back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

Jep çka ke me të mirë… poezi e Nanë Terezës

Gazeta

Nanë Tereza & Papa Gjon Pali i II - Dy ikona të shek. të XX
Nanë Tereza & Papa Gjon Pali i II – Dy ikona të shek. të XX

***

Nanë Tereza dhe Papa Gjon Pali i Dytë, do të mbeten dy ikonat ma të ndrituna të Shekullit të Njizetë… Pse Ata nuk ishin vetëm njerëz të përkushtuem predikimit, por njerëz të veprimit; ata nuk ishin thjesht njerëz të përkushtuem fesë së tyne, po titanë të përkushtuem Njeriut; ata nuk ishin thjesht njena shqiptare dhe tjetri polak, po kopja ma e përvuejtun e mbarë njerzimit; ata punuen aq shumë për afrimin e feve dhe njerzve, dhe asnjiherë për urrejtjen dhe luftën mes njerzve; ata u ngjitën në Olimpin e lavdisë prej dy popujve të shtypun e të shkelun dhe i folën mbarë botës për lirinë dhe dashninë… prandej monumentet e tynë në histori  e në shpirtnat e njerzve kanë me u shtue sa të jetë jeta dhe asnji rrëzim i përkohshëm i këtyne figurave, s’ban gja tjetër veçse tregon mjerimin dhe paftyrsinë e krejt atyne që prej territ kërkojnë terrin…
Kjo poezi e paraqitun sot, asht testamenti shpirtnor  i Nanë Terezës, asht ajo kangë që njerzimi e përcjell në të gjitha gjuhët, në të gjitha racat, në të gjitha fetë… asht ajo poezi e papërsritshme… pse asht e nji vullneti të epërm hyjnor… asht nji gufim i tillë shpirtnor që veç nji grua shqiptare mundet me e shkrue, sepse shpirti  i vuejtjes dhe i sakrificave të saj asht i papërmasë…
Të përulem Nanë Terezë…
jozef radi
20 janar 2014 

Jep çka ke me të mirë… poezi e Nanë Terezës

Njeriu është i paarsyeshëm, i palogjikshëm, egoist
nuk ka rëndësi, duaje.

Po bëre mirë, do të të veshin qëllime dytësore, interesa
s’ka rëndësi, bëj mirë.

Po realizove objektivat e tua,
do të gjesh miq të rremë dhe armiq të vërtetë
s’ka rëndësi, realizoji.

E mira që bën do të harrohet nesër
s’ka rëndësi, bëje të mirën.

Ndershmëria dhe sinqeriteti të bëjnë të lëndueshëm
s’ka rëndësi, ji i sinqerte dhe i ndershëm.

Ajo që për vite ke ndërtuar mund në një çast të prishet
s’ka rëndësi, ndërto.

Nëse ndihmon njerëzit, do të lodhesh
s’ka rëndesi, ndihmoji.

Jepi botës çka më të mirë ke,
edhe pse do të marrin me shqelma
s’ka rëndesi, jep… çka ke më të mirë.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.