back to top
12.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024

Kriminelët e Luftës nga Çelo Hoxha*

Gazeta

Çelo Hoxha 2013
Çelo Hoxha 2013

Kriminelët e Luftës

nga Çelo Hoxha*

Anëtarët e KQ të PKSH-së dhe anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm[1] kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Ata kanë qenë, duke iu referuar ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, eksekutuar ose ndihmuar [forcat partizane] në vepra kriminale.”
Drejtuesit e qarkoreve të PKSH-së dhe formacioneve të ndryshme partizane kanë përgjegjësinë e tyre, sipas hierarkisë dhe në varësi të rolit të luajtur në ngjarje të caktuara. Përgjegjësia është individuale, por si bashkëpunëtorë në krim, persona që kanë pasur dijeni për një krim ose për moskallëzim krimi mund të fajësohen të gjithë partizanët pjesëmarrës në ngjarje. Personat e shënuar në listën e mëposhtme (përjashto dy prej tyre, që janë cilësuar) nuk i kanë denoncuar (penalisht ose publikisht) krimet e PKSH-së dhe UNÇ-së, pra, nuk u distancuan kurrë prej tyre. Shumica e tyre kanë qenë drejtues të formacioneve të ndryshme partizane.
Përgjegjësia në krime (autorësi, ose pasje dijeni) e personave, emrat e të cilëve janë theksuar (me bold) është e vërtetuar. Disa janë dokumentuar në libër, të tjerëve iu është vënë referenca arkivore ku gjendet gjurma e krimit.
Disa prej tyre vazhdojnë të nderohen si dëshmorë, sepse janë vrarë gjatë luftës, megjithatë, ata janë përfshirë në listë për dy arsye:
1)krimet e tyre nuk mund t’i mohojmë, për shkak të fatit tragjik të autorëve;
2)titulli dëshmor iu është dhënë nga institucionet e një regjimi kriminal, diktatura komuniste.
Në listë gjenden edhe disa persona, të cilët kanë qenë drejtues të formacioneve partizane, por më vonë i braktisën ato. Aty ku kemi pasur dijeni, e kemi theksuar këtë fakt.
 
Hoxha midis Mugoshës dhe Popoviçit
Hoxha midis Mugoshës dhe Popoviçit

1.Asllan Gurra, komandant i batalionit të Oparit, Korçë

2.Abdyl Këllëzi, komisar i Brigadës XVI[2] (Dokumenti 90, 103, 105)
3.Adil Çarçani, zv/komisar i Brigadës VII (Dokumenti 54, 67, 86)
4.Adil Prishta, zv/komandant batalioni, Brigada VII
5.Adnan Qatipi, zv/komandant batalioni, Brigada III
6.Ali Vinçani, komandant i Batalionit “Kelmendi-Gërmenj”, Korçë
7.Agush Gjergjevica, anëtar i shtabit të qarkut Korçë
8.Amdi Babani, komandant batalioni, Brigada XV (Dokumenti 107)
9.Andon Xoxa, komisar, kompania II, batalioni II, Brigada I (u vra gjatë grabitjes së Pogradecit nga Brigada I dhe IV) (Dokumenti 50)
10.Anton Bulaqi, zv/komandant i batalionit partizan vullnetar të Shkodrës
11.Ardi Rakipi, zv/komandant batalioni, Brigada V
12.Asaf Dragoti, komandant i Brigadës VIII
13.Asaf Tahiraj, Komandanti i Brigadës VIII (Dokumenti 71, 120, 129, 130)
14.Astrit Nishani, zv/komandant batalioni, Brigada VI
15.Baba Fejzo, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative[3]
16.Bahri Zaimi, komandant artilerie i Brigadës VII
17.Bajt Asllani, zv/komandant batalioni, Grupi i Pezës
18.Balil Peçi, zv/komandant batalioni, Brigada VI
19.Baki Starja, komandant batalioni territorial, qarku Korçë
20.Bako Dervishi, komandant batalioni, Brigada V
21.Bajram Vula, zv/komandant batalioni, Brigada III
22.Barjam Sinojmeri, zv/komisar i Brigadës VIII (Dokumenti 72, 89)
23.Bedri Spahiu, komisar i Zonës I Operative, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ
24.Bejto Bultica, komandant batalioni, qarku Berat[4]
25.Beqir Balluku, komandant i Brigadës II (Dokumenti 66, 80, 94, 95)
26.Bido Sejko, zv/komandant batalioni, Brigada VI
27.Bilbil Klosi, anëtar i sektorit politik, Brigada V (Dokumenti 69)
28.Burhan Beqari, komandant batalioni II, Brigada XII
29.Cute Selenica, komandant çete, qarku Korçë
30.Çelo Arrëza, komandant batalioni, Brigada V[5]
31.Dali Ndreu, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, komandant i Divizionit I (Dokumenti 40)
32.Dane Mehmeti, komandant batalioni, Brigada V
33.Dul Rrjolli, komisar i rrethit Lezhë[6]
34.Dushan Mugosha, themelues i PKSH-së, zv/komisar i Brigadës I
35.Ethem Haxhiu, zv/komandant i batalionit “Reshit Çollaku”
Pushkatime...
