back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Tetor, 2024

Kongresi i Manastirit 14 – 22 nëntor 1908

Gazeta

Pllakati i Kongresit te Manastirit
Pllakati i Kongresit te Manastirit

Kongresi i Manastirit  14 – 22 nëntor 1908

Vendimi për alfabetin e gjuhës shqipe
Kongresi i Manastirit i filloi punimet ne qytetin e Manastirit (sot Bitola), më 14 nëntor 1908 dhe vazhdoi deri më 22 nëntor
Kongresi kishte 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 23 qytete, shoqëri dhe klube.
Kongresi kishte 18 delegatë të tjerë, pa të drejtë vote.

Alfabetet e propozuara:
Alfabeti i Stambollit
Alfabeti i Shoqërisë Agimi
Alfabeti Shoqërisë Bashkimi

Rezultatet e votimeve për komisionin e hartimit të alfabetit ishin këto:
Kryetar i komisionit: Gjergj Fishta
Nënkryetar: Mit’hat Frashëri
Sekretar: Luigj Gurakuqi
Anëtarë: 1.Ndre Mjeda, 2.Bajo Topulli, 3.Sotir Peci, 4.Gjergj Qiriazi, 5.Shahin Kolonja...

Kryesia e Kongresit te Manastirit
Kryesia e Kongresit te Manastirit

Pjesëmarrësi, funksioni dhe shënime
Gjergj Fishta – Kryetar i Komisionit
Mit’hat Frashëri – Kryetar i Kongresit; Sekretar i komisionit
Ndre Mjeda – Anëtar i Komisionit
Parashqevi Qiriazi – Sekretare e Komisionit për abcenë
Grigori Cilka – Nënkryetar
Luigj Gurakuqi – Nënkryetar i Kongresit
Hilë Mosi – Sekretar i Kongresit për shqipen
Thoma Avrami – Sekretar i Kongresit për shqipen
Fehim Zavalani – Fjala Hyrse (Kryetar i klubit “Bashkimi” të Manastirit)
Nyzhet Vrioni – Sekretar i Kongresit për turqishten
Fineas Kenedi – Vëzhguese e Kongresit
Bajo Topulli – Anëtar i Komisionit
Sotir Peci – Anëtar i Komisionit
Gjergj Qiriazi – Nënkryetar i Kongresit; Anëtar i Komisionit
Shahin Kolonja – Anëtar i Komisionit
Dhimiter Buda – Anëtar i Komisionit
Mihal Grameno – Përfaqsues nga Klubi i Korçës
Gligor Cilka – Përfaqsues nga Klubi i Korçës
Sami Pojani – Përfaqsues nga Klubi i Korçës
Thoma Avrami – Përfaqsues nga Klubi i Korçës
Filomena A. Bonati – Shoqëruese e përfaqsuesve nga Klubi i Korçës

Vendimi i Alfabetit dhe Firmataret
Vendimi i Alfabetit dhe Firmataret

Në kongres ishin të pranishëm 160 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mit’hat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik: Liria dhe Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigor Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë shqiptare te fesë myslimane, katolike, ortodoksë, dhe protestantë, njerëz të ditur dhe të gjithë erdhën së bashku, për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar.

Mit’hat Frashëri – rrëfen personazhet e Kongresit të Manastirit

(14-22 Nëntor 1908)

Kongres’i Abeces u mbajt në Manastir më 1 e gjer më 10 të Vjeshtës’ së tretë 1908. Kishinë marrë pjesë 32 delegatë t’ardhurë nga 22 shoqëri dhe qytete… Fytyrat që po botojmë në këtë numër rrëfejnë, i pari Kongresin, i dyti Komisionin e Abecesë:
Në fytyrë të parë shohim këta veta:

