12.5 C
Tirana
E premte, 1 Mars, 2024

Mbeshtet RadiandRadi

spot_img

Idiotit që jep lirinë në këmbim të sigurisë (Dhe që meriton t’i humbasë të dyja) – Revoltë nga Kastriot Çipi

on

|

views

and

comments

Kohe pandemie  - Kohe maskash
Kohe pandemie – Kohe maskash

Idiotit që jep lirinë në këmbim të sigurisë

(Dhe që meriton t’i humbasë të dyja)

Revoltë nga Kastriot Çipi

Më mirë qen në Itali, se sa pensionist apo fëmijë në Shqipëri! Sepse qentë në Itali kanë të drejtë të dalin shetitje çdo ditë. Madje nëse nuk i nxjerrin dot të zotët, vijnë vullnetarët i marrin në shtëpi dhe i kthejnë pas shëtitjes. As ata që janë në moshë pune, por nuk punojnë, nuk janë më mirë se qentë italianë, sepse duhet ta ndajnë orën e liridaljes me bashkëshortin ose fëmijën e rritur. Nuk janë më mirë as se kriminelët, që vuajnë dënimet për krime në burgjet shqiptare, sepse edhe ata kanë dy orë në ditë “ajrim”, pra kohë të lirë në oborrin e burgut. Ky është dënimi kolektiv, antikushtetues, që na ka caktuar politika. Them politika dhe jo qeveria, sepse as presidenti, as opozita, nuk i kanë kundërshtuar masat që ka marrë qeveria.
Por inati im nuk është me politikanët. Ata po bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë: po na shtypin dhe madje po tallen me ne. Inati im është me ty, idiotin që rri i strukur në shtëpi, i mbushur në brekë nga frika e “armikut të padukshëm”, që je gati të jetosh gjithë jetën në strofullën tënde, mjaft të shpëtosh nga vdekja. Me ty që, siç ka thënë Linkolni, je gati të heqësh dorë nga liria, në këmbim të sigurisë dhe nuk meriton as lirinë, as sigurinë. Inati im është edhe me demokracinë, që ende nuk ka arritur të zhvlerësojë votën e idiotit, në raport me votën e njeriut inteligjent, që dyshon, analizon dhe gjykon.
Ka dyzet ditë që të kërkoj, ty, idiotin taksapagues e votues, që do të votojë këtë qeveri në vitin 2021, sepse mendon se të shpëtoi nga vdekja. Dua të të ulëras në fytyrë, ndonëse e di se ka pak shanse të më kuptosh. Të të them se unë nuk mund të shpallem fajtor, për një krim që nuk e kam kryer. Unë nuk duhet të karantinohem, përderisa nuk jam diagnostifikuar si bartës i virusit. E nëse jam bartës, sërish nuk e kam unë fajin, përderisa është qeveria që nuk më lejon të bëj testin.
Duhen Maska - Jo pranga!!
Duhen Maska – Jo pranga!!
Por edhe nëse jam bartës dhe i testuar, prapë kam të drejtë të jetoj jetën time, duke garantuar shëndetin tënd. Kam të drejtë të dal në rrugë, me maskë e me doreza, të shkoj në punë, në teatër, në stadium, në plazh, si të gjithë ata që vuajnë nga HIV/AIDS apo sëmundje të tjera infektive. Sepse e vetmja mënyrë, o idiot, që unë të të infektoj ty, është të kollitem para teje dhe një pikël pështyme të fluturojë nga goja ime në tënden! E kupton, o idiot, sa i ulët është probabiliteti i infektimit tënd prej meje? Duhet ta kemi të dy gojë të hapur dhe unë ndërkohë të kollitem përballë teje! Por virusi nuk është dron i telekomanduar! Nëse unë kam maskë dhe ti ke maskë, sidomos nëse ti ruan edhe largësinë 1 metër, nuk ka asnjë shans që pikëza e pështymës sime të infektuar të mbërrijë në mushkëritë e tua.
Ah, po, ti do të thuash se mund të infektohesh edhe nëse prek një sipërfaqe që e kam prekur unë. As kjo nuk është e saktë. Unë duhet ta kem prekur atë sipërfaqe pasi të kem pritur me dorë piklat e pështymës, që kanë fluturuar gjatë kollitjes sime. Jo vetëm kaq, por ti or idiot, që të infektohesh, duhet që, pasi të prekësh atë sipërfaqe të kontaminuar, të futësh gishtat në gojë ose në hundë. Edhe për këtë unë e kam fajin o idiot? Pse nuk e ke ti, që nuk ke mësuar ende se nuk duhet të futësh në hundë ose gojë gishtat e palarë? Nëse nuk rri dot pa i futur, mjafton t’i lash dhe “fajësia” ime bie.