Pushkatime…

36.Enver Hoxha: anëtar i KQ të PKSH-së; komisar i Shtabit të Përgjithshëm; komandant i UNÇ-së (pas majit 1944); anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 3, 4, 9, 10, 11, 12, 14, 15, 16, 17, 21, 22, 23, 24, 28, 29, 31, 33, 34, 35, 37, 38, 43, 44, 45, 53, 58, 60, 124, 125, 126, 127, 131, 132)[7]

37.Enver Liçaj, komisar i Çetës së Sopotit (Dokumenti 36)
38.Ernest Jakova, zv/komandant batalioni, Brigada III
39.Esat Dishnica, (Dokumenti 35)
40.Esat Ndreu, komandant i grupit territorial të Dibrës
41.Estref Sihati, zv/komandant batalioni, Brigada VIII
42.Fadil Çeçi, zv/komandant i Brigadës V
43.Faik Cakuni, komandant i batalionit “Fuat Babani”, Korçë (Dokumenti 52, 53)
44.Faslli Jaho, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
45.Fatmir Gjata, zv/komisari i batalionit “Çlirimi”, Korçë
46.Fejzo Bino, komisar, kompania III, batalioni I, Brigada I
47.Fejzo Ismaili, në dispozicion të Shtabit të Zonës I Operative
48.Ferik Hado, në dispozicion të Shtabit të Zonës I Operative
49.Ferit Radovicka, komisar, kompania I, batalioni II, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I; komandant i operacionit të spastrimit në Koplik, 1945[8] (Dokumenti 137)
50.Fetah Selcka, zv/komandant batalioni, Brigada IV
51.Feti Bubësi, komandant batalioni IV, Brigada VI
52.Feti Smokthina, komandant i kompanisë II, Batalioni I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I
53.Fiqrete Shehu, (Dokumenti 57, 70)
54.Flamur Nishani, anëtar i sektorit politik për çështjet e rinisë në Brigadës VIII (Dokumenti 77)
55.Foto Stamo, komisar çete (me Xhezar Serishtin dhe Zalo Zvarishtin), qarku Korçë
56.Gafur Çuçi, anëtar i sektorit politik të Brigadës VIII, komisar i Divizionit V (Dokumenti 73)
57.Gani Nivica, komandant batalioni, Brigada VIII
58.Gogo Nushi, anëtar i KQ të PKSH-së (Dokumenti 5, 22, 23, 27, 28, 29, 34, 92)
59.Gaqo Peristeri, komisar batalioni, qarku Korçë
60.Gaqo Tashko, anëtar i kryesisë së KANÇ
61.Gjergj Kokoshi, anëtar i kryesisë së KANÇ
62.Gjin Marku, anëtar i KQ të PKSH-së, komandant i Brigadës VII (Dokumenti 116)[9]
63.Gjon Banushi, komandant i Brigadës IV (Dokumenti 110)
64.Gjon Gjonaj, zv/komandant i Brigadës XVI (Dokumenti 103)
65.Gjon Marashi, komandant i çetës së Dukagjinit[10]
66.Hajdar Dushi, zv/komisar i batalionit partizan vullnetar të Shkodrës
67.Haki Bejko, komisar, kompania III, batalioni II, Brigada I (Dokumenti 50)[11]
68.Haki Toska, (Dokumenti 83)
69.Halim Xhelo, komandant batalioni, Brigada V
70.Hamdi Lemo, komandant batalioni, Brigada III
71.Hamit Keçi, zv/komandant i Brigadës III
72.Hariz Velo, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
73.Hasan Moglica, komandant çete, qarku Korçë[12]
74.Hasan Mëhilli, komisar i kompanisë II, batalioni I, Brigada I
75.Hasan Pulo, zv/komandant i Zonës I Operative; anëtar i kryesisë së KANÇ
76.Hasan Selenica, zv/komisar i batalionit “Hakmarrje”, Korçë
77.Haxhi Lleshi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së (Dokumenti 11, 41)
78.Haxhi Seseri, komandant i batalionit territorial të Dajtit
79.Hito Çako, zv/komandant i Brigadës V.
