëm Muhamet Kapllani vizitoi Kroacinë.
4 qershor 1991 – Këto ditë bëri një vizitë në Shqipëri një delegacion maqedonas i arkivave
4 qershor 1991 – U krijua shoqata e miqësisë Shqipëri – Kinë.
7 qershor 1991 – Me 6 mbërriti në vendin tonë At Artur Liolin.
7 qershor 1991 – Krijohet shoqata e miqësisë Shqipëri – Austri.
9 qershor 1991 – Me 7 qershor takohen në Gjenevë delegacionet e ministrive të Punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.