Ti, idiot, shpesh je me universitet, me raste edhe me master. Ti di anglisht, përdor kompjuterin, lexon lajme në rrjete sociale e faqe mediash, por prapë mbetesh idiot. Sepse ti nuk do t’ia dish për atë që quhet “imunitet i tufës”, pra për infektimin masiv të popullatës së shëndetshme, të parrezikuar, që krijon imunitet ndaj virusit. Ti do që të gjithë të respektojnë frikën tënde idiote. Të jetojmë të gjithë si kavie laboratori. Ti nuk do t’ia dish për faktet shkencore të provuara tashmë. Nuk do t’ia dish që 80% e njerëzve e kalojnë këtë virus pa asnjë simptomë (që mund të jetë edhe 99%, përderisa ende nuk ka as testime paraprake, as teste serologjike). Nuk do t’ia dish që 15% e kalojnë me simptoma të lehta, si çdo grip stinor, vetëm me lëngje e vitaminë C. Ti më tund para syve shifrën 5% të atyre që mund ta kalojnë me vuajtje, të atij 1%-shit që rrezikon të humbë jetën.
Ti më quan “vdekjendjellës” sepse unë dua që të gjithë të shëndetshmit të jetojnë jetën në liri. Por përgjigja ime për ty, “avokatin” e atij 1%-shi të rrezikuar është kjo: Nëse je mbi 65 vjeç (pra në moshë pensioni), e di që vuan nga 3 apo 4 patologji të tjera dhe nuk beson se maska dhe dorezat të mbrojnë Rri në shtëpi or mut! Rri ti ama, por mos hap gojën të thuash se duhet të rri edhe unë. Se unë nuk kam asnjë faj, as për moshën, as për patologjitë e tjera, që ke ti dhe as për infektimin tënd potencial me Covid-19, sepse nuk po vij të të thyej derën e shtëpisë, të të hap gojën me duar e të të pështyj në gojë!
Ti mund të kesh para mënjanë. Por nuk ke asnjë të drejtë të dënosh me uri, ata që nuk kanë. Je i lexuar, di të gjesh informacion në Internet. Informohu se 5% e shqiptarëve janë të kequshqyer, sipas OKB. Ti mund të kesh shtëpi të madhe, ndoshta me oborr, me korridor të gjatë e ballkon të gjerë, por ka njerëz në këtë vend që flenë nën katrama, sepse ua ka prishur shtëpinë tërmeti dhe me karantinën alla shqiptare nuk shkojnë dot as në gropën septike, që kanë improvizuar dhjetë metra më larg. Ti mund të kesh një punë, që të lejon të punosh nga shtëpia, por shumica e shqiptarëve nuk e kanë fatin tënd. Gjysma e shqiptarëve duhet të punojnë tokën, duhet të mbjellin këtë muaj, që të kenë ç’të korrin e ç’të hanë në vjeshtë. Ti mund të paguash më shtrenjtë ushqime të importuara në vjeshtë, por ata duhet të vdesin, nëse nuk mbjellin tani.
Ti mund të kesh prind që kanë patologji nga ato që klasifikohen të rrezikshme në kombinim me Covid-19. Të takon ty t’i ruash, jo mua! Mua më takon të ruaj prindët e mi, që vuajnë nga sëmundje të cilat përkeqësohen nga stresi, mungesa e diellit dhe e lëvizjes. Unë dua t’i nxjerr në shetitje dhe kur dal me ta, nuk ta le ty në dorë sigurinë e tyre.
Ti mund të duash t’i mbash fëmijët e tu brenda katër mureve, me playstation e iPad, por unë dua që fëmijët e mi ta kuptojnë qysh tani çfarë është liria, jo vetëm liria fizike. Ti do të rrisësh larva që do të punojnë pa bërë zë për të siguruar të mirat materiale. Unë dua që fëmijët e mi të ëndërrojnë ta bëjnë botën më të mirë dhe për këtë arsye ata duhet ta urrejnë “distancimin social”.
Pra hesht idiot! Hesht më mirë dhe mos e hap kamaren tënde dixhitale. Mos lavdëro qeverinë e vetme në Europë, që burgosi pa faj një popull të tërë. Përndryshe do të të pështyj në fytyrë, kur të të shoh në rrugë dhe atëherë do të uroj të jem i infektuar nga virusi!