80.Hulusi Spahiu, komandant i Brigadës III (Dokumenti 97)
81.Hysen Blloshmi, komandant i Çetës së Sopotit (Dokumenti 36)
82.Hysen Çino, komandant batalioni, Brigada V
83.Hysen Zenelaj, zv/komandant, kompania II, batalioni II, Brigada I
84.Hysni Kapo, zv/komisar i Zonës I Operative; komisar i Brigadës V; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i Shtabit të Divizionit I (Dokumenti 92, 114, 123)
85.Hysni Manushi, komandant batalioni, Brigada III
86.Hysni Selcka, komandant batalioni, qarku Korçë
87.Ibrahim Stafa, zv/komisar i Batalionit Vërçë-Sulovë (Dokumenti 100)
88.Idris Seiti, komandant, kompania I, batalioni II, Brigada I, zv/komandant batalioni, Brigada I
89.Idriz Tahiri, komisar i qarkut Shkodër[13]
90.Irakli Bozo, komandant batalioni, Brigada II
91.Irfan Peshtani, oficer i seksionit operativ të Brigadës VII
92.Islam Radovicka, komandant i Zonës I Operative, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së (Dokumenti 90, 124)
93.Istref Sehati, zv/komandant batalioni, Brigada V
94.Izet Kallarati, në dispozicion të shtabit të Zonës I Operative
95.Jaho Gjoliku, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative, zv/komandant i Brigadës VI (Dokumenti 83)
96.Jorgji Zëra, komandant batalioni, Brigada II
97.Josif Prifti, komisar i batalionit “Hakmarrje”, Korçë
98.Kadri Hazbiu, komandant i Batalionit I, Brigada V (Dokumenti 88)[14]
99.Kadri Hoxha, komandant i batalionit të Çermenikës; komandant i grupit të qarkut të Elbasanit; anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i Brigadës VII
100.Kadri Musaj, komisar i Batalionit Vërçë-Sulovë (Dokumenti 100)
101.Kahreman Ylli, komisar i Brigadës IV (Dokumenti 110)[15]
102.Kapo Lena, komandant i Batalionit Vërçë-Sulovë (Dokumenti 100)
103.Kiço Ngjela, (Dokumenti 95)
104.Koçi Xoxe, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 6)
105.Koço Prifti, (Dokumenti 114, 123)
106.Koço Tashko, anëtar i kryesisë së KANÇ
107.Komandanti i Çetës së Shën Gjergjit (i paidentifikuar, Dokumenti 19)
108.Kristo Themelko, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i Çetës së Pezës (Dokumenti 5, 27, 37, 38)
109.Kudret Fratari, zv/komandant batalioni, Brigada VIII
110.Lako Polena, komisar i Brigadës II i Mbrojtjes së Popullit[16]
111.Laver Sulçe, zv/komandant batalioni, Brigada I
112.Lefter Kolonja, zv/komandant batalioni, Grupi i Pezës
113.Liri Gega, anëtare e KQ të PKSH-së (Dokumenti 14, 63, 64, 65, 68, 91)
114.Luan Qafëzezi, zv/komandant batalioni, Brigada VII
115.Lutfi Leka, komandant i batalionit të Bëzhetës (Dokumenti 8)
116.Llambi Gostivishti, zv/komisar i batalionit “Reshit Çollaku”
117.Maman Saliu, komisar i qarkut të Mbrojtjes Popullore, Shkodër (Dokumenti 147, 48)
118.Manol Konomi, anëtar i kryesisë së KANÇ
119.Manush Myftiu, zv/komisar i Brigadës V (Dokumenti 68, 88)
120.Maqo Çomo, zv/komisar i batalionit “Fuat Babani” (Dokumenti 52, 53)[17]