Kongresi i Manastirit-1908
Kongresi i Manastirit-1908

1.Mit’hat Frashëri (Lumo Skëndo) delegat i Klubit të Selanikut dhe i Klubit të Janinës; kryetar i zgjedhur i Kongresit; dreqtonjës i së përkohëshmes s’ënë dhe i gazetës Lirija.
2.Gjergj Fishta, delegat’i Shoqërisë Bashkimi në Shkodrë; auktor i Lahut’ e Malcisë, Anzat e Parnasit dhe të tjera libra e vjersha; dreqtonjës i një shkolle shqipe në Shkodrë.
3.Emzot Kaçorri, delegat’i Durrësit dhe ndihmës i arqipeshkut të këti qyteti.
4.Dom Nre Mjeda, delegat’i shoqërisë Agim në Shkodrë, kryetar i kësaj shoqërije dhe auktor i librave shkollare të kësaj shoqërije; vjershëtor.
5.G. D. Qiriaz Manastiri, delegat i Manastirit, nënkryetar i Kongresit dhe auktor i Hristomathi.
6.Fehim be Zavalani, delegat’i Manastirit, kryetar i Klubit të Manastirit.
7.Dimitri Mole, delegat’ i Filibesë
8.Nyzhet Vrioni, delegat’i Beratit.
9.Rrok Berisha Gjakova, delegat’i Shkupit
10.Bajo Topulli Gjirokastra, delegat’i Gjirokastrës, luftëtar i lirisë.
11.Thoma Abrami, delegat’i Korçësë, dreqtonjës i së përkohëshmes “Besa” që ka dalë në Kairo
12.Sotir Peci – Dardha, delegat i shqiptarëvet n’Amerikë dhe të Bukureshtit, dreqtonjës i gazetës Kombi në Boston.
13.Luigji Gurakuqi – Shkodra, delegat’i këtij qyteti; auktor dhe vjershëtor nën pseudonimin Lek Gruda.
14.Shahin Kolonja, delegat’i Kolonjës; dreqtonjës i gazetës Drita që dilte në Sofje; depytet i Korçës.
15.Ahil Eftim – Korça, delegat i Kostancës
16.Adham Shkaba – Statobërdha, delegat i Sofjes.
17.Dimitri Buda – Elbasani, delegat i këti qyteti
18.Matea (Mati) Logoreci – Shkodra, delegat i shoqëris Agimi i këtij qyteti
19.Azis, delegat i Starovës
20.Shevqet Frashëri, delegat’i Korçës,
21.Simeon Shuteriqi – Elbasani, delegat i këtij qyteti dhe shkronjës i klubit t’Elbasanit
22.Leonidha Naçi – Korça, delegat’i Vlorës.
23.Zejnel Glina, delegat’ i Leskoviqit
24.Sami Pojani, delegat’ i Korçës, dreqtonjës i gazetës Korça.
25.Refik Toptani, delegat’i Tiranës.
26.Mihal Grameno, delegat’ i Korçës, luftëtar i lirisë auktori dhe vjershëtor’ i Vdekj’ e Piros dhe Mallkim i gjuhës shqipe.
Burri q’është në mes të zotit R. Toptani dhe zotit M. Grameno është Çeço Topulli, luftëtar i lirisë. Më të mëngër të Gramenos është Muhtari nga shokët e Çeços, dhe më të mëngër të Muhtarit është kavas’i klubit të Manastirit. Më të mëngër të zotit Ahil Eftim është Xhelal Be Poda, dhe ay q’është në mes te zotërinjët Simeon Shutiriqi dhe Zejnel Glina është zoti Selman nga Elbasani. Në këtë fytyrë të delegatëve mungojnë: Zotërinjtë Hil Mosi, delegat’ i Shkodrës. G. Cilka delegat’ i Korçës; Hafez Ibrahimi dhe Emin Beu, delegatët e Shkupit; Rauf Beu delegat’ i Gjinokastrës dhe Selaheddin Beu nga Prizreni, delegat i Manastirit

 

 

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Kongresi i Manastirit, mbetet nji prej ngjarjeve ma të mëdha në historinë e kombit shqiptar… Rrallë herë ne jemi përfaqsue aq dinjitetshëm sa në kët Kongres, e rrallë herë mendja jonë pozitive ka gjetë mirkuptim ma të plotë e ma të gjanë se te vendimet e këtoj Kongresi… E vërteta asht se nuk asht folë kurrë haptas për kët ngjarje madhore mbasi dy prej figurave themeltare të kësaj pune kanë qenë të mallkuemit e mëdhej: Gjergj Fishta dhe Mit’hat Frashëri… Prandej mendoj se asht mirë me i pa sa shpesh këto fytyra… dhe me e kujtue sa ma shpesh kët ngjarje të madhe shqiptarësh… (ku shkrim asht prezantimi i pare ne Murin e fb)

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.