Related Images:

Jozef Radi
Jozef Radihttps://www.radiandradi.com
Biografi Jozef Radi 16 janar 1957, lind rastësisht në qytetin e Elbasanit, mbasi të dy prindët e posadalë nga burgu ishin interrnuar në kampin e Kuçit të Kurveleshit... Ishte i vetmi fëmijë i të ashtuquajturit “Kampi i 100 Intelektualëve”... 1957, Pagëzohet me emrin Antonin, por xhaxhai i tij me të njejtin emër, e regjistron si Jozef... 1957-1961, ndjek fatin e prindërve në odisenë e kampeve: Radostinë, Gradishtë, Çermë dhe më së fundi n’atë të Savrës... 1963-1971, kryen shkollën fillore dhe tetëvjeçare në Karbunarë dhe Savër me rezultate shumë të mira... 1971-1975, ndjek gjimnazin “20 Tetori” në qytetin e Lushnjes, ku përjashtohet dy herë nga shkolla, thjesht si... i biri i Lazër Radit! 1975, frekuenton të njëjtën klasë me Gëzim Hajdarin dhe Shpend Sollakun: Tre të apasionuar të letërsisë; më vonë edhe autorë mjaft të njohur librash... 1975, fillon si puntor në fermën e Savrës 1977-1979, kryen shërbimin ushtarak në repartet e xhenjos, fortifikim në Dropull të Gjirokastrës... 1981, mbaron shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera dhe as bëhet fjalë për vazhdimin e ndonji shkolle të lartë... 1984, bën gjithë përpjekjet për botimin e librit të parë poetik “Trokitje”, por problemet e biografike... e pengojnë botimin edhe pse Shtëpia Botuese e kishte vlerësuar si... “të botueshëm...” 1984-1990, krahas punës së rëndë në bujqësi, studion intensivisht gjuhët e huaja; merret me përkthime, shkruan dhe redakton veprën e të atit... 1989, së bashku me të atin përkthejnë veprën “Stalini, Moxarti dhe Maria Judina” e poetit Bërkoviqit, e cila kalon dorë me dorë si vepër antidiktaturë... 1990, së bashku me të Atin, vendosen në Tiranë, prej ku nis nji fazë e re shprese dhe entusiazmi, se demokracia mund t’i riparojë pasojat e diktaturës... dhjetor 1990-31 mars 1991, ndjek nga afër lëvizjen dhe ndryshimet demokratike... mars 1991, boton për herë të parë, ciklin me 6 poezi në revistën arbëreshe “Katundi Ynë” në Kozenca. maj 1991, regjistrohet në fakultetin e Gjuhë- Letërsisë dhe më pas kalon në atë Juridik. 1993, botojnë së bashku me të atin librin e parë “Muret e Muzgut” si dhe poemën “Stalini, Mozarti dhe Maria Judina” 1993, nis botimin e revistës tremujore “Arbëria”, e cila del në tre numra... 1993-maj 1997, punon në detyra të ndryshme në Presidencën e Republikës. qershor 1994, mbaron Fakultetin Juridik qershor 1997, ngjarjet e atij viti ishin dëshmi e vrasjes së demokracisë... detyrohet të emigrojë në Itali. shtator 1998, humb të Atin, Lazër Radin, njeriun me të cilin kishte ndarë ditët më të vështira të jetës. 2000, boton librin e dytë poetik: “Kujtesa e Mjegullës” 2004-2005, mbulon për gati dy vjet rubrikën “Qiell i Përtejmë” në revistën “ars” 2007, boton me bashkaautorë albumin fotografik “Ancona nascosta” 2000-2010, bashkpunon me shokun e tij Gëzim Hajdari, në redaktim e veprës së tij të botuar në Itali 2011, boton librin e tretë poetik “Fletorja e Vjeshtës” 2000-2013, bashkëpunon vazhdimisht me shtypin shqiptar 2000-2013, përkthyen mjaft nga veprat e poetëve si: Ungaretti, Montale, Raboni, Senesi, Fatuiva, Pessoa, De Moraes, Hikmet etje, si dhe ka në duar veprën e Bodlerit “Lulet e së keqes” 2016, po përgatit për botim veprën e plotë të Lazër Radit në 14 vëllime... Jeton prej 16 vitesh në qytetin e Anconës...
Share this
Tags

I ke lexuar?

Kontesha Bengazina – nga Lazër Radi – Pjesë nga Libri “Vorbulla t’Jetës Universitare” (Roma)

 Nji prej historive ma të bukura studentore, të rrëfyeme mjeshtrisht prej Lazër Radit në librin autobiografik: “Vorbulla t'jetës Universitare”, ku ai me at sinqeritetin e tij...

Katalogimi i Veprës së Plotë të LAZËR RADIT

  Katalogimi i veprës së plotë të LAZËR RADI  Materiali që paraqesim asht nji bibliografi e thuejse krejt Veprës së Plotë të Dr. Lazër Radit, botue dhe...

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin – nga librat e Lazër Radit

Kujtimet e mia me At Zef Valentinin nga librat e Lazër Radit Kanuni dhe teza e doktoraturës Mbasi mbylla llogarinë me Procedurën Civile, në mënyrën ma të...

Te rejat

More like this

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.