back to top
25.5 C
Tirana
E diel, 14 Prill, 2024

Jeta Jóte e Pamórt…! -Poemë nga Ledri Kurti – Kraja – Në vjetorin e 80-të vdekjes së Poetit Kombëtar Gjergj Fishta

Gazeta

At Gjergj Fishta (1866-1940)
At Gjergj Fishta (1866-1940)

Jeta Jóte e Pamórt…!

Poemë nga Ledri Kurti – Kraja

Në 80vjetorin e vdekjes së Poetit Kombëtar Gjergj Fishta

Viti 2020 – Viti i Gjergj Fishtes si obligim,
dhe ndaj të cilit, si komb dhe dije,
i detyrohemi shumë!
.
 .Në përvjetorin e 80 të ngjitjes në amshim të at Gjergj Fishtës,
Ledri Kurti – Kraja ka sjellë kët përkushtim të ndjemë e të shkruejtun me nji frymë.
Përmes evokimit të dy Gjergjave të Mëdhenj,
ajo ka kërkue me dëshmue poetikisht sa i fuqishëm
asht impakti i këtyne dy figurave historike, e atje ku mbarojnë betejat e luftës së Heroit,
fillojnë shpalosjet e mendjes së Poetit, e at çka ka nisë Luftëtari, asht tue vazhdue Misionari,
aty ku eshtrat e njenit përdhosen prej t’huejve,
eshtrat e tjetrit përdhosen prej t’vetve, po n’shërbim të t’huejit…
Poezia e Ledrit asht nji rrjedhë e fuqishme gurgulluese në evokim të vlerave,
po edhe nji paralele morale e kohnave të vshtira
nëpër të cilat kanë kalue e po kalojnë historikisht shqiptarët.
Kjo poezi, që autorja e ka quejtë poemë, të merr me vedi jo vetëm me ritmin,
emocionet dhe pasuninë e trajtimit, po edhe me gegnishten, që hera herë
e transplantue gandull prej shpirtit të Fishtës na dhurohet përmes frymës së saj…
Urime Ledri…
jozef radi, 22 tetor 2020
***
Gjergj O Fishtë!
A e ke njéh ndopak’ kèt vjét’?
Për 80-ën hér’
tek âsht Móti Jòt,
E Jótja Jétë,
E Pamòrt…!
 
E jótja jétë,
E pamòrt,
Si me kénë Gjergj Kastriót
Tuj t’dráshtë ty,
e fjálën tânde, qé njét,
të dékun, tuj t’dráshtë,
edhé mâ kéq!
 
Edhe pse drít’ dhê,
për kèt’ kómb,
dhe pse shpírt dhe,
për kèt dhé!
 
Dhe pse drít’,
e shpírt, Ti dhe,
e mêndjes sh’gjetáre,
mír’ ia njítë hápin,
me t’luánit, zémër,
báshk’ i bâne,
tróllit mbárë…
të tán’ vlláznit!
 
Báshk’ i bâne vlláznit,
án e kànd,
të tán’…
n’gérma t’shéjta,
e me t’shéjten âmë,
t’árdhun prej Buzúkut,
n’shékuj t’shkapërdám’
që n’Ty,
aq híjshëm’,
t’ndéjtne n’shtàt,
e fjál’s Tânde,
n’péshë e n’árt,
si n’urtí mótesh
t’pátne grát!
 
T’pátne grát,
e fórc, e híje…
kur lúmi, njófti,
t’vétin shtrát,
e kómbit n’ásht,
iu kthy kalésa,
gjallnói n’frym
e n’jét’, e pálc…!
.
 
Gjergj Fishta - Homeri i Shqiptareve
Gjergj Fishta – Homeri i Shqiptareve
Librúe
ngulfátjes…
e s’múndjes,
qetsúe’,
qi’lli u kthjéll,
mbi tók t’blerúe,
e fjálës shqipe,
t’strukun,
e në ikje…
n’diamante,
ia kthéve kombit,
gjúhën…
gadi, n’përshpírtje!
 
At’herë,
e tashmâ,
po…
dhe kur, s’të déshne,
e gjíndjes, gójën,
ia përzhítne,
me héshtje…
Ti, s’bzâne,
po…
me zémër t’mádhe,
idhnúe,
vorfnímit t’drìtës…
sh’gjétat túeja t’fjál’s,
i mpréhe…
t’vúm’ kapícë!
 
Qesh o Gjergj!
Ti Kastriot,
i drít’s e i fjál’s,
që, mbi flátra shqypesh,
gjithkáh n’flutrím,
mbi né, ké ndêjë
me tândin shpírt,
me tuejat,
pésha t’rânda,
t’mêndes…
që t’shndrít!
Njitas,
n’nalt’si malesh,
ku asgjá…
s’ka mújt, me t’cík!
 
