back to top
34.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Ka ndërruar jetë veprimtari Hazir Shala… Jozef Radi

Gazeta

Dr. Ymer Dishnica - Prof. Hazir Shala - Dr. Lazër Radi - Krujë 1996
Dr. Ymer Dishnica – Prof. Hazir Shala – Dr. Lazër Radi – Krujë 1996

Ka ndërruar jetë veprimtari Hazir Shala

Sot, ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare i orëve të hershme të përpjekjeve dhe sakrificës për çlirim dhe liri të kombit shqiptar, profesor Hazir Shala.
I ndjeri u lind në vitin 1934, në Barilevë të Prishtinës, shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren, ndërsa në Beograd mbaroi Fakultetin Filozofik, dega e Gjuhës Shqipe, në vitin 1959. Në vitin 1964, profesor Hazir Shala, ishte i dënuar me 13 vite burg, si anëtar dhe ideolog i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Profesor Shala deri në momentet e fundit të jetës së tij ishte kryetar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në fshatin Barilevë, në ora 16:30.
http://zeriikosoves.org

Prof. Hazir Shala ne takimet e LDBSH
Prof. Hazir Shala ne takimet e LDBSH

Lamtumirë Profesor Haziri… Jozef Radi

Sot në mëngjes mora vesh humbjen e nji patrioti, nji mësuesi, nji idealisti, nji njeriu që shpesh mes të thjeshtëve ishte ma i thjeshti, Profesor Hazir Shala.
Profesor Shala erdhi nga Prishtina në Tiranë, në fillim të viteve ’90, sepse simbas bindjes së tij, Tirana duhej të ishte shpirti i gjithë shqiptarëve, të mbetur jashtë prej 1913. Ai qe për shumë vite jo vetëm mik i Lazër Radit, dhe familjes Radi, po edhe i shumë njerzve që e njohën nga afër dhe punuan me të, duke ushqyer respekt për atë idelizëm që shpesh kalohet edhe i pakuptuar ndër shqiptarë… Profesor Shala qe nji mësues, nji patriot, nji njeri shembullor, i cili luftoj me mish e me shpirt për çeshtjen shqiptare…

Sot, me dhimbje marr pjesë në kët humbje të Familjes Shala, dhe i ngushëlloj djemtë e tij Naimin e Kushtrimin për prindin e tyre të shtrenjtë, po edhe për mësuesin tonë e të shumë gjeneratave. Në ditët në vijim, ne do të paraqesim nji shkrim të gjatë mbi jetën dhe veprën e këtij njeriu, i cili përtej vuajtjeve, përtej privimeve dhe sakrificave të shumta, pati gjithnji fjalën e urtë e të embël, pati gjithnji besim për kauzën për të cilën ishte sakrifikuar dhe u buzqeshte me mirësi edhe atyre që shpesh s’e meritonin…
Profesor Hazir Shala ishte njeri i rrallë, prej atyre që ne shpesh i shohim si modele të tejkaluara idealizmi… e megjithatë, Ai mbeti model shqiptarie!
Të qoftë i lehtë dheu Profesor Haziri…

Lazër Radi, Qazim Kreka, Sheraf Gjebrea, Agim Musta, Hazir Shala Mexhit Kokalari, Xun Çetta, …, Koço Nini, Bujar Llapi, Ahmet Pere
Lazër Radi, Qazim Kreka, Sheraf Gjebrea, Agim Musta, Hazir Shala Mexhit Kokalari, Xun Çetta, …, Koço Nini, Bujar Llapi, Ahmet Pere

Jozef Radi

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.