121.Mark Uli, komisar i çetës së Dukagjinit[18]
122.Marko Billa, komandant i R.P.V Palasë (Dokumenti 78)
123.Maze Jaupi, zv/komandant batalioni, Brigada VIII
124.Medar Shtylla, anëtar i KANÇ
125.Medat Poloska, zv/komisar i batalionit të Oparit, Korçë
126.Mehmet Jaho (Luftar Bolena pseud.)[19]: zv/komandant i Brigadës XII
127.Mehmet Shehu, kandidat i KQ të PKSH-së; komandant i Brigadës I; z/komandant i Divizionit I; komandant i operacioneve në Shkodër, pas lufte (Dokumenti 16, 30, 31, 32, 33, 126, 127, 128, 135, 139, 141, 142, 146)[20]
128.Meshit Çela, zv/komisar, batalioni II, Brigada I
129.Mestan Ujaniku, komandant i Shtabit të qarkut të Beratit
130.Mevlan Dervishaj, komandant i Brigadës XI[21]
131.Mihal Prifti, komisar i Divizionit II (Dokumenti 133, 134, 140)
132.Mihallaq Ziçishti, komandant i qarkut të Mbrojtjes Popullore, Shkodër (Dokumenti 147, 148)
133.Miladin Popoviçi, themelues i PKSH-së, drejtues de facto i saj
134.Minella Koleka, komandant i komandës së Vendit, Himarë (Dokumenti 79, 81)
135.Misto Treska, komisar batalioni territorial (me Riza Kodhelin), Korçë; komisar i Brigadës XX (Dokumenti 44)
136.Muhamet Prodani, komandant i kompanisë III, batalioni I, Brigada I; komandant i Brigadës I
137.Muharrem Kokomani, zv/komandant batalioni, Grupi i Pezës
138.Muharrem Butka, komandant i Komandës së qarkut të Korçës (Dokumenti 101)
139.Musa Daci, zv/komandant batalioni, Brigada VI
140.Mustafa Matohiti, komisar i Brigadës VI (Dokumenti 41)
141.Mustafa Gjinishi, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së
142.Mustafa Xhani (Baba Faja Martaneshi), komandant i Batalionit të Martaneshit, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së (Dokumenti 19)
143.Myslim Peza, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, komandant i partizanëve të Pezës[22]
144.Myslim Shyri, komisar, Batalioni II, Brigada I
145.Myzafer Babani,[23] komisar i batalionit “Fuat Babani” (Dokumenti 52, 53)
146.Myzafer Spaho, komisar i Brigadës III (Dokumenti 115)
147.Myzafer Trebeshina, komisar i Divizionit IV (Dokumenti 138, 143)
148.Nako Spirum, anëtar i KQ të PKSH-së, anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 40)
149.Nasi Vithkuqi, komandant i batalionit “Qamil Panariti”, Korçë
150.Naum Kristo, zv/komandant batalioni, Brigada IV
151.Naxhije Dumi, kandidate e KQ të PKSH-së (Dokumenti 4)
152.Ndreko Rino, zv/komandant, kompania III, batalioni I, Brigada I; komandant batalioni, Brigad I; komandant i operacionit në Dukagjin, pas lufte (Dokumenti 133, 141, 142, 146)
153.Neim Kuçi, komandant batalioni, Brigada VII
154.Neki Pirgu, komandant çete, qarku Korçë
155.Nesti Titani, komisar i batalionit “Çlirimi”, Korçë
156.Neshat Hysi, zv/komandant i Brigadës VII
157.Nexhip Vinçani, komandant i grupit partizan të Korçës, komandant i Brigadës IV (Dokumenti 50)
