10.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Kudret Kokoshi, emblemë e intelektualizmit dhe atdhedashurisë shqiptare – nga Kostaq Xoxa

on

|

views

and

comments

Kudret Kokoshi (1908-1991)
Kudret Kokoshi (1908-1991)

Kudret Kokoshi, emblemë e intelektualizmit

dhe atdhedashurisë shqiptare

nga Kostaq Xoxa 

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes

Kostaq Xoxe
Kostaq Xoxe

Mbresa vetjake

Kur më njoftuan për një mbledhje përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Kudret Kokoshit, i thashë Reshat Kripës, njërit prej organizatorëve, se bëri mirë që më lajmëroi për këtë mbledhje në Selinë e konferencave historike, se do të isha doemos i pranishëm, veçanërisht se kisha disa mbresa vetjake.
M’u kujtua ai burrë për të cilin im atë kishte përshtypje të veçanta.
Kudreti vinte në kasollen tonë, në rrugën Q. Stafa, nr. 202, në shtëpinë e Diles, – siç quhej ajo dhomë e vetme, që na e kishte dhënë e zonja e shtëpisë me qira të vogël. Herën e parë vendbanimin tonë Kudreti e kishte marrë vesh nga Dhimitër Pasko, që banonte aty pranë, një rrugicë më tej, në rrugën “4 Dëshmorët”. Në mos gaboj ishte viti 1958, një kohë kur ishte zbutur përkohësisht lufta e klasave, me rastin e ngjarjeve të mëdha të destalinizimit. Prandaj herë-herë vinte Mitrush Kuteli dhe, kur vinte nga Vlora për në Tiranë për të prurë disa përkthime të Kadaresë apo të Jakov Xoxës, Kudrejti gjente rastin të vinte edhe në strehëzën tonë. Në atë kohë unë mund të isha 26 vjeç dhe punoja si shofer. Flisnin për letërsi. Im atë thoshte se Kudret Kokoshi ishte përkthyesi më i mirë i vargjeve nga shqipja në italisht. Me këto punë Kudreti nxirrte bukën e gojës, pasi nuk i gjendej shoku në këto lloj përkthimesh. “Atë që bënte Isuf Vrioni në prozë, e bënte Kudreti në poezi”, – thoshte babai. E donte Kudretin jo vetëm për kulturën e tij të gjerë, por edhe për një tipar të përbashkët: Që të dy kishin bërë filloren, gjimnazin dhe universitetin në Itali. Dhe që të dy ishin antifashistë. Im atë i fliste për Paolo Kadíkamon, arbëreshin atdhetar që i ngriti peshë nxënësit e Shën Mitër Korones kundër Italisë fashiste, në 1920-n e Vlorës. Im atë thoshte se ky arbëresh i zjarrtë meritonte emrin e një shkolle, apo të një rruge, te ne, por sesi ia thoshte në një mënyrë të mjegulluar (ç’prudencë!) Kudretit se kjo mund të bëhej në një kohë tjetër! Dhe Kudreti:
“Mallkuar qofsh, Benito Musolini!”
Një zë mallkues shpërthen nga çdo stërkalë.
“Mallkuar qofshi ju, që vdekjen bini”
Dhe nëma ushëton, oh!, mal më mal!
Ata bisedonin me zë të ulët dhe unë bëja sikur lexoja librin, në një cep të dhomës së vetme. Më ishte dhënë së rishmi, pas mjaft vitesh i përjashtuar nga shkolla, e drejta e studimit. Me librin hapur, veshët i kisha te biseda e tyre. Ishin të dhimbshme fjalët e Kudretit, që kishte hequr burgje të tmerrshme, por edhe që i kishin shkaktuar një dramë në familje. Për këtë gjendje të mjeruar të një personi që mezi e nxirrte bukën e gojës, por që ishte edhe në dëshpërime që vetëm një regjim si ai dinte të shkaktonte edhe brenda familjes, me të drejtë që s’u tha asnjë fjalë në konferencën përkujtimore as nga Reshati, që mbajti referatin kryesor, por edhe as nga folësit e tjerë: Sadik Bejko, Leka Dosti, Abdurahman Kreshpani, Sokol Kokoshi (i nipi), që falënderoi të pranishmit. S. Bejko bëri një analizë letrare të hollësihme të vlerave letrare të Kudretit.
 .

Një provë më tepër: Po s’qe me ne, je kundër nesh!

