back to top
15.5 C
Tirana
E martë, 16 Prill, 2024

Hyrja e Austrisë në viti 1916 nga kujtime te Hamid Gjylbegaj

Gazeta

Hyrja e austrohungarezëve, Shkoder mars 1916
Hyrja e austrohungarezëve, Shkoder mars 1916

Hyrja e Austrisë në viti 1916

nga kujtime te Hamid Gjylbegaj

Me largimin nga Shkodra të Malit të Zi, më 17 janar 1916 hyri Austria. Oficeri politik austriak lejtnant Tashi, në bashkinë e Shkodrës shpalli një urdhër nëpërmjet të cilës kërkonte paraqitjen në bashki të personave që kishin kryer me diplomë shkolla të larta. Me këtë rast u paraqitëm doktor Saraçi, avokat Qazim Dani dhe unë si akademik ushtarak.
Mbasi i tregova dokumentin e kërkuar, oficeri austriak më propozoi që të merrja në dorë drejtimin e policisë së Shkodrës. I thashë se nuk isha oficer policie, por trupash aktive. Mbasi ai këmbënguli, unë kërkova kohë derisa të ktheheshin një pjesë oficerëve shqiptarë që ishin në Mal të Zi. Më pas do të vendosnim mbasi të shikonim se si Austria do ta konsideronte Shqipërinë. I nevrikosur me qëndrimin tim, më nxori jashtë.
Kështu u shkëputa nga kjo degë administrative. Në vendin tim u emërua “ober oficial”, drejtor policie Hilë Mosi, dhe si togerë oficial Ymer Ruzhdia – Ulqinaku, dhe Ymer Kopliku.
Të nesërmen, komanda e ushtrisë austriake më thirri dhe më kërkoi mendim në lidhje me veprimet tekniko-ushtarake në Shqipëri dhe më detyruan që t’ju prija trupave të tyre. U nisa me karrocën e Bashkisë së Shkodrës dhe i mbërrita trupat në malin e Kakariqit. Me pas mbërritëm në Lezhë dhe prej këndej u nisëm për Krujë, ku çarmatosëm xhandarët e Esat Toptanit. Këtu u bashkuam me forca të tjera, në mes të cilave kishte ardhur dhe Murat Bej Toptani.
.
Oficerë shqiptarë në shërbim të Austro-hungarisë 1916
Oficerë shqiptarë në shërbim të Austro-hungarisë 1916
Komandant i ushtrisë Austriake ishte Haersler.
Prej këndej, u ktheva në Shkodër, ku gjeta shokët që ishin liruar nga robnimi në Malin e Zi, si dhe oficerët vullnetarë që kishin shkuar në Austri. Të gjithë, bashkë me Luigj Gurakuqin u mblodhëm në shtëpinë e Fejzi Alizotit, në lagjen katolike “Bardrej”, ku diskutuam çështjen e uniformës të oficerëve shqiptarë.
Dallimi u bë duke vënë spaletat kuq e zi dhe në kapë inicialet “F. I.” (që do të thoshte Franc Jozefi i Parë). Këtë veprim e kundërshtova. Propozova që në kapë të vihej “WI”, që do të thotë Widi I. Por, për këtë veprim nuk gjeta përkrahje. Komanda austriake, pasi u konsultua me komandën e përgjithshme, na detyroi që të vëmë në kapë shenjën “FI”…

 

 

 
 
 

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.