158.Ngjeli Argjiri, komandant, kompania II dhe zv/komandant, batalioni II, Brigada I; zv/komandant, Brigada VIII
159.Niazi Çepani, anëtar i Shtabit të qarkut të Beratit
160.Niko Çeta, komisar i batalionit Kelmendi-Gërmenji, Korçë
161.Nuredin Aliu, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
162.Nuri Huta, komandant i Kompanisë I, Batalioni I, Brigada II (Dokumenti 94-96)
163.Ollga Plumbi, anëtare e kryesisë së KANÇ
164.Omer Nishani, kryetar i KANÇ
165.Osman Sinani, komandant batalioni, brigada III
166.Pajtim Shyti, (Dokumenti 84)
167.Panajot Plaku, komisar i batalionit I, Brigada I (Dokumenti 44, 57)
168.Pandi Kristo, anëtar i KQ të PKSH-së, komisar i grupit partizan të Korçës (Dokumenti 3)
169.Pano Xhambolla, zv/komandant i Brigadës IV
170.Pertef Therepeli, komandant batalioni, Shtabi i Beratit
171.Petraq Lalaj, zv/komisar i grupit partizan të Korçës
172.Petraq Titani, komisar i batalionit të Oparit, Korçë
172.Petrit Dume, komandant i batalionit “Hakmarrje”, komandant batalioni, Brigada IV
173.Petrit Hakani, komandant i Batalionit të Dumresë (Dokumenti 7, 13, 117)
174.Petro Bullati, komandant i Brigadës II i Mbrojtjes së Popullit[24]
175.Pilo Peristeri, themelues i PKSH-së; komisar i batalionit “Reshit Çollaku”; komisar i Komandës së qarkut të Korçës
176.Pilo Shanto, ndihmës i komandës së vendit Himarë[25]
177.Prenk Zhupa, komandant i rrethit Lezhë[26]
178.Puna, pseudonim i një personi të paidentifikuar (Dokumenti 25)[27]
179.Puçe Moçani, komandant çete, qarku Korçë[28]
180.Qazim Kondi, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative, komisar i Brigadës VIII
181.Qemal Zybo, zv/komandant, kompania I, batalioni II, Brigada I
182.Qiriako Harito, anëtar i kryesisë së KANÇ
183.Rahman Uruçi, komandant i batalionit territorial të Myzeqesë; komandant i Brigadës XVI (Dokumenti 105)
185.Rako Gërmenji, zv/komandant, kompania III, batalioni II, Brigada I
186.Ramadan Çitaku, themelues i PKSH-së; anëtar i KQ të PKSH-së; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 7, 9, 10, 12, 17, 18, 21, 65)
187.Ramiz Alia, komisar i Divizionit V[29]
188.Raqi Qirinxhi, intendent (financier) i grupit partizan të Korçës
189.Refat Bajrami, komandant i Brigadës XII
190.Rexhep Haka, komandant i batalionit vullnetar të Shkodrës
191.Rexhep Çami, (Dokumenti 90)
192.Rexhep Kolli, zv/komandant batalioni, Brigada III
193.Rexhep Plaku, anëtar i Shtabit të Zonës I Operative
194.Rexhë Deliu, komandant i batalionit territorial, Ishëm-Krujë
195.Riza Kodheli, komandant batalioni territorial, Korçë
196.Riza Vehipi, komandant batalioni I, Brigada VI
197.Rrahman Parllaku, komandant i Divizionit V[30]
198.Sabri Sevrani, komandant i qarkut Shkodër[31]
199.Sadik Bekteshi, komisar i batalionit partizan vullnetar të Shkodrës; komandant i grupit territorial të Shkodrës
200.Sadik Bocaj, përgjegjës organizativ në sektorin politik të Brigadës I (Dokumenti 56, 90)
201.Sali Ormani, komandant batalioni, Brigada V
202.Saliko Sulo, zv/komandant batalioni, Brigada V
203.Sami Ahmeti, komandant batalioni, Brigada VIII
204.Sami Baholli, (Dokumenti 56)
205.Sami Bineri, komandant batalioni IV, Brigada XII
206.Sami Gjebero, anëtar i sektorit politik të Brigadës VII (Dokumenti 84)
207.Sefedin Arëza, komandant, kompania III, batalioni II, Brigada I
208.Sefedin Meçe, komandant balioni II, Brigada VI
209.Seit Pojani, komisar çete (me Hasan Moglicën), qarku Korçë
210.Sejfulla Malëshova, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 20)
211.Selami Vinçani, zv/komandant batalioni, Brigada IV[32]
212.Selman Brahim, zv/komandant batalioni, Brigada I
213.Sinan Mazi, zv/komandant batalioni, Brigada V
214.Siri Shapllo, anëtar i kryesisë së KANÇ
215.Skënder Ali, komandant batalioni, Brigada VIII
216.Skënder Çaçi, komisar çete (me Xume Protopapën), qarku Korçë
217.Sotir Mero, komandant batalioni, Brigada VIII
218.Spiro Koleka, anëtar i kryesisë së KANÇ
219.Spiro Moisiu, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së, anëtar i kryesisë së KANÇ (Dokumenti 31, 61, 62, 85, 111-13, 118-19, 122, 135)
220.Spiro Shalsi, komandant batalioni, Brigada IV
221.Spito Llazo, atashe ushtarak pranë grupit partizan të Korçës
222.Stefan Dh. Grabocka, (Dokumenti 51)
223.Suat Leskoviku, komandant i batalionit “Reshit Çollaku” (Dokumenti 50); (më vonë) në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm
224.Sulo Kodheli, zv/komandant batalioni, Brigada I
225.Sulo Rexhepi, zv/komandant i kompanisë II, batalioni I, Brigada I
226.Shaban Idrizi, komandant batalioni III, Brigada VI
227.Shaban Rexha, komandant batalioni, Grupi i Pezës
228.Shaban Zereci, komandant i batalionit “Çlirimi”, Korçë
229.Shahin Ruka, komisari i Brigadës XV (Dokumenti 100)
230.Shefit Fetih, komandant batalioni III, Brigada XII
231.Shefqet Brinja, intendent i batalionit I, Brigada I
232.Shefqet Melcka, zv/komandant batalioni, Brigada IV
233.Shefqet Peçi, komandant i brigadës V, komandant i Korparmatës I (1945)[33]
234.Shemsi Totozani, (Dokumenti 107)
235.Shuaip Panariti, komisar i batalionit “Qamil Panariti”, Korçë
236.Shuqri Shabani, komandant batalioni I, Brigada XII
237.Tahir Kadareja, zv/komandant i Brigadës I dhe komandant i batalionit I të saj; komandant i Brigadës VI; komandant i divizionit II
238.Tefik Cangoj, komandant batalioni territorial, qarku Korçë (Dokumenti 72)
239.Teki Kolaneci, zv/komandant i Shtabit të qarkut të Korçës, komandant i Brigadës XV (Dokumenti 77, 100)
240.Todi Naço, komandant i artilerisë, Brigada I
241.Tomorr Spahiu, zv/komandant i kompanisë I, batalioni I, Brigada I
242.Tuk Jakova, themelues i PKSH-së, anëtar i KQ të PKSH-së, komisari i Brigadës I (Dokumenti 30, 42, 44, 46, 50, 125)
243.Theodhor Masteni, zv/komandant batalioni, Brigada VIII
244.Vasil Konomi, Komisar i Brigadës II (Dokumenti 63, 78, 88)
245.Vasil Nathanaili, zv/komisar i Brigadës XII
246.Vasil Treska, zv/komisar i batalionit “Qamil Panariti”, Korçë
247.Vaskë Koleci, zv/komisar i Brigadës XV (Dokumenti 76, 109)
248.Ymer Dishnica, anëtar i KQ të PKSH-së; anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ-së; anëtar i kryesisë së KANÇ
249.Xume Protopapa, komandant çete, qarku Korçë
250.Xhafer Cenko, zv/komisari i batalionit “Kelmendi-Gërmenji”, Korçë
251.Xhako Merko, komandant batalioni, Brigada VIII
252.Xhamal Hosecka, komisar çete (me Cute Selenicën), qarku Korçë
253.Xheladin Beqiri, zv/komandant i batalionit I dhe komandant i kompanisë I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada I
254.Xhelal Staravecka, komandant, batalioni II, Brigada I
255.Xhelo Fazlli, komandant batalioni, Brigada I
256.Xhelo Mato, komisar i kompanisë I, batalioni I, Brigada I; komandant batalioni, Brigada IV
257.Xhevair Spatara:,komandant batalioni, Shtabi i Beratit
258.Xhevdet Petrela, komandant i Brigadës XXIV[34]
259.Xhezar Serishti, komandant çete, qarku Korçë
260.Z. Bojdani, zv/komisar batalioni territorial, Korçë (me Riza Kodhelin)
261.Zalo Zvarishti, komandant çete, qarku Korçë
262.Zenel Hamiti, komisari i Brigadës XXIV[35]
263.Zeqiri Babani, komisar çete (me Puçe Moçanin dhe Neki Pirgun), qarku Korçë
264.Zija Kambo, komandant batalioni, Brigada IV
265.Zyko Kalivaçi, komandant batalioni territorial, qarku Korçë
266.Zylyftar Veleshnja, zv/komandant i Shtabit të qarkut të Beratit
 
Pushkatimi i Intelektualëve (grafikë nga Lek Pervizi)
Pushkatimi i Intelektualëve (grafikë nga Lek Pervizi)

Shënim: Historia e luftës partizane është e mbushur me ironi. Pas lufte, të gjithë anëtarët e kësaj liste u vlerësuan si heronj. Pastaj, pjesa më e “lavdishme” e tyre u zhduk nga faqet e historisë së luftës me ekzekutime, burgime, internime ose persekutime të llojeve të tjera.

Po listoj vetëm disa:
Komandanti i Brigadës I: u vetëvra (ose u vra).
Komandanti i Brigadës II: u ekzekutua.
Komandanti i Brigadës III: u internua.
Komandanti i Brigadës IV: u burgos.
Komandanti i brigadës VI: vdiq në brug.
Komandanti i Brigadës VII: u burgos.
Komandanti i Divizionit I: u ekzekutua.
Komisari i Brigadës I: vdiq në burg.
Nga 11 anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm (korrik 1943): dy u ekzekutuan, dy u internuan.
Lista është më e gjatë, sepse pas qershorit 1944, UNÇ-ja u zmadhua, por rolin kryesor në fitoren e saj e patën formacionet e para ushtarake dhe drejtuesit e tyre, të cilët e mbyllën karrierën dhe jetën e vet pa dinjitet. Gjykimi i krimeve nga një këndvështrim jopolitik garanton që ata do të vazhdojnë të jenë përjetësisht në anën e turpshme të historisë së Shqipërisë. Kësaj radhe, në listë përfshihen edhe ekzekutorët e tyre.
[1] Nga anëtarët e Shtabit përjashtohet Abaz Kupi, i cili ka marrë pjesë vetëm në mbledhjen e parë të tij, pastaj u distancua prej tij.[2] Disa persona mund të shfaqen që kanë mbajtur të njëjtën detyrë, d.m.th kanë qenë komandantë ose komisarë të së njëjtës njësi partizane, por bëhet fjalë për kohë të ndryshme.[3] Emrat e anëtarëve të shtabit të Zonës I Operative Vlorë-Gjirokastër gjenden në të njëjtën listë: AQSH, F. 41, V. 194,3 D. 35, Fl. 2.[4] Po e shkruajmë siç është në origjinal, me korrigjim përsipër.[5] Ka marrë pjesë në krimet e Brigadës V në veri. Me dëshminë e tij në gjyqin e Kadri Hazbiut dëshmon që ka qenë i pranishëm në djegien e Sinës.[6] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 51).[7] Këtu janë përmendur vetëm dokumentet që Enver Hoxha i ka nënshkruar me emrin e tij ose pseudonim, por ai dhe Spiro Moisiu janë personat që dërgonin ose merrnin letra në emër të Shtabit të Përgjithshëm. Miladini, emri i të cilit nuk del në dokumente, ishte personi i tretë i rëndësishëm në shtab, kurse Mugosha vepronte më shumë në terren.[8] AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 131.[9] Në këtë dokument ai përmendet nominalisht, por ka qenë përgjegjës për krimet e Brigadës VII, si komandant i saj.[10] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Dukagjin, 1945, (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 20).[11] Në dokument përmendet batalioni i tij, i cili ka marrë pjesë në plaçkitjen e Pogradecit dhe djegien e Starovës, 14 prill 1944.[12] Kaloi me nacionalistët. Lexo: “Në Shipskë të Voskopojës u zbulua një gropë me 170 kufoma”, Bashkimi i Kombit, 6 shkurt 1944, 1.[13] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Shkodër janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 34).[14] Përgjegjës për djegien e fshatit Sinë, Dibër. Në Dokumentin 81 nuk përmendet direkt, por e kemi shpjeguar te referencat me burime të tjera.[15] Nuk del direkt në dokument, por ai ka qenë komisari i brigadës në kohën që raportohen krimet në Dokumentin 103.[16] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Shkodër, janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 38, 41).[17] Dokumenti flet për veprimtarinë e batalionit, ku Çomo ka qenë zv/komisar, ai nuk përmendet nominalisht.[18] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Dukagjin, 1945, (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 20).[19] Mehmet Jaho e kishte pseudonimin Luftar Bolena: AMB, F: Dosjet Penale, D. 1556-A, Fl. 101; Dëshmi e Bektash Hoxhës, i dënuar politik.[20] Ka disa dokumente nga spastrimet në Shkodër, ku Mehmet Shehu nuk përmendet nominalisht, por raportet i drejtohen komandës së operacionit dhe ai ishte drejtuesi i tij.[21] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Shkodër, janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215).[22] Veprimtaria e forcave që ai drejtonte përmendet disa herë në libër, sidomos në dokumentet e firmosura nga komisari Kristo Themelko.[23] Nuk jam i sigurt nëse Myzafer Babani dhe Myzafer Spaho janë persona të ndryshëm apo i njëjti. Shumë herë përdoret edhe emri i fshatit si mbiemër. Sidoqoftë, po i lë veç e veç, siç dalin në dokumente.[24] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Shkodër, janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 38, 41).[25] AQSH, F. 69/APL, V. 1944, D. 7-8. Në këto dosje ka një numër dokumentesh, ku Shanto nënshkruan si “ndihmës” (i komandës).[26] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit, janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 51).[27] Personi që ka këtë pseudonim mund të jetë përmendur edhe me emër në këtë listë, por ne e shënojmë, meqenëse del në dokumente dhe nuk e dimë kujt i përket.[28] Kaloi me nacionalistët. Lexo: “Në Shipskë të Voskopojës u zbulua një gropë me 170 kufoma”, “Bashkimi i Kombit”, 6 shkurt 1944, 1.[29] Ka marrë pjesë në spastrimet në Kosovë. Lexo: Uran Butka, “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” (Tiranë: ASD Studio, 2011).[30] Ka marrë pjesë në spastrimet në Kosovë. Lexo: Uran Butka, “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” (Tiranë: ASD Studio, 2011).[31] Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Shkodër, janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 34).[32] Drejtuesit e Brigadës IV, të cilëve s’iu del emri në dokumente, janë të implikuar në sulmin ndaj Pogradecit dhe djegien e Starovës, sepse brigada ka qenë e plotë.[33] Përgjegjës për krimet e Brigadës V, e cila përmendet në libër. Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Shkodër. Ka marrë pjesë në operacionin e spastrimit në Shkodër, janar-mars 1945 (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 147).[34] Pjesëmarrës në spastrimin e Veriut, 1945, (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 134-35).[35] Pjesëmarrës në spastrimin e Veriut, 1945, (AQSH, F. 14, V. 1945, D. 215, Fl. 134-35).* Pjesë nga librit “Krimet e Komunistëve .
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.