Mund të akuzohej për gjithçka Kudret Kokoshi; por ta akuzosh për fashist, vetëm një diktaturë perverse me falsifikime faktesh, mund ta bënte këtë. Reshat Kripa, në referatin e tij, foli jo vetëm për 7 prillin e ’39-s, (kur komunistët s’u bënë të gjallë, se i ndalonte pakti Molotov-Ribentrop), por edhe për një fakt, që i takon një kohe të mëpastajme: “…pati edhe forca që nuk i verboi demagogjia e atyre që propagandonin se “do të hanim me lugë të florinjtë”. Kudreti ishte nga këta. Në vitin 1941, me porosi të Mithat Frashërit, Hasan Dosti i propozoi që të shkonte në Kosovë, për të vënë njohuritë e tij juridike në shërbim të atij vendi, të cilit iu hap një frymëmarrje në krahasim me dhunën e padurueshme sllavomane. Kudreti u gjend në radhët e para për formimin e kuadrove me njohuritë juridike bashkëkohore. Ai ishte ekspert në këtë fushë, si i lauruar me notat më të mira në fakultetin e Jurisprudencës, në Itali. Ndihmoi pa u lodhur shqiptarët e asaj krahine në zgjidhjen e problemeve gjyqësore. Bënë të mundur edhe shfuqizimin he e vendimeve të padrejta që ishin dhënë në dëm të shqiptarëve të Kosovës. Diskuton sipas pikëpamjeve të veta për të ardhmen e krahinës dhe të gjithë Shqipërisë.
Po citojmë R. Kripën: “Më 28 nëntor 1942 është në ballë të demonstratës së madhe antifashiste të zhvilluar në Prizren. Atje plagoset nga milicia italiane. Ndërhyri një oficer i xhandarmërisë shqiptare, që e shpëtoi nga vdekja, duke ua shkëputur duarve të milicëve që po vazhdonin ta qëllonin me kondakët e pushkëve. Pa ndjenja dhe me plagë në kokë, patrioti kosovar e mori dhe e çoi në spital, në Tiranë”. 
Në gusht të vitit 1944 është pjesëmarrës në Konferencën e Mukjes e cila, me vendimet e saj, u orvat të hidhte themelet e luftës së përbashkët dhe të pluralizmit shqiptar. Në mars të vitit 1944 shkon përsëri në Kosovë, por pas pak kohe arrestohet nga GESTAPO-ja dhe internohet në kampin e shfarosjes, në Prishtinë. Lirohet pas dëbimit të gjermanëve nga forcat aleate, në fund të dhjetorit të 1944-s. Në rrugën e kthimit, spiunohet nga agjentët e UDB-së, arrestohet dhe, i lidhur, i dorëzohet Shefqet Peçit, në kufirin shqiptar,- thotë R. Kripa në referatin e tij. Prokurori, në pretencën e tij, kërkoi dënimin me vdekje. Por e shpëtoi nga ekzekutimi dëshmia e Hariz Thanasit, një pjesëmarrës i lëvizjes komuniste.
 .

Cinizmi politik i diktaturës

Ashtu siç ka qenë e falsifikuar e gjithë historiografia e diktaturës, po ashtu ishin skandaloze edhe të ashtuquajturat gjyqe komuniste. Fajtorët ishin “të paragjykuar”. Në tehun e shpatës ishin ata me kulturë, që e luftuan okupatorin në mënyrën e tyre, duke pasur një nuhatje të fortë se ç’ishte regjimi komunist në prag të ardhjes në fuqi, me synimin parësor për të vënë pushtetin monist në dorë duke e shndërruar në një farsë atë “pa dallim feje, krahine dhe ideje!”. Historiani Kastriot Dervishi ka vërtetuar me dokumente se anëtarë të P. Fashiste u bënë edhe ata që më vonë arritën shkallët e karrierës gjer në rangjet e Komitetit Qendror, madje edhe të Byrosë Politikë. A thua se B. Spahiu kishte qenë anëtar i P. Fashiste, (dhe kjo u njoh nga tirani) bash në kohën kur duhej shpallur armik? Mos të përmendim dhjetëra shembuj të tjerë nga dokumentimi historik që sapo thamë, për të nxjerrë përfundimin se të qenurit anëtar i P. Fashiste ishte mjet shantazhi, kur t’i vinte koha personit që do të bëhej i padëshiruar. Ky është cinizëm politik. Tefik Mborja ishte sekretari i P. Fashiste, pa asnjë dashuri për okupatorin. Është fakt se në shtëpinë e T. Mborjes janë strehuar E. Hoxha, Nako Spiru, Dr. Dishnica e të tjerë. Enveri, madje, ishte strehuar edhe në shtëpinë e Bahri Omarit, paçka se ky u pushkatua nga regjimi komunist! Gjyqi i Deputetëve “ndëshkoi” me dënime kapitale dhe me dënime të rënda edhe mjaft nacionalçlirimtarë. Komunizmi nuk donte pengesa në marshimin e tij antipluralist!
E keqja është se me të ashtuquajturin kolaboracionizëm u bë kërdia në kohën e diktaturës, por u abuzua edhe në historinë që e quanin si monopol të tyren ata që ishin papagajtë e propagandës komuniste në kohën e totalitarizmit!
Ajo mendësi, e përçuar gjer në ditët e sotme, është kobndjellëse edhe tani! Në pikën 6 të Vendimit të Asamblesë Parlamentare të Europës (Strasburg, 25.01. 2006), shkruhet: “Vetëdija publike për krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste është mjaft e dobët”. Dhe në pikën 7: “Pozicionimi i qartë i komunitetit ndërkombëtar për të shkuarën, mund të jetë një referencë për veprimet në të ardhmen”. Por nostalgjikëve më mirë t’u heqësh xhanin sesa mendësinë!
.
Marre nga Gazeta 55,  03 maj 2008 
.

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.