Askùrr’,
s’kànë mújt,
Gjergj o Físhtë!
Pse kombin tând,
e déshte fórt,
e deri n’pálc…
e Shqypes fórt,
ia déshte âmën,
dér… n’mâ t’ímtat,
drídhje,
dér… n’mâ t’ímtit,
kapilárë!
.
Ma në fund... Shtëpia e At Gjergj Fishtës
Ma në fund… Shtëpia e At Gjergj Fishtës
Tek kndúe i ké,
k’tij dhé,
me díje, árt e drítë,
po njáq ídhtas,
ke gjúejt n’fjálë,
e mnítas rând’
kè fshík…
çka, me t’lígë zhigátje,
a me ndjesí n’sósje…
n’témpull gjúhe,
a n’shejtní kómbi,
guxónte n’përdhósje!
 
M’u kthye, Gjergj Fishtë!
Ti, i fjálës, Kastriót!
E mós me prâ,
as n’romúze túeja!
Gjúej pá dért,
e mbí çdo gând,
n’kèt vigjilje…
t’jet’s tande t’pamórt,
e gjîndja… le t’shohin,
si shqypja, kthén,
flátrat tue rráhë…
n’Ty e n’zânin Tând,
e me kómbin,
n’frón!
 
Gjergj,
O Fishtë!
Ti, që Kastriótit,
shpátën
n’pênd’, ia shndrróve,
e me hymn, Ti, Shqypes,
krah’ i dhê, n’ajrí,
Mos rri héshtë!
Mjáft pushóve!
zánin Tând, ta ndíjm’,
tue kndue…
me né, përbríj’!
 
Je tuj pushu?
Po çou Gjergj!
Ke bóll, çka me pá,
e ke shúm’, me ndí…
Ti, që t’ídhtat,
smúndjes,
ja shpráze, pá dhímb’,
tu’ ia hjek’ dhéut, pézmin,
n’ménde…
e n’shpírt!
 
Gjergj o Fishtë!
n’kèt tet’dhét’
t’jétës Tânde, t’pamórt,
kúr endé shqypja,
n’Ty besón,
ndeze nji cingáre,
pásh di’ll e hánë,
e n’kuvénd mblídh,
t’vjetër e t’rij,
të tánë…
méndjes hollúe,
e për kómbin, zémërgjân’,
e mos harrò,
Konicë, Haráp, Kolíq,
Arshi Píp’ e Cáme…
në çká dhéu,
s’páti fát,
fórt e fórt, m’i njóftë,
në ligjëráta t’mêndes,
as…
në t’shpirtit fjál’!
Príji, Ti,
o i tánve Át’!
 
N’aróm t’blînit,
me t’di’llit rréze,
Díl, fajkúe…
merr ájrin mbárë,
se Shqypet, t’tán’
t’njófin e t’ndíjn’
persá t’i thójn’
védit, Shqiptár!
.
At Gjergj Fishta në kopësht
At Gjergj Fishta në kopësht
 
Dhe… gáti bàn,
dò rrfé, e batáre t’rânda,
me i lshúe, pa ja dá,
për çkà n’ajrí…
ásht bâ e ránd’
tek kù s’vén mâ…!
 
Ç’zhgúell,
n’vénd të lkúrs,
páskena pásë..
ç’shqísa mángut,
na kàn mbétë,
o rrúgs na kàn’ trét’?
Gjergj O Fishtë!
Bóll ke pushúe,
Po dúe, me tvétë:
Kú kéna mbétë???
 
Tet’dhét’ vjét,
mâ dòn me ndéj,..?
Çou Gjergj,
t’na galdójnë zémrat!
Ç’ka n’ty,
kàn’ shkangullúe,
ajri i rândë,
n’frym’…
shpírtin,
ia ká rrxúe…!
 
Udh’timin tând,
e kryve,
Gjergj Físhtë!
Léne, m’njèn ánë,
edhe gjúmin…
Përpláse njihérë fórt,
t’tânden dórë,
mbi líbra t’harrúem…
e dragójt
t’mòs kjájnë,
n’heshtím,
pa ty,
e t’vetmúem…
 
Dhe psé,
t’trétne éshtnat…
e t’shkélne,
Tândin émën,
drítën, e zezúen,
pó… s’kàn mbrrítë,
me t’húp…
Veç védin,
n’për têrr t’shpirtit,
e mkatnúen!
 
Por Ti,
nuk ndín,
për vogëlsína,
që t’vócrrit lshúen,
e báne, n’ty,
pse kómb e gjúh’,
páte ltér,
rrethúem n’bardhsí,
që s’dìn me shtérrë…
 
Gjergj O Fishtë!
n’tet’dhétën vjét’
t’jét’s tânde t’pamórt
s’ké psè málet
s’i përshndét…
Përshndéte t’lúmen,
Tânden, tókë,
qysh Sót
e për jét’e mót!
.
Shkodër, 31 Korrik 